Rritje e pagave për administratën, po privati?

1 Prill 2023, 09:49Ekonomia TEMA

Rritje e pagave për administratën, po privati?

Nga Vitjon Nina

Prej disa kohësh, një rritje përmbajtësore e pagave të administratës publike është paralajmëruar dhe ajo po faktohet sektor pas sektori, duke parë profesione ku rrogat e punonjësve – si në rastin e shëndetësisë – janë rritur edhe deri me 50 mijë lekë.

Më së fundi, vetë kryeministri Edi Rama, u angazhua që t’u komunikonte specialistëve dhe drejtuesve të institucionit ku ai zhvillon detyrën e kreut të shtetit, se pas shumë vitesh, tashmë i takon edhe atyre vetë një rritje thelbësore e pagave.

Kjo, edhe pas kalimeve të njëpasnjëshme në rritjen e pagës minimale, e cila ka kapur tashmë kuotën e 40 mijë lekëve.

Edhe më ambicioz është një plan dy-vjeçar i Qeverisë, për të bërë pagën mesatare, duke përfshirë të gjithë sektorët, 900 euro në rang kombëtar.

Në bazë statistikore, për vitin 2021, paga mesatare në Shqipëri ka qenë në kufijtë e 60 mijë lekëve.

Mirëpo kjo gjë, e stimuluar më së shumti nga sektori publik, i cili shihte paga mesatare në nivelin e thuajse 70 mijë lekëve. Teksa, sektori privat, ndalej në rreth 50 mijë lekë.

Duke pasur parasysh këtë hendek të madh ekzistues, si do të ndikonte një rritje e tillë e mëtejshme e pagave mesatare në sektorin shtetëror, tek industria private?

Sipas ekspertit të ekonomisë, Selami Xhepa, një vendim i tillë do të vendoste në një presion shumë të madh sektorin privat, pasi sipas tij, ende nuk dihet nëse ai i ka apo jo potencialet dhe mundësitë, për të përballuar një parakusht të tillë.

Po ashtu, siç argumenton eksperti, krejt e kundërta duhet të ndodhë, pasi normalisht, sektori privat duhet të jetë ai, i cili me rritjen e pagave duhet të ndikojë në krijimin e një presioni ndaj sektorit publik. Ndërsa, në Shqipëri, po ndodh krejt e kundërta.

“Rritja e pagës, nuk është diçka që realizohet me masa administrative, pas saj ka një racionale ekonomike. Qeveria mund të rrisë pagat në sektorin publik, kjo shërben si indikator për rritjen e pagës mesatare”, thekson eksperti lidhur me çështjen, duke lënë edhe dyshime se deklaratat mund të mbeten thjesht për efekt elektoral.

Sipas Fatos Çoçolit gjithsesi, ekspert i ekonomisë, e gjithë kjo është një lajm i mirë për vendin dhe një objektiv i mundshëm për t’u arritur nga Qeveria.

Madje, sipas tij, në bazë të plan-financimit, një shumë e nevojshme prej 350 milionë eurosh, e cila nevojitet për këtë rritje, është e kapshme për Shqipërinë.

“Prodhueshmëria e mallrave dhe shërbimeve, nëse të jep të drejtë që ta risësh paranë sa një punonjës të jep mesatarisht në njësinë e kohës, atëherë je brenda logjikës ekonomike të rritjes. Unë gjykoj që këto para janë”, përsëriti ai.

Mirëpo edhe përtej kësaj, Xhepa mendon se duke parë si të nevojshme rritjen e pagave dy herë në gati dy vjet, me një masë prej 6-8%, kapërcimi duket galopant dhe i pamundur.

Nga ana e sektorit privat ndërkaq, nuk ka ende një qëndrim lidhur me këtë aspekt, ku thelbësisht, prekja më e madhe që i ndodh, është rritja e detyrueshme e pagave minimale, për punonjësit, të cilët e përftojnë një të tillë.

Kjo është argumentuar më parë se mund të subvencionohet nga shteti, por nuk dihet në çfarë mase do të ketë mundësi të ndodhë.

Në kushte të tilla, mbetet fillimisht për t’u parë se si rritja do të ndikojë vetë sektorin publik e më pas, me thellimin e hendekut, çfarë do të ndodhë edhe me privatin.

5 Komente

  1. R
    Rrofte Lexhenda !

    Selami ! Mjafton te shtrydhesh r Xhepat e Like Floririt...Sali Medi Argita Sypeshkaqen GERDECI dhe shume nga PS dhe rritja e mireqenies se popullit eshte e mundshme.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eshte absurditeti i radhes i ksaj Qeverrie te pape

      Titul eshte me vend .Eshte skandaloze qe ti ngresh rrogen asaj pjese te shoqerise e cila ,ngroh gjith diten karriget e qeverriut ,nderkohe qe Ajo Shume e buxhetit te shtetit do duhej te adresohej ke Familjet ne Nevoje ,ke Pensionistat ,ke Programe ndertimi Shtepish per ciftet e reja qe jane e ardhmja e ktij vendi ,(duke konceptuar si duhet te Ardhmen e ksaj shoqerie e ktij vendi ) pse jo per Studime per Programe te ndryshme shkollore ,rritjet e ndergjegjes Kombetare qe ne shkollat Fillore etj i dhaseh si shembuj kto ,sepse eshte vertet skandaloze qe kjo shoqeri Shqiptare ka aq shume mangesi si shoqeri dhe kerkon nji rikonstruim te edukates e kultures qytetare mbi te cilen do duhet te mbeshtetet e Ardhmja e ktij vendi ,per te cilen mnesa shofin ,nuk i shkon ndermend as Te Gjatit ne Qeverri por edhe asnji lloj Intelektuali ,asnji lloj Akademie te pjerdhur ,prandaj edhe deshtojme dhe Historia perseritet ,sepse nuk ndeetojme nji shtet nga themeli ,por sot per sot,C'ndodh neser ci qi t'emen , Papergjegjshmeri e pajustifikueshme .Fodukllek Tironcish .I r dyfishoj rrogat Spak e Bordellos se Dreqesise , - qe do te thote automatikishte Varferoj popullin e thjeshte - sepse Rrogat 8-Mije €uro ne Muaj per Prokuroret Fshataro/Katunare shetit te vegjel me gomare ,nuk afrojne asnji lloj Rrezultati (dhe ky s'eshte faji i tyre ,c'mundet te bej me shume nji fshatar /Katunar ne postin e Prokurorit !) pra ,ktu hidhen Miljarda ne ere me bo qejf Institucionet mbush me zagaret e politikes ,administrata te cilennuk justifikojne as nji rroge 1000€uro .Prandaj ky popull arratiset sepse ndjen se cfar Politike luhet ne Shqiperi .Antishqiptare

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Me cfare ti rrisi privati me lesh? Koqe..hakde puno e shiko....mire qe japin dhe ato rroga

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teo

          180 mije punonjes ne administrate 1.5 miliard euro...me sherbime online...o zot.....

          Përgjigjjuni
          1. H
            Haku

            Prefektura e Tiranes me paga qesharake... tashme me ngritjen modeste e fundit, kaluan ne paga minimale. Medemk zeri i shtetit. Medemek institucion qe mbikqyr insticionet vendore dhe ka ne varesine e tij steukturat administrative etj... me paga 4300 lek. Turp. Duan ti shkrijne me sa duket. Esht metod e vjeter e kudoperdorur. Po shkrijini dhe mos i lini njerzit te punojne me rroga minimale... jipini dinjitet, se jan profrsioniste, kan investuar ne punen qe bejne... Rrnoft shteti shqiptar, rrnoft qeveria... per ty po mundohen... v.k

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje