Largimi nga arbitrazhi?! Nuk të shpëton dot nga pagesa

7 Prill 2023, 17:21Ekonomia TEMA

Largimi nga arbitrazhi?! Nuk të shpëton dot nga pagesa

Venezuela, Bolivia dhe Ekuadori, që u rikthye sërish më pas. Këto janë tre vendet që i janë larguar juridiksionit të arbitrazhit ndërkombëtar të ICSID në të shkuarën dhe Shqipëria po shqyrton mundësinë të bëhet shteti i radhës që ndërmerr një hap të tillë ekstrem.

Por edhe largimi, siç pretendon kryeministri Rama, nuk ndryshon detyrimin për të paguar çështjet e humbura, përfshirë atë Becchetti, për shkak se vendimi i Gjykatës është ndërmarrë në një moment kur ne kemi qenë pjesë e saj.

Prandaj, në sytë e ekspertit, Pano Soko, deklarata për largim është tërësisht e pamundur.

Sikurse e kanë dëshmuar historitë e vendeve që janë larguar, apo nuk janë pjesë e gjykatave të arbitrazhit, efekti i vetëm është largimi i investitorëve të huaj.

Përgjatë viteve të fundit, në gjykatën e arbitrazhit të ICSID kundër Shqipërisë janë regjistruar një numër çështjesh, një pjesë e të cilave ende në procedurë.

1 Komente

  1. N
    Neli

    Ky psikopati yne sterfyll e thote per propagande elektorale se nuk terhiqet nga arbitrazhi se bonet si enver hoxha manej. Ja fut kot e bo me eksitu injorantet ne thane ky osh burre shteti njejt si thonin per enverin qe bote shkrumb e hi planet e jugosllaveve te grejeve te moskes washingtonit e pekinit. O pika qe ste bin o gjatovaci i kristos dhe netes. Leni pordhet dhe nga paret tuja paguj Begetin se ti e demtove oer inate personale dhe ska pse pagu poplli.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje