Rënia drastike e grabitjeve të bankave në Danimarkë, tregon përfitimin e madh nga një shoqëri pa para fizike

6 Janar 2023, 21:00Ekonomia TEMA

Rënia drastike e grabitjeve të bankave në Danimarkë, tregon

Danimarka ka zbuluar një përfitim të papritur nga një shoqëri pa para fizike, teksa grabitjet e bankave në vendin skandinav ranë në zero vitin që sapo lamë pas. Të dhënat nga “FinansDanmark”, një shoqatë e industrisë, tregojnë se numri i sulmeve ndaj bankave ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, pasi zhvendosja drejt transaksioneve online ka bërë që shumë banka daneze të braktisin shërbimet me para në dorë në degët e tyre.

Ndërsa në vitin 2000 në vend u regjistruan 221 grabitje bankash, numri i tyre ra në 121 në vitin 2004, përpara se të binte në vetëm 1 rast gjatë vitit 2021, dhe asnjë rast vitin e kaluar. Po ashtu për dytin vit radhazi nuk pati sulme ndaj bankomateve ATM deklaroi një zëdhënëse e shoqatës, duke shtuar se krimi financiar është zhvendosur në internet, teksa po shtohen mashtrimet dixhitale.

Zhdukja e grabitjeve të bankave në Danimarkë, është një sinjal tjetër sesi sistemi financiar global po transformohet nga zhvillimi i internetit. Vetëm rreth 20 degë bankash në Danimarkë mbajnë ende para të gatshme në arkat e tyre. Sa i përket bankave, amerikanët mbeten më tradicionalë se sa evropianët.

Të dhënat e përpiluara nga FBI-ja, sugjerojnë se në Amerikë ka pasur një rritje të krimeve të lidhura me bankat. Kështu në vitin 2021 pati 1.964 grabitje bankash, vjedhje dhe sulme ndaj makinave të blinduara, nga 1.788 në vitin 2020.

Ashtu si danezët, edhe britanikët po favorizojnë gjithnjë e më shumë format e pagesës online. “UK Finance”, një organizatë e industrisë vendase, zbuloi se 57 për qind e të gjitha pagesave në Britani gjatë vitin 2021 ishin kryer me kartë, ndërsa me para fizike vetëm 15 për qind.

Ajo thekson se rreth 23 milionë njerëz kishin përdorur para të gatshme maksimumi 1 herë në muaj atë vit, nga 13.7 milionë në vitin 2020. Popullariteti në rritje i bankingut në internet në Britani, i cili është përshpejtuar shumë që nga shfaqja e pandemisë së Covid-19, ka bërë që shumë huadhënës të pakësojnë numrin e degëve.

Me mijëra degë janë mbyllur vitet e fundit. Por kjo ka sjellë shqetësimin se njerëzit që mbështeten ende tek paratë e gatshme po shkëputen nga sistemi bankar. Ndërkaq vitet e fundit, ka pasur një rritje të ndjeshme të mashtrimeve në internet dhe llojeve të tjera të mashtrimeve, pasi kriminelët përfitojnë nga rritja e bankingut në internet.

3 Komente

  1. L
    Lymi

    Ok po na flisni edhe për të metat....sblen dot as letër mendereje pa të dal online si e dhënë psh

    1. G
      Genjeshtra - qellimi eshte tek kontrolli

      Kjo eshte axhenda ne eksperimentim, e shpalosur. Do te vije shpejt ne deren tuaj. Gjoja qe mos vidhen bankat, por kjo eshte per kontrollin e njerezve. Cfare do kontrollohet? Neser qeveria mund te vendose te te lere pa buke sepse del ne protesta mund te bllokoje llogarine dixhitale bankare sepse ti nuk ke para ne dore. Ku do hash? Si do t'a ushqeshb familjen? Kujtoni kryeministrin e Kanadase qe ja u bllokoje llogarite bankare kamionisteve qe protestuan ne kryeqytetin e Kanadase. Shtypi shqiptar heshti per kete ngjarje. Cfare do te besh? Te mbetet te vrasesh veten dhe familjen. Tjeter, nese qeveri mendon qe ti po prodhon shume gaz karbonik do te ndaloje te blesh ushqime qe te pelqejne gjoja se po leshon shume gaz karbonik dhe po ndot ambientin. Po e ben menjehere sepse te ka llogarine ne dore. Bankat jane ne dore rte qeverive. Tjeter, nese ti je i padesheruar i shtetit ty nuk te lejohet te udhetosh, te marresh nje autobuz, nje tren, ose nje avion apo makine me qira, sic po behet ne Kine. Keta kane gjetur gjoja aresyen per te na thene qe qellimi qellimi i mbylleve te bankave eshte te ulen vjedhjet e tyre. Bullshit (bajga lope). Bankat ne po na vjedhin ne te 14 anet me ngritjet e perqindjeve te interesit ne nivele marramendese; hem , dhe paska gjetur nje menyre te mos vidhen nga qytetaret e hedhur ne rruge dhe pa buke. Nje popull idiot gjithmone terhiqet nga hunda dhe perfundon ne diktature. Ju rrofte per gjakun qe eshte derdhur per qindra vjet qe u fituan lirite qe njerezit gezojne sot ne vendet perendimore. Po i marrin ato te drejtat me lehtesine me te madhe. .

    2. P
      Parruca

      Bullshit! Renia e vjedhjeve ka rene sepse bankat nuk sherbejne me para cash ne sportel, por njerezit i terheqin ne bankomat, ky i fundit shume me i veshtire per tu grabitur. Me pare dikush futej ne nje agjensi banke i nxirrte armen kasieres dhe vidhte. Tani kjo eshte e pa mundur se nuk ka me kasa me cash. Pra nuk eshte mos perdorimi i parase cash ne vetvete qe ka ulur vjedhjet. E gjithe kjo propagande behet qe te jete sa me e pranueshme nga populli heqja e cash nga qarkullimi. Kontrolli total mbi individin eshte synimi. «Nese nuk na bindesh do vdesesh urie. »

      Lini një Përgjigje