“Jo koncesione me këtë ligj”, Braçe: Kontratat e reja të ngrijnë, duhet transparencë

18 Janar 2023, 17:43Ekonomia TEMA

“Jo koncesione me këtë ligj”, Braçe: Kontratat e

Asnjë kontratë e re koncesionare nuk mund të jepet në këtë periudhë sa kohë që ligji po rishikohet. Me këtë propozim, deputeti Erjon Braçe kërkon që edhe rinovimet të ngrijnë deri në miratimin e rregullave të reja.

“Kam merak kohën, sepse gjatë kësaj periudhe është e padrejtë që të rinovohen e të jepen kontrata koncesionare të reja, ndërkohë që në fund të vitit ne ndryshojmë rregullat”, tha Braçe.

Edhe Partia Demokratike ka propozuar 4 ndryshime në ligjin për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, ku në thelb mbetet transparenca që nga firmosja e kontratave deri te shpenzimet dhe shërbimet për qytetarët.

Për Ministrinë e Financave, rishikimi i rregullave për koncesionet do të bëhet duke marrë në konsideratë edhe këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili kërkon analizë të thellë për kostot dhe përfitimet e çdo kontrate dhe kufizime që të mos venë në rrezik buxhetin e shtetit.

3 Komente

  1. P
    Perse nuk Hetohen Tenderet e qeverise brrisha muta

    Tenderat dhe Koncesionet e ishQeverrise saleh brrisha metaj -duhet t'i kerkohet Spak-ut ose Prokurorise ti Hetoj ,nqs perfaqson Drejtesin dhe nji Mafien ne ate Institucion

    1. R
      Raimond vlonjati

      Kundershton i shkreti Brace, por ku te le ai kauri hajdut qe ka mberthyer per gryke PS-ne dhe e ka kthyer ne nje bande hajdutesh -Ai do vetem Koncesione qe te vjedhi pa fund

    2. R
      Rajmondi

      Se mos veç konçesionet dhe PPP ketu çdo gjo eshte hajni.Anej ka OSHEE bohet nami. Lun pare modhe. Pa tendera pa gjo na paret ne dore mere dpd gjon

      Lini një Përgjigje