Rritet mosha e daljes në pension, si ndryshon skema për burrat dhe gratë

14 Janar 2023, 17:38Ekonomia TEMA

Rritet mosha e daljes në pension, si ndryshon skema për burrat dhe

Gratë do dalin në pension 61 vjeçe e 6 muaj këtë vit. Mosha është rritur me dy muaj, sipas vendimit që rrjedh nga reforma e vitit 2014 për tregun e sigurimeve shoqërore në Shqipëri.

Mosha e daljes në pension për gratë është rritur ky janar. Nese në vitin 2022, një grua duhet të kishte 37 vite e 8 muaj, vjetërsi pune për të dalë në pension 61 vjeçe e 4 muaj, këtë vit ajo del në pension kur të mbushë 61 vjeç e 6 muaj.

Ndërkohë, për burrat mosha për të dalë jashtë sistemit të punës është 65 vjeç dhe do të mbetet e pandryshuar edhe për 10 vitet në vazhdim. Por, për ta ndryshon portofoli i sigurimeve shoqërore. Pra, vjetërsia e punës që deri vitin e kaluar njihej për  37 vjet e 8 muaj, për vitin 2023 ajo do të njihet për 38 vjet.

Prej 8 vitesh, skema e pensioneve  ndryshon, si rrjedhojë e reformës së vitit 2014, dhe pritet të ndalet në vitin 2056, kur mosha e daljes në pension të barazohet në 67 vjeç.

Të dhënat nga sigurimet shoqërore tregojnë se pensioni mesatar në vendin tonë është 15 mijë lekë, ndërkohë që përfitues të pagesave mujore janë 670 mijë individë.

Llogaritet që çdo vit, rreth 40 mijë qytetarë dalin nga tregu i punës.

22 Komente

  1. M
    Martin

    Ndryshe nga SHBA, ku grate dalin ne pension 65 vjec, ne Shqiperi grate dalin 61 vec e gjysem dhe u njihet si vjetersi edhe koha e studimeve universitare. Sipas statistikave boterore, grate jetojne me shume se burrat, pse ne Shqiperi duhet te dalin ne pension me te reja?!

    1. U
      United States

      Ne SHBA dalin ne pension 67 vjec dhe po shikot mundesia ta bejne 70 vjec per gra e burra. Pensionet jane shume te ulta si kudo per te perballuar jetesen. Po nuk pate 401k do jesh shume keq.

      1. D
        Dielli

        Që t'i durojmë ne më shumë pra. Aktualisht në Shqipëri nuk ka barazi gjinore. Gratë kanë të drejta më shumë se burrat, ato duan të drejta të barabarta me burrat, por jo detyrime të barabarta. Vetëm Enveri mund të themi se deri diku bëri barazi gjinore ku futi edhe burrat, edhe gratë të bënin punë të njëjtë dhe paguheshin njësoj, si në llaç, në vinç, në administratë, kurse sot në administratë që te këshilli i ministrave e deri në arsim, në zyrat arsimore dhe shkollat publike dhe jo publike mbizotërojnë gratë, kurse burrat numërohen me gishtat e dorës. Në parlamentin suedez kur u çuan gratë para disa vitesh të kërkonin të drejta të barabarta me burrat, u çuan deputetët suedez dhe u thanë "Po u barazojmë moshën e daljes në pension njësoj si burrat". E ato ulën kokat e nuk folën më.

        1. L
          Lexues

          Grate qe dalin ne pension sot kane lindur rreth vitit 1960. Jane gjenerate qe edhe kane sjelle rroge ne shtepi, edhe kane mbajtur barren kryesore te puneve shtepiake dhe te kujdesit per femijet. Prandaj e meritojne ta kene moshen e pensionit me te ulet dhe te marrin respektin maksimal. Pastaj eshte e deshirueshme qe nje cift te dale ne pension ne te njejten kohe dhe diferenca ne moshen e pensionit e mundeson kete. Nuk eshte se grate e dala ne pension po bejne xhiron e botes me anije. Po kujdesen per burrat me te vjeter dhe per nipat e mbesat.

        2. A
          Ari

          E cfare do beje pensionisti me 15 mije leke ? Edhe 2 fish te ishte, perseri eshte shume i ulet

          1. P
            Populli

            O kryeminister o te marrte lumi ishalla. Se po stmori ty na mori ne te shkreteve. Ne vend te na rrisje pensionet rrite moshen per te dale ne pension. Te hengert mortja o mortje

            1. P
              Pensionisti i Porcelanit

              O Popull i Foltores se Doktor Sali Mortjes, po pse e harrove kaq shpejt shkaterrimin e Shqiperise dhe rritjen e moshes se pensionit per burrat qe beri Perbindeshi i Vicidolit ne vitin 2008, qe e coi moshen e pensionit per burrat nga 60 ne 65 vjec dhe per grate nga 60 ne 61? Te pakten Edi Rama po nderton rruge e qytete.

            2. A
              Armando

              Si mund te jete kaq i pazoti bje kryeminister sa ne 10 vjet ne vend te rrise rrogat rrit inflacionin e ne vend te rrise pensionet rrit moshen e daljes ne pension. Sa turp

              1. N
                Nora

                Faleminderit nga zemra o Rame. Presim edhe me shume nga ty. As drita sduam as pensione. Vetem ti te jesh mire o sulltan.

                1. N
                  Na hengsh m.. o shtet

                  Kur ministreve te rames ju shkelqen fytyra nga botoksi. Kur muret e shtepive dhe aspiratoret ju renkojne nen peshen e lekeve te vjedhura, normal qe zgjidhja do gjehet te rritja e moshes per pension. Fundja ca kerkojne ata kodosher pensioniste qe jetojne ne mes te te mirave.

                  1. Z
                    Zen bibilushi.

                    O na honkshi mutin të gjithë ju që komentoni më lart. Është bërë një reformë ( ose ligj) për pensionet dhe aprovuar në parlament në kohën që ishte sali haleja në pushtet, kështu që skadon lidhje me naltgjatësinë tonë të Ps. Ky ligj është aprovuar me qejfin më të madh nga të dy palët, sepse kur është rasti për tja futur popullit të dyja forcat janë dakord 100%, edhe kur ngrenë rrogat e veta ata janë dakord 100 %.

                    1. g
                      gjithcka jashte kontrolli

                      Shteti jone in kaqolave , miqt e Bandes se shkerdhatave Rsadiste , ngrejn Vitet e Pensionit nji Populli te papune ! Cfar Marrezie o te marre !

                      1. p
                        po mosha e daljes ne Pens te Shkerdhatave Politika

                        po Mosha e daljes ne Pension te Shkerdhatave "Politikan" perse nuk zvogelohet ? Apo per ti shtuar vuatjet e vjedhur kohen ktij populli o bande shkerdhatash qe ke emrin Politikan ?

                        1. C
                          Cdo gje eshte matematike (llogari)

                          Pensionet paguhen nga taksapaguesit pra ata qe punojne. Duke patur parasysh se rinia e Shqiperise po iken ata qe mbeten nuk mund ta mbajne ne kurriz piramiden e pensionisteve qe sa vjen e shtohet. Qeveria mund te printoje letra (leke) e tua a japi pensionisteve por po nuk pati te rinj qe te punojne si inxhinjere, elektriciste, infermiere me letrat vetem bythen fshin. Mendoj se me keto ritme emigracioni shqiptareve do ju duhet te punojne deri ne 70 vjec sepse nuk ka kush te punoje. Niveli i emigracionit te vendit do percaktoje moshen e pensionit jo parazitet konsumatore injorante qe jane politikane

                          1. X
                            XX

                            U pjerdhesh me ate matematiken tende. Pensionet jane kontributi personal. Cfare ke derdhur ato do maresh.

                            1. K
                              Kritiku

                              Kur nuk i kupton gjerat mos komento ashtu si e E ëma e Zeqos në majë të thanës. Pensionet paguhen nga gjendja aktuale e pageses nga te punesuarit e tanishem. Pensionet nuk jane llogari qe rrine te mbylluar deri ne dalje ne pension te personit qe ka paguar. Pensioni eshte nje kontribut social qe paguhet nga koshi i parave qe mbushet nga te punesuarit per ata qe jane tani ne moshen e pensionit. Pension marrin edhe ata qe nuk kane paguar asnjehere kontributin, por kjo eshte minimalia qe eshte percaktuar me ligj. Te gjithe komentuesit e mesiperm as e kane lexuar fare shkrimin edhe pse ky shkrim eshte shkruajtur nga nje analfabet funksional si shumica e lexuesve. Shkrimi eshte nje skandal nga ana e te shkruajturit ne permbajtje dhe ne cilesi. Shumica e vendeve europiane e kane moshen e daljes ne pension shume me te larte se sa e ka Shqiperia. Shqipetaret dhe me shume ata qe komentojne kuturu ne shumicen e kohes jane pa pune dhe harxhojne kohen ne kafene dhe duan para per te jetuar, ashtu qyl. Prandaj edhe ky "zemerim" per rritjen e moshes se daljes ne pension. Perse e duan shqipetaret daljen ne pension moshen akoma te re? Me çfare do te jetojne nese dalin ne pension te rinj dhe shuma e lekeve nuk u dalin per te jetuar? Injoranca e ka mbytur kete vend dhe kjo duket shume qarte tek komentuesit analfabete funksionale.

                          2. D
                            Deglisi

                            Pension ne aske vend te notes nuk eshte I mjaftueshem, pefshir edhe Ameriken

                            1. r
                              rriten vitete e Pensionit me shtrydh popullin

                              Nderkohe qe Qeverria duhet te Kufizonte pergjysmonte vitet ne Politike te Bandave ne Politike , qe siedhe eshte e njohur nga te gjithe sot , nuk jane POlitikane por Hajdute ,te cilet kan abuzuar e vkedhur Miljarda ktij Shteti ,kan vjedhur Thesare e Prona dhe per cudi jane akoma Politikan !!!!!!!!!!!!!!!!!!! Pra Bandat e Krimineleve Politikan do vazhdojne te na varferojne dhe ne si popull duhet te shftyrezohemi nga shteti ose then me drejt ,nga Hajdutet e Kriminelet Politikane deri ne pleqeri .Kjo eshte Skandaloze s'eshte Demokraci ,por nji sistem Skllavo - Pronar

                              1. F
                                Fisniku i Freskut

                                Prandaj Edi Rama duhet te coje ne Kuvendin e Shqiperise ligjin e daljes ne pension te politikaneve njelloj si te gjithe punonjesit e tjere.

                              2. A
                                Asd

                                Jam dakort qe shteti nuk ka mundesi te rrise pensionet, por me nje kusht; edhe rrogat e ministrave, parlamentareve, dhe administrates se larte te shtetit te mos jene me shume se dyfish e gjysme e pensioneve.

                                1. U
                                  Urime Urime mos u shqetesoni..

                                  Punoni sa te mundeni dhe te keni kursimer e tua ..Se kudo Pensionen Jane te dhogaritura Si pikatore sa per te mbijetuar ... Pastaj lum AI qe mbijeton ne Pension pa Probleme Shendetesore ,se perndryshe Ilace do ti beni ato Pensione.. Gjithsesi le te mbajne shprese ne Jeten tjeter ne Boten tjeter se mbase ulet Vitet e Pensionit..

                                  1. U
                                    Urime Urime mos u shqetesoni..

                                    Punoni sa te mundeni dhe te keni kursimer e tua ..Se kudo Pensionen Jane te dhogaritura Si pikatore sa per te mbijetuar ... Pastaj lum AI qe mbijeton ne Pension pa Probleme Shendetesore ,se perndryshe Ilace do ti beni ato Pensione.. Gjithsesi le te mbajne shprese ne Jeten tjeter ne Boten tjeter se mbase ulet Vitet e Pensionit..

                                    Lini një Përgjigje