Ku po flenë turistët në Shqipëri? Vetëm 22% zgjodhën hotelet

19 Prill 2024, 21:50Ekonomia TEMA
Ku po flenë turistët në Shqipëri? Vetëm 22%

Vetëm 11,5% e të huajve që vizituan Shqipërinë për pushime në fillimvit zgjodhën të pushojnë të paktën 1 natë në strukturat tona akomoduese. Nga 480.539 të huaj që hynë në territorin shqiptar, vetëm 55.163 prej tyre fjetën në një bujtinë, hotel, apo apartament me qira.

Por, ku po flenë turistët? Hapësirat për kampingje, parqe, çadra ose rulota argëtimi u përdorën vetëm nga 70 turistë gjithsej.

Duket se interesi i të huajve tranzit për të vizituar vendin ka qenë më i lartë në këtë periudhë të vitit sesa turistët që qëndrojnë për më shumë se 1 ditë në Shqipëri.

Akomodimi në strukturat shqiptare i turistëve vendas, por edhe të huaj, sipas Institutit të Statistikave u rrit me 53,2% në muajin shkurt. Duke u ndalur tek qytetet, Tirana dhe Durrësi ishin dhe më të frekuentuarat, të cilat krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë regjistruan një rritje me 67,3%.

Sa i takon shtetësisë, shqiptarët e Kosovës mbeten më besnikët. I lartë ka qenë numri i turistëve nga Italia, Anglia, Gjermania e Greqia.

9 Komente

  1. b
    ben

    Pjesa me e madhe flejne neper hotelet qe nuk i raportojne te gjithe klientet per te fshehur fitimet. Nje pakice perdor shtepite qe jane kthyer ne apartamente me qera.

    1. V
      Vironi ke stacioni i trenit

      Turista me buke me vete...dhe qe vijne ne Shqiperi per te kursyer para.

      1. s
        shmili

        Por edhe bukën duhet ta blejë diku. Nuk arrihen majat pa u ngjitur në degët e poshtme. Mirë se vijnë. Klasa e mesme sociale-ekonomike janë frekuentuesit më të shumtë kudo në turizmin botëror.

      2. u
        uskania

        Fshihen tatimet, informalitet.

        1. M
          Mira

          "Turistët e huaj" flenë në shtëpitë e tyre. Kaq thjeshtë!!!

          1. T
            Tellalli

            Mira , 10 milion turistë flenë në shtëpitë e tyre ?! Pse , sa milion jemi ?

          2. B
            Bobi

            Jan me shum se 1 miljon shqiptare me pashaporta evropiane dhe amerikane dhe flen ne shtepit e tyre. Dy here ne vite vijn une ne shqiperi dhe me rregjistrojn si turiste po un zvete asnje nat ne hotel. Dhe mos kujtoni se hotelet rregjistrojne me shume se 30 perqinde te neteve ne fatura. Keshtu ndothe kudo dhe jo me ne shqiperi qe eshte rekorde cdo gje ne te zeze.

            1. 7
              789

              Turizmi fshataresk ne Shqiperi eshte nje karikature qe e hedhur ne telajo vetem deliranti mashtrues Edi Rama! Ky nuk di e as do qe te beje shtet por antishtet! Ka qene fatkeqesia jone qe ky sharlatan ka qene kryeminister pas 2013!

              1. b
                ben

                Shko mor kar me syze. Po te ishe aq i shqetesuar per qeverite ne Shqiperie, perse nuk thua nje fjale te vetme per krye maskarenjte Berisha e Meta? Rama mundet te mos jete i persosur, por te pakten ka bere dicka te mire per vendin, nderkohe qe Salihu dhe Like Spijuni, vetem e kane vjedhur.

              Lini një Përgjigje