
Kryeministri Edi Rama ishte sot në një kompani që operon në sektorin e shërbimeve hoteliere, ku theksoi se garantimi i kapitalit njerëzor mbetet sfidë.
Rama deklaroi ndër të tjera se pagesa e punonjësve është investim dhe se kompanitë që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit nuk do të marrin shpërblim nga shteti.
“Kjo nuk është më çështje rritje pagash në sektorin privat, por çështje kundër shfrytëzimit. Ky është shfrytëzim. T’i japësh sot njerëzve paga minimale dhe ndërkohë vetë të vazhdosh të blesh vila, ky është shfrytëzim. Kjo nuk duhet të ndodhë, dhe ne do të marrim masa”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se, qeveria nuk mund të vendosë pagat në sektorin privat, por ajo që mund të bëjë është rritja e pagës minimale.
“Por ama ne nuk do t’i japim asnjë shërbim kompanive që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit. Ne nuk do të pranojmë që të futen në tenderë të shtetit, me paratë e shtetit, kompani ndërtimi që deklarojnë se i paguajnë punëtorët me pagë minimale. Gënjejnë, sepse nuk ka punëtor ndërtimi që hipën në skelë dhe merr pagë minimale. Ato që i paguajnë në të zezë duhet të deklarohen, sepse u marrin të ardhmen”, tha Rama.
Kryeministri tha se, nuk mundet t’u japim leje ndërtimi askund kompanive që duan të bëjnë pallate me punëtorë që nuk marrin një pagë dinjitoze.
“Po punojmë, po vendosim kushte dhe do ta shtrijmë këtë edhe me kompani të tjera që marrin shërbime nga shteti. Nuk kanë për t’i marrë. Ne nuk mund t’i mbështesim me paratë e qytetarëve kompani që shfrytëzojnë shqiptarët”, tha ai.
Kryeministri renditi po ashtu edhe disa nga arsyet se pse me rritjen në rreth 85 mijë lekë deri në fund të vitit, pagat e punonjësve të kësaj kompanie i afrohen pagave të kamerierëve që punojnë në Gjermani.
“Nëse merrni autobusin paguani shumë më pak se dikush në Gjermani dhe jetoni në shtëpitë tuaja ose të prindërve. Por të gjitha këto barazohen me zero nëse paga nuk është e arsyeshme”, tha ai.
Ku jane sindikatat ? Psh te punosh ne ndertim duhet te jesh antar i sindikates, qe te mbrohen te drejtat e punonjesve . Ketu qendron "thembra" e Akilit , nuk ka perse te merret Kryeministri me kete pune . Kushtet e punesimit sot jane te tilla qe "paga"reale ne letra eshte shume me teper se paga qe merr konkretisht puntori ,i cili eshte i detyruar te punoje ne keto kushte diskriminuese, perndryshe humbet punen. Rritja qe do te behet konkretisht do te mbetet ne letra per sektorin privat. Organizimi i shendoshe sindikal ne cdo sektor do te krijoje ate realitet qe gjerat te shkojne ne vend. Realisht sot sindikatat ne Shqipri jane nen kthetrat e mafiozeve dhe vetem emrin kane te tille.Nuk eshte nevoja te vijne pakistaneze e ku ta di une per te thyer te drejtat e punetoreve shqiptare ne favor te pronareve qe skane te ngopur e pasurohen duke neperkembur te drejtat e tyre .
Ik or plehr se nuk merr vesh nga ekonomia. Edhe Serbet e Greket me eksremist do ta kishin enderr nje kryeminister si ty qe ne 10 vjet shpopullove vendin. Ti plehr nuk e njeh si funkzionon ekonomia e tregut. I ke zene frymen ekonomis me monopole. Je kanseri i vendit ndyresir.
Mo po ky thoshte le te ikin shqiptaret, merrni te huaj. Tani paska nderruar mendje ? Po i mbron medemek njerezit keto kohe ? Une besoj se as ia ndjen fare per njerezit. Ne kapitalizem gjerat nuk zgjidhen me llafe te medha fushatash, jo shfrytezim po turp po obobo. Bej projekte te mbrosh dhe shtosh konkurencen ne treg, kaq bej. Te tjerat zgjidhen te gjitha, rriten pagat, permiresohen kushtet e punes, te gjitha permiresohen. Mos i jep tenderat Alabarit me shoke pa konkurence, vetem kaq bej. Tung
Kejo lloje fushate elektorele nga kukulla ER eshte banaliteti me i madh. Keto lloje premtime behen ne vendet me te varfera te botes vecanerish ne Afrike ku njerezit kane intelektualitet sh te ulet. Une se di nqs se ne Shqiptaret jemi zezaket evropiane por jam i sugurte se ER na trajton si te tille
Une them: je shume vone zoti kryemisnister. Nuk bere shtet( mgjs te dhame me voten tone, timon e kamion, tepsi e okllai). Mendoj se: realizove nje eksperimente unik: Rilindja dhe te rilindurit. Individi nje hic, Kryeministri gjithshka. Ja dole. Tani piji lengun. Asgje nuk rri DREJTE, se per kembe ju vure genjeshtra, mashtrime, futurizma, blla-blla. Pupla shume, e mish pak, - puna juaj. Sot a neser, do biesh vete nga karrikja, si para ardhesit e tu. Askush nuk i rrezoj. Thjeshte rane, i rrezoi graviteti. Inshalla nuk do te jem gjalle, nje shqelm nga une,( te besova shume, shume, sic besoi femija im tek une ) e ke hak. inshalla nuk do jem gjalle.