Hyn në fuqi rritja e pensioneve çdo muaj! Ja sa do të përfitojë çdo kategori

1 Janar 2026, 13:09Ekonomia TEMA
Hyn në fuqi rritja e pensioneve çdo muaj! Ja sa do të

Nga ky fillim viti hyn në fuqi dhe vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore ashtu siç njoftoi më herët edhe kryeministri Edi Rama. Rritja do të jetë e përmuajshme sipas kategorive të ndryshme të pensionistëve.

Përfituesit në qytet do të marrin shtese rreth 1.800 lekë në muaj, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme, 1000 lekë në muaj për pensionet rurale, 700 lekë në muaj për pensionet familjare dhe 600 lekë për pensionet e invaliditetit.Kjo skemë e re e panjohur më parë, synon të përmbushë angazhimin e qeverisë për të çuar pensionin minimal në vend 20 mijë lekë dhe pensionin mesatar në qytet 40 mijë lekë.

Por cfarë do të përfitojnë konkretisht një pensionist i cili sot merr 27 mijë lekë në muaj?

Në vitin 2029, ai do të marrë 40 mijë lekë në muaj. Edhe për pensionin e dalë nga kontributet në fshat, një individ që sot merr 11 mijë lekë, pas 4 vitesh ai do të ketë pension mujor 18 mijë lekë. Sot përfitues në skemë e kontributeve shoqërore janë rreth 730 mijë individë, numri i të cilëve shtohet çdo vit me 15 mijë pensionistë. Nderkohe Ministria e Ekonomisë dhe inovacionit ka lajmëruar se brenda vitit 2026 pritet reformimi I skemes se pensioneve me synim rritjen e qendrueshmerise dhe perfitimit.

7 Komente

  1. T
    Te zerojme dumanizmin, te ecim me shpejt ne 2026

    Bravo Qeveria Rama, keshtu duhet ecur perpara! Votat e 730,000 pensionisteve jane te tuat o Ed Rama. Na thirr kur te duash ne mitingje e protesta masive festive kunder dumanizmit dhe berishizmit, ti tregojme botes dhe BE-se se shqiptaret jane te vendosur te shkojne perpara, se shqiptaret nuk pranojne nje drejtesi maskareshe te instaluar nga familja me e urryer nongrata, nje famijle qe me dumanizmin arriti deri diku te mashtroje Ameriken tone te dashur.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Te paska zënë mishi i kaposhit

      Përgjigjjuni
    2. R
      Real

      Cfare thuhet nje rremuje e vertete. Nuk kuptohet asgje. Them qe behet kjo rremuje me qellim,qe njerezit mos te kuptojne se cfare po ndodh, Dikund thuhet rritje,dikund bonus,nuk merret vesh. Po pse ndryshime jo ne fshat,jo ne qytet. Eshte ne natyren e ripjelljes kjo rremuje,per te fshehur vjedhjet . Rritja eshte me % mbi pensionin aktual dhe jo me sofizma ripjelljeje.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fpa

        Bonus nuk eshte rritje pensioni por si " dhurate- lemoshe" nga qeveria. Nuk duam dhurata- lemoshe Pensioni rritet duke korigjuar shkallen e inflacionit cdo vit ( ne prill)dhe qe rritja te jete e qendrueshme behet me % dhe jo me vlera te percaktuara krejtesisht abuzive opshe.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjergji Aliko

          O Emigrant po ty tē paska zēn preshi bythēn o emigranti mjer.

          Përgjigjjuni
          1. e
            edi

            Un e kisha pensionin 12000 leke dhe me sa kuptova do me rritet 800 leke qe x per 12 muaj bejne 9600 leke kurse keshtu merrja ne fund viti nje shperblim 15000 mije leke ! Me thoni sidomos ai qe do me zhduk Dumanizmin, un dal me fitim apo me humbje ?

            Përgjigjjuni
            1. R
              Replike to edi

              Mos u ngatero , do te maresh dhe bonus ne fund te vitit ? Kjo eshte ritje shtese per pensionin nuk ka te beje me bonusin apo indeksimin , ndryshe ca u kuptua qe po ndimojne per pensionet minimale qe jane me te vobektit e ketij vendi apo ELITES qe mer miljona ????

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje