Të gjithë ujësjellësit në vend duhet të paguajnë 190 mln euro për OSHEE-në.
Borxhi i grumbulluar nga moshlyerja e faturave të energjisë elektrike u rrit me 30 mln euro në vitin 2022. Shifra është e lartë në raport me vitet e kaluara, madje një dekadë më parë faturat a papaguara arrinin në 30 mln euro.
Debitorët më të mëdhenj janë Durrësi, Vlora e Patosi, të cilat bashkë me ndërmarrjet në Fier dhe Kavajë kanë 70% të borxhit të përgjithshëm.
Enti Rregullator i Ujit rekomandon hapa që synojnë rritjen e eficencës së energjisë dhe studime të posaçme për secilën shoqëri ku të analizohet efikasiteti i përdorimit të energjisë.
Nga ana tjetër, qeveria po bën një organizim të sektorit të ujit, për të rigrupuar 61 ndërmarrjet aktuale në 15. Me krijimin e këtyre shoqërive të reja aksionare, pritet që të bëhet një menaxhim më efikas, falë rritjes së të ardhurave financiare për secilën prej tyre.
Lini një Përgjigje