“Pjesë e Korridorit 8”, Balluku: Nisim projektin e “By Pass-it” të Elbasanit, do të aplikojmë për financim nga BE

9 Janar 2023, 12:43Ekonomia TEMA

“Pjesë e Korridorit 8”, Balluku: Nisim projektin e “By

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku  ka prezantuar sot projektet për vitin 2023.

Pas projektit për gazifikimin e vendimit, Balluku ka folur për projektin “By Pass-it” e Elbasanit.

“Do kemi një projekt për “By Pass-in” e Elbasanit. Do të aplikojmë në fondet e BE. Është pjesë e Korridorit 8. Pas Fushë Krujës kemi edhe një ngërç në Elbasan.

Nuk mundemi të kemi akse kombëtare me hyrje në qytet. Do kemi projektin e plotë për By Passin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet e BE. Do çelim garën për Milot-Balldre. Një projekt tjetër për Berat-Ballaban.”tha Balluku.

2 Komente

  1. F
    Fut e qit

    Kush e ka miratuar kete "Koridorin 8" moj bibe, BE-ja? Do perfundoni keq.

    1. F
      Fisnik

      Merruni me Autostradën e Adriatikut! Kroacia Mali i Zi Shqipëria Kosova Maqedonia Greqia Eu.

      Lini një Përgjigje