
Deklarata e kryeminstrit për të bërë pagën mesatare në 2024, 900 euro në muaj ka ngjallur jo pak debat dhe skepticizëm për realizimin e saj.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një intervistë për emisionin “E-ZONE” tha se ky është një objektiv i realizueshëm në dy vite dhe tre janë burimet se ku do të gjënden paratë për këtë nismë.
“Së pari ,ne do të vijojmë punën fort që pagat në sektorin privat të mos jenë të nëndeklaruara, duke shmangur evazionin. Së dyti, strategjia afatmesme e të ardhurave na dikton që do të heqim disa përjashtime tatimore për të reduktuar evazionin, çka do të thotë më shumë para në arkën e shtetit dhe së treti, do të bëjmë disa lëvizje në shpenzimet buxhetore, pa cenuar treguesit kryesorë, për të alokuar fondet tek pagat”, u shpreh ministrja.
Sipas ministres, qeveria ka kohë që po analizon tregun e pagave për t’i bërë rrogat e administratës më konkurruese.
“Kjo nuk është një nismë që na erdhi si ide sot, por kemi muaj që punojmë duke bërë një analizë të pagave të administratës publike me vendet e rajonit. Duke rritur pagat e administratës, kjo do të shërbejë edhe si presion që edhe biznesi privat të rrisë më tej rrogat e punonjësve”, sqaroi Ibrahimaj në emisionin “E-ZONE”.
Shqiperia nuk prodhon asgje, madje as bujqesi si Greqia apo Maqedonia. Ndersa turizmi edhe pse ne rritje eshte shume i lodhur. Tani ministresha na thote qe do i coje pagat si Greqia. Kjo do te thote te jetojme mbi mundesite reale. Demi kapet nga briret dhe jo nga bishti zonja ministreshe. Dhe briret jane parate e pista qe hyjne pa fund ne Shqiperi dhe qe ngrene kostot e jeteses per shqiptaret e ndershem. Diten qe do i fusni sepaten ne rrenje parave te pista, do ulen kostot e jeteses se shqiptareve, dhe rroga mesatare do jete ne raport te drejte me ekonomine reale dhe e mjaftueshme per te perballuar jetesen. Kjo do frenoje dhe emigrimin masiv, sepse njerezit largohen sepse A-ja e nje familje te re, pra nje apartament per te banuar eshte e pamundur te blihet qofte me 2 rroga mbi mesataren (me kredi kuptohet).
Ja fusni kot, pagat e administrates me konkuruese..! Pagat ne "bilbilin" e shtetit, prefekturen e Tiranes skandaloze 4300 lek. Per ke administrat flet ti moj zonj... v.k
Ibrahimaj eshte kokra e injorantes,mjafton vetm gafa e saj qe pensionistit i dalin 140$ ne muaj dhe duhej ta kishen ndjekur me shkelma ,por s do mend Rama i zgjedh ministret ne baze te miqesise ,dhe jo te kapacitetit ,,,cdo minister apo ministre duhet te vije me ide apo se si mund te zhvilloje ekonomine apo te uli papunesine ,,jo mere ule aty te ngrohi karrigen ,,pa le na ka filluar dhe nga kostumet tani.