Rama firmos vendimin: 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët, paratë u përfituan nga kjo lloj takse

1 Prill 2023, 19:41Ekonomia TEMA

Rama firmos vendimin: 5 mijë lekë shpërblim për

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin për shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët dhe dokumentin e ka publikuar në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë bën me dije se paratë që do u jepen shpërblim pensionistëve u përfituan nga taksa për eksportuesit e mëdhenj të energjisë. Sipas tij, këtë lloj takse e ka bërë dhe BE dhe është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize

"Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist

E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën

Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën

Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohërave

Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi", shprehet Rama.

11 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Tallja e radhes me pensionistet.Ne nje kohe kur inflacioni ka shkuar mbi 20 perqind,shiko cmimet e ushqimeve te domosdoshme,qe per cdo pensionist jane shtuar mbi 50mije leke ne muaj ky ben gjoja se po ndihmon.Vazhdo tallu derisa ky popull te beson.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdh te shfryhesh.

      Cmimet jane 3 fishuar! Nje kg domate sere ne prill shitej 50 leke per kg,ndersa ne gusht,domatet e fushes u shiten 150 leke per kg,pra nga ardhja e turisteve!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pordhe me rigon.......

      5mije leke per koke per ramazonin....do te shkoi muti ne gju.... allah uakbar

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        Indekso pensionet dhe ndryshoi ato pervit sipas inflacionit. Pensionistet te marrim ate qe u takon, per dhurata nuk ju pengon kush.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti

          Or Juve bravo ju qofte ,qe idhni dhe nje sy te pensionistet ,ishalla vazhdon sa do te jete bonusi ,mos i zere me ne goje zagaret e Non Grates e Like Kryemadhit ,pa le Alibeaj e Bardhylja .

          Përgjigjjuni
          1. U
            Universi shpresa ime

            I pagun votat para kohe me 50 $ personi. O matuf. Po pse me ato 50 doll I gënjen për 4 vjet

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ali Peza

              Perse nuk rritet dhe pensioni i pensionisteve,perse!? Keta kane lene kontributin e tyre nder vite dhe nuk u duhen gje perrallat me skema etj. Nese ka ndryshuar numri i kontributoreve atehere duhet te nderhyje shteti per te bere te mundur nje pension dinjitoz dhe jo therrime lemoshe sikur jane lypsa nderkohe qe pjesa kryesore e te ardhurave vjen pikerisht nga kontributi i tyre nder vite .Mos lini nam po rrritini pensionet dukshem ne raport me pagat aktuale dhe shkurtoni pak ato mijera keshilltare e zevendesa qe sa vjen e shtohen,byrokracia po na ze frymen nderkohe qe informatika eshte ne kulmet e zhvillimit, por çe do se ketu nuk po na liron dot frymen.

              Përgjigjjuni
              1. q
                qenefistan

                Nje lemoshe vulgare,ne permbajtje dhe madhesi,ne prag zgjedhjesh,nga Ram Rexhep Ismail Qemali. Cudi qe nuk vendos portretin e Saliut,qe eshte ambasador i te pareve dhe i jep me shume se kushdo vota, sundimit te tij.

                Përgjigjjuni
                1. i
                  i indinjuari

                  Jetoj prej shume vitesh ne Itali,dua tu them njerzeve te mi shqiptare se para ca muajesh ne na u rriten pensionet 3%. LLogarite tani ju palaçot e shqiperise qe shkruani qelepir beheni vete ne se kini bere ndonje klase shkolle,por nuk besoj se e kini dhe ate.Ne kohen e sotme nuk eshte e lehte te ngreshe rroga e pensione se bota po zjen si kazani i gazetareve ne shqiperi.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Doda

                    Ne vend qe te thone nje fjale te mire per kete ndihme shqipetari mosmirenjohes ne gene shpreh revolte e pakenaqesi e pa kuptueshme .kerkohet rrije e pensionit dhe eshte normal por ne nuk respektojme ligjin per sig shoqerore nuk paguajme pra nuk respektojme vehten nga do dali rritja e pensionit.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Petja

                      Është shumë pak, askush nuk mund të mburret me të ardhurat e Pensionistit. Sotë një pagë mujore e një deputeti është minimum 20-30 herë më shume se një pagë mujore e një pensionisti. Diferencë për të ardhur keq e turp njëkohësisht

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje