U shkri për skrap, rafineria e naftës në Ballsh do kthehet në një park fotovoltaik

12 Janar 2023, 18:38Ekonomia TEMA

U shkri për skrap, rafineria e naftës në Ballsh do kthehet

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën ndërtimin e një parku fotovoltaik në zonën ku ka qenë rafineria e Ballshit, pas ç’montimit të saj për skrap nga kompania “Shijaku”.

Vendimi parashikon ndërtimin e një “centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse nga shoqëria “GREENNAT SOLAR PARK BALLSH”.

“Greennat Solar Park Ballsh” është në pronësinë e kompanisë “Shijaku” të biznesmenit Shpëtim Shijaku, i cili e bleu rafinerinë për 9 milionë euro me qëllim çmontimin dhe shkrirjen e saj për hekur skrap.

Dhënia e së drejtës për ndërtimin e centralit  është bërë pa garë, ndërsa në vendim saktësohet se ndërtimi i centralit të ri “nuk është objekt koncensioni” dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse.

Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi do të jetë brenda 60 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit, ndërsa afati i operimit të centralit është dhënë për 49 vite.

Qeveria ka parashikuar që e drejta për ndërtimin e burimit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike “mund të transferohet te një subjekt i tretë” si dhe ka caktuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si përgjegjëse për lidhjen e kontratës dhe për zbatimin e saj.

Sipas parashikimit të VKM-së, shteti do të përfitojë “falas, në formë royalty sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare”.

Pas disa përpjekjeve pa sukses për ta rivënë në punë, Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh u shit për skrap, duke lënë pas një mal me borxhe dhe të ardhura të mungura për autoritetet vendore dhe naftëtarët. 

Vendimi i çmontimit të rafinerisë erdhi pas vitesh keqmenaxhimi dhe borxheve të krijuara nga kompania ARMO, që solli ekzekutimin e kombinatit në Ballshit si kolateral.

4 Komente

  1. D
    Detari

    gabim fatal

    1. M
      Maksi

      Ja pra, qe po punon Rama edhe per industrine e energjise se rinovueshme, perveç asaj te transportit, turizmit, etj., dhe mbi te gjitha, per agrobiznesin...per inat te gjithe atyre qe sulen si ujqer mbi çdo te re e te bukur qe krijohet ne vend. Ata le te ulerasin sa te pelcasin, ndersa te tjeret me siguri do t'i gezojne.

      1. K
        Kulmi i Vjedhjes i shkaterrimit nga Politika

        sali berisha me Manikinin fshatarin Taci , e vodhi dhe e shiti Rafinerin si ta kishte Pronen e vet e familjes se tij dhe asnji sdo me dit ne kte Qeverri ne kte Shtet . Shkaterruan Rafinerin ,lane pa pune gati 3000 qytetaret te ballshit ,madje ai surrat kokekari Taci s'i paguante disa vjet rrogat punetoreve dhe cben Qeverritaret bukeshkale ? Asgje . E cuan per skrap dhe Naften e bjejne nga Bota me cmimet stratosferike edhe pse progjojme nafte vet . . Pra shkaterohet ,vidhet ,asnji nuk mban pergjegjesi , lihen populli pa pune dhe Banda e Kryekurves se Shqiperise gezon Miljonat e Vilat pasurine qe i ka vjedhur shqiptareve sepse I Gjati shikon qejfin e tij

        1. f
          ferizi

          Pordhe me rigon.Jane njesoj me tenderat e bera me buje te madhe per ndertimin e dy paeqeve voltaike nga nje kompani franceze dhe tani mbas 2 vjetesh nuk i permend me njeri. Jane mjeshtra te mashtrimit.

          Lini një Përgjigje