47 mln dollarë për Qukës-Qafë Plloçë, zbardhet dokumenti, kredi me interes 2%

12 Janar 2023, 21:40Ekonomia TEMA

47 mln dollarë për Qukës-Qafë

Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të jetë gati në vitin 2024. 47 mln dollarët e marrë me kredi nga Fondi Saudit për Zhvillim janë dekretuar nga Presidenti, bashkë me marrëveshjen e plotë të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Puna për rrugën që ka nisur ne vitin 2009  duhej të mbyllej në vitin 2019, por nevojat për financime shtesë kanë bërë që ajo të shtyhet me 5 vjet të tjerë. Dhe me paratë në dispozicion, pritet të ndërtohen një sërë veprash inxhinierike.

Sipas marrëveshjes, kredia e Bankës Islamike do të shlyhet për 25 vite, ndërsa pala shqiptare do të paguajë një tarifë huaje me interes 2% në vit, mbi  shumën e principalit të Huas së tërhequr.

Boshti Qukës-Qafë Plloçë me gjatësi 43 km është pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje. Me fondin 47 mln dollarë të huazuar tashmë, vlera e përgjithshme e investimit është rritur në 182 milionë dollarë.

Për qeverinë dhe kompaninë ndërtuese, problemet gjeologjike të tokës, kanë zgjatur punimet në këtë projekt.

6 Komente

  1. S
    Shikoni ato Llamarinat _Mbrojtese te Valezuara

    Vetem nga kto Llamarina qe kan nji Speror jo me te madhe se 3mm (qe eshte kulmi i pafytyresise ) nderkohe qe ne cdo kasident shndrohen ne kapak tenxheresh alumini , _ne vend te Mbrojtesve Anesore qe ka Europa ne Autostrada , qe jane nji Standarte prej 6 - 8 mm Spesori ,qe te perplaset cdo lloj makine dhe ndoshta peson fare pak defomim ,por nuk shndrohet si kto ne rruget e Shqiperise , qe jane per te ven duart ne koke edhe si si fiksohen ne shtangat pegjate rruges _futen disa Miljona ne xhepat e Firmes qe i ben kto rruge .Ministria do ishte mire te bej Krahasimin madje ne gjithcka ,me Autostradat Europiane ,dhe kerkoj Standartit Eu Firmes . Bolll vodhet .Ndertoni dicka te hajrit me Standarte qe ka Bota o maskarenje te paskrupull

    1. p
      pse Firma s'do fitoj ca Miljona per vete ?

      nqs ato Mbrijtesi Anesore sipas Standartit jane te spesorit 8 mm e kushtojne te gjitha 8 Miljon si hekurishte , nji Drejtues i mir Financiar i Firmes nuk blen ate 8mm por ate 3mm dhe fiton 4-Miljon vetem me llamarinat o njeri qe s'ja ke iden se si Fitohet ne Shqiperi . Dashkeni edhe Standarte Europiane ju pa le ! Qeverria po paguan .

    2. P
      Pensionisti i Porcelanit

      Urojme qe te mos vidhet me ...

      1. U
        Universi shprsa ime

        47 miliòn për 43 km rrug. Kaq mjafton.

          1. k
            k

            Hajt se e gjetët mynyrën për të vjedhur edhe për ca kohë. Ja vlen të marrësh borxhe kaq të mëdha për një popull kaq të varfër ? Unë mendoj që jo.Skema është e kolauduar dhe njohur.Qeveria merr borxhet për rrugët që do kalojnë ato pak njerëz që kanë mbetur.Qeveritarët dhe ologarkët i vjedhin, popullit i mbetet të paguajnë borxhet.Shpresojmë mos ja gjejmë ke plehrat se në shtëpi nuk kanë vend ku ti fshehin.

            Lini një Përgjigje