Monedha europiane e nisi me rekuperim vitin ndaj lekut, por duket se nuk po mundet të përformojë më në atë ritëm.
Kështu, sipas të dhënave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, një euro u këmbye mesatarisht me me 116.27 lekë duke pësuar një rënie të vazhdueshme ndaj monedhës sonë duke nisur që prej fillimit të javës, shkruan AlbEu.com.
Situata duket e ngjashme edhe sa i përket dollarit amerikan, i cili ka humbur pikë ndjeshëm ndaj lekut duke u këmbyer sot sipash BSH-së me 107.33 lekë.
Problemet me ekonominë europiane si edhe përmbytja e tregut vendas me valutë për shkak të ritmeve të larta të pastrimit të parave me burim aktivitetet e jashtëligjshme duket të jenë dy shkaktarët kryesorë të situatës së krijuar.
fotcimi i lekut ndihmon qeverine qe te rrisi pensionet dhe asistencen per njerezit , ndaj te riten pensionet dhe shkon leku ne nivel normal
Euro dhe dollari nuk hahen dot me lekun. Ka thënë guvernatori i BSH se është forcuar shumë ekonomia shqiptare.