Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

28 Mars 2023, 14:26Ekonomia TEMA

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të  martë çmimin e karburanteve.

Sipas vendimit të marrë nga Bordi nafta do të tregtohet me 184 lekë/litri, benzina 186 lekë/litri dhe gazi me 75 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Vendim i Bordit të Transparencës

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 28 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 27.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 860, +10 nga data 22.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 737, -23 nga data 22.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje të lehtë në 106.46 (- 0.17 nga data 22.03.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

1 Komente

  1. C
    Celo Mezani

    Lane nam keta te Bordit, kur grafiku i cmimit te naftes ne bursa merr per poshte, keta mblidhen dhe caktojne cmimin me vrap, perpara se ato te kapin kurben minimale. Pastaj zhduken nga horizonti dhe kthehen kur grafiku i cmimeve kap kurben maksimale. Jane levizje "te vockla" por qe i krijojne 1 milion - 2 milion Euro fitim ekstra kompanive te naftes ne Shqiperi per cdo vonese/nxitim ne kunderkohe. Kane bere 30-40 te tilla qe kur u themelua Bordi, duke gjeneruar nje fitim shtese prej rreth €50 milion per Kastratin, Gegen dhe shoket e tyre me te vegjel....................................Thua qe keta naftistet ti kene mbajte te gjitha keto "kursimet" qe po u fal Belinda per vete?!........................... Iku Tigri, na erdhi Tigresha/ ai te hiqte breket, kjo t' ha me gjith' tesha!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje