Shitja e katër hidrocentraleve, është fatkeqësi kombëtare. Flet inxhinier Emin Musliu!

28 Mars 2023, 20:40Ekonomia TEMA

Shitja e katër hidrocentraleve, është fatkeqësi

Emin Musliu, inxhinieri i dritës, ose siç e quajti Rudina Xhunga në emisionin Shqip, njeri nga djemtë e dritës të skuadrës së kapiten Radovickës, është sot 92 vjeç, por foli në DritareTV me pasionin, dashurinë, përgjegjësinë dhe krenarinë për rrugët e dritës që ndërtoi nga ‘49-’90 dhe pa t’ia shesin, poshtërisht privatit, siç u shpreh ai. 

Ish-drejtori i Institutit të Studimeve dhe projektimeve të Hidrocentraleve dhe linjave të tensionit të lartë, të stacioneve dhe portave detare, njeriu i skuadrës që ndriçoi Shqipërinë, në një rrëfim të gjatë në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV flet me trishtim për shitjen e hidrocentraleve. Për inxhinier Musliun, shitja e hidrocentraleve të Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, të cilat ka drejtuar punimet, ishte fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur popullit shqiptar.

Pas ‘90-ës u shkatërrua gjithçka, thotë inxhinieri, askush nuk na pyeti ne, ishte sikur ne të mos ekzistonin. Por ata nuk e dinin që pas atyre hidrocentraleve ishin mijëra shqiptarë që derdhën djersë, punëtorë, projektues, inxhiniere, shkencëtarë, që e nisëm nga hiçi, si unë 19 vjeç në Hidrocentralin e Selitës, që më pas studiuam, mësuam, punuam dhe sakrifikuam, vetëm me qëllimin për të ndriçuar Shqipërinë. Ky ka qenë qëllimi i jetës sime, thotë z. Musliu në Shqip nga Rudina Xhunga.

“Ia dhanë turqve edhe Bistricën edhe Ulzën edhe Shkopetin. Aty kemi derdhur djersë pafund që u bënë ato vepra të shkëlqyeshme. Poshterisi. Pas ’90 u shkatërrua çdo gjë, është fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur këtij populli. Pse të prishësh atë që e ke krijuar traditë. Në vend që ta çosh përpara, e çon mbrapa. Neve nuk ekzistonim, nuk na pyeti njeri dhe kjo është fatkeqësi e madhe. 

Kishim një institut dhe ndërmarrje të shkëlqyer për linjën e tensionit të lartë dhe hidrocentralet dhe i prishën. Tirana ishte vetëm me llampa me vajguri, me pishë, me qiri, kështu ndriçohej. Deri në vitin ’51 kështu ishte dhe nuk kishte as ujë as energji. Ne 7 nëntor 51 inauguruam hidrocentralin e Selitës. Ne mbrëmje, të gjithë duke pritur para bashkisë, ndërsa u ndez llampa e parë. Ishim 60 vjet pas Evropës. Vend pa drita. I sollëm dhe pastaj nuk reshtëm se ndërtuari hidrocentrale. Shitja e hidrocentraleve është e poshtër. Është e rëndë. Është fatkeqësi.

Unë kam qenë Drejtor i Përgjithshëm i hidrocentraleve të Ulzës edhe në Bistricën 1 dhe 2, Fierzës. Njerëzit nuk e dinë në hyrje të tunelit të Bistricës ne kemi vendosur 250 m tubacion metalik nga frika se mos binin tërmete sepse prishte dhe bllokonte gjërat. Janë bërë gjërat në mënyrë të mrekullueshme. Sot s’kemi asnjë institut hidrocentrali, është turp i madh. Gjithçka në atë kohë u bë në mënyrë të shkëlqyer, por pas ’90 u shkatërrua çdo gjë”, tha inxhinier Emin Musliu.

61 Komente

  1. E
    Epirioti II

    Emin Musliu pervecse nje shkenctar dhe patriot i madh, eshte dhe nje burre me karakter te forte. Ishte Ministri i pare i PD-se qe ju kundervu haptas Berishes per parime dhe u largua i neveritur nga partia. RESPEKTE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. V
      Vendi qelbesirave

      Ky eshte vendi inqelbesirave more zotri larg sa me larg kesaj mortje.

      1. K
        Kalec Dega

        Asnje lajm per Liderin Global, do kete marre rrugen e kurbetit, perseri…… lol… per te miren e shqiptareve, te Kosoves, p.sh..

        1. N
          Noc Rroku

          Kyyy Po !!!!! Ky ZOTNI po e njef ene e ka zbatu atë c'ka ka dit. Ene po ham buk, ene kina drit hala sot, prej punës së këtij ZOTNIJE. Se po dalin kohët e fundit ca parazit zyrash, që snjulën asi gozhd, e svun asi tull ,për këtë ven. Murën n'dor pjesën që u dha sala, ene gallxojn rrena nga Amerika. KY PO e merito me pas bust ene në , 5 H/C e salës. Respekt pa fund për PROFESOR. MYSLIUN.

          1. N
            Noc Rroku

            Kyyy Po !!!!! Ky ZOTNI po e njef ene e ka zbatu atë c'ka ka dit. Ene po ham buk, ene kina drit hala sot, prej punës së këtij ZOTNIJE. Se po dalin kohët e fundit ca parazit zyrash, që snjulën asi gozhd, e svun asi tull ,për këtë ven. Murën n'dor pjesën që u dha sala, ene gallxojn rrena nga Amerika. KY PO e merito me pas bust ene në , 5 H/C e salës. Respekt pa fund për PROFESOR. MYSLIUN.

          2. I
            Illo

            Te ndriçofte shpirti, i nderuar, siç ke ndriçuar kete popull ne vite! Ty, kolegeve te tu dhe Enver Hoxhes me shoke! Çfare i takon Çezarit jepja Çezarit! Dhe te mos guxoje njeri te me quaje komunist ketu! Shkoni e thojani atyre qe shiten e shkaterruan çdo gje si te popullit, ata hajdute e antikoministe fallco qe ishin!

            1. D
              Drejtesia e munguar

              O koqe, po ça thua Enver Hoxha o bole!! Ishe ing. Musliu dhe një popull I tërë që punonte që Enveri të vriste të gjithë të tjerët a të jetonte si aga. Popull injorant që nuk mësoi kurrë nga historia. Ja, shiko si I venë tani Saliut si dikur Enverit.

              1. Q
                QYTETARI

                BRAVO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                1. I
                  Iliri

                  Shko e qaj tek varri Laverit pra mor kaqol se mbase ngrihet e te merr aty prane vehtes e bie rehat.

                  1. I
                    Illo

                    @iliri @drejtesia e munguar Ju jeni per te ardhur keq! Me urrejtjen, qe keni ne shpirt vetem ju mund ti shkoni Enverit, atje ku eshte! Dhe sa me shpejt, aq me e paster do jete shoqeria shqipetare! Vemje, qe dini vetem te shani e mallkoni!

                  2. N
                    Noc Rroku

                    Ejjjjjj Ooooo JU, pse m,'detyroni me shkru prap. Lejeni ate gjet-rafmetin, se nuk ushqeheni dot mo tu lëpi kockat e tij. Punën e ka bo ,populli hero dhe 4-5 burra si profesor EMIN MXSLIU me pak shokë. Ata që gallxojn rrena sot ,kanë qen ca minj zyrash. Në 90 u bon ortak me salën bon ligjet me shkatru venin . Ju dha pjesën,morën streh politik në Amerikë e Evropë , ene shesin rrena.Sa për punën e ka drejtu për 30 vejt ai ZOTNIA qëëëëëëë u vetë---VRA. Ju që s'dini gjo ene llapni, çouni mkom në respekt të profesorit dhe shokëve të tij. ÇOUNI dhe shëëët gëk, se do ishit hala me bishtuk

                  3. S
                    Shqiptar

                    Respekt i pafund per shqiptaret e vertete, qe jane vlera , ndergjegja dhe intelekti i ketij vendi qe delenxhijte e hajdutet e shkaterruan dhe po e shkaterrojne. Ju uroj jete te gjate , i nderuar.

                    1. I
                      Iliri

                      Djersen e gjakun i mijira shqiptarve e shiten dhe shkatrruan maskarenjte! Ata meritojne burgim te perjetshem dhe eshte shume pak.

                      1. E
                        Erdogan

                        Keshtu eshte kur me "clirimin" e ketij Pashalleku turk te quajture Albania ne 1944-en keto vepra i ndertuan te burgosurit dhe te dashurit e tyre "Armiqte" e Kllases punetore Ne tharjen e liqenit te Maliqit,te Fabrikes se cimentos,te Superfosfatit,Piritit ne Spac etj. Ua moret shpirtin per 45 vjet o te mallkuar. Sa as kokallat (kockat) nuk u gjenden akoma. Keto krime qe bete you komunistet as turqit nuk i bene. Fatkeqesia eshte se me Rrezimin e Murit te Berlinit ne krye te Pashallekut mbeten perseri ata qe i kane duart me gjak. Si rrjedhim Ahu i te Persekutarve you katandisi atje ku jini. Ta gezoni Albanistanin.

                        1. s
                          shqip

                          E thënë dhe stërthënë 1000 herë :Shqipëria u desh të shkatërrohej me ç'do kusht. Ekonomia shqiptare ishte nën bllokadë. Dhe jo ashtu siç e paraqesin dhim-o-shkërdhatët e Sali shkëmborit. Gjoja nuk ishin rentabël, dhe kështu që duhej terapia shok. Terapia u duhej bandave të pardesyve të bardha. Fabrika pa punëtorë, sidomos me xhama të thyer, e bënte çmimin qesharak. U privatizua me letrat pa vlerë. Saliu shpërndau para , dhe këto u përdorën për të mbledhur letrat pa vlerë. Zotëria thotë që ishte poshtërsi. Vetë them : ishte tradhti e lartë ndaj shtetit. Me përjashtim të parlamentit të parë pluralist, besoj këtu biem dakord të gjithë, u pranua nga 95% e njerëzve, çdo gjë që ka vazhduar në vijimësi nga 2 Prilli i 91 e deri sot, nuk është gjë tjetër veçse jashtë ligjshmeri. Si kostituohet gjykata, si formulohet qeveria, si zgjigjet presidhjeri, si jepen tenderat, si mbahet vula, e si thirret foltorja, (nevojtoria). E gjitha është pa ligjshmeri. Jo moralisht, por me tërë kuptimin juridik. Pse u prish HSH (Hekurudha Shqiptare)? Kujt i intereson të shtojë numrin e kamikazëve në rrugë, dhe të ndosë ajrin që është bërë më i rrallë e më i shtrenjtë ? Kujt i intereson të zhdukë 30 miliard usd pasuri e Ushtrisë shqiptare ? Kujt i intereson të shesë naftën shqiptare, pa hedhur një lek ne arkën e shtetit? Kujt i intereson ta kthejë tokën shqiptare në dierrë ? Kur deri para 30 vitesh ekzistonte bujqësia intensive. Të gjitha këto (?) çojnë në një përfundim logjik. Shqipëria nuk çbëhet me dhunë ( luftë). Ka forma e plane, qofshin këto edhe afatgjatë, që realizojnë çbërjen. Përshtypja është se duket sikur ekzistojmë vetëm për konjukturë.

                          1. N
                            Nice

                            FILLOZOF DHE MENDIMTAR I SHQUAR

                          2. m
                            marko bollano

                            Z. Musliu të uroj jetë të gjatë e të shëndetëshme. Në shtator 1962 fillova punë në Bistricë si inxhinjer i ri, pa përvojë por me ëndra shumë. Atëhere punohej në katër drejtime për hapjen e tunelit, i cili është gati 4km i gjatë, punonin Inxhinjerët e sapo dalë nga Universiteti i ynë: Leandro Zoto, Aristidh Angjeli, Bardhyli, Sokrati, gjelogu Demir Beqiri, Topografi Niko Liti etj Punohej në digë nën drejtimin e inxh. Manes, ne sallën e makinerive nën drejtimin e Inxh. Napolonit. Ndër ta edhe shumë teknikë si Iliaz Perhati, Thanas Zbogo, Napolon Prifti e shumë të tjerë që të më falin që nuk jua përmend emrat. Në d. tekn. ishte Inxh Kosta Çomora dhe si kryeinxinjer Muhedin Muço dhe drejtor Koli Bozo. Në ndihmë u vinte gjithë Min. e Ndërtimit e asaj kohe me ministrn Dragoti, por edhe zoti Musliu me ekipin e kryesuar nga Prof. Rado vicka e inxh, Gjadri, Çezmaxhiu, Preza, Dyrzi, Meksi etj Punonin me dhjetra specialistë, minatorë , ndërtuesa, karpentjerë, saldatorë, montatorë, shoferë etj që me vetmohim, sakrifica por edhe me humbjen e disa jetë njerëzish bënë të mundur që në Mars 1965 të vihet në lëvizje turbina e parë dhe më 10 korrik 1965 të inaugurohet kjo vepër monumentale. Punën tuaj e vazhduam ne që morrrëm pjesë në montim dhe më pas ne çfrytëzimin e këtij objekti, që nga prodhimi i energjisë elektrike konkuron me termocentralet më të mira. Agregatët e këtyrej HEC-ve punojnë mbi 6 500 orë në vit. Por çedo gjithë ai mund vajti kot, tani ato janë pronë e KURUM. LAVDI NDËRTUSVE TË HIDROCENTRALEVE, SI EDHE GJITHË PUNONJËSVE SHQIPTARË QË PËR 50 VJET NDËRTUAN VEPRAT E MËDHA

                            1. m
                              marko bollano

                              Z. Musliu të uroj jetë të gjatë e të shëndetëshme. Në shtator 1962 fillova punë në Bistricë si inxhinjer i ri, pa përvojë por me ëndra shumë. Atëhere punohej në katër drejtime për hapjen e tunelit, i cili është gati 4km i gjatë, punonin Inxhinjerët e sapo dalë nga Universiteti i ynë: Leandro Zoto, Aristidh Angjeli, Bardhyli, Sokrati, gjelogu Demir Beqiri, Topografi Niko Liti etj Punohej në digë nën drejtimin e inxh. Manes, ne sallën e makinerive nën drejtimin e Inxh. Napolonit. Ndër ta edhe shumë teknikë si Iliaz Perhati, Thanas Zbogo, Napolon Prifti e shumë të tjerë që të më falin që nuk jua përmend emrat. Në d. tekn. ishte Inxh Kosta Çomora dhe si kryeinxinjer Muhedin Muço dhe drejtor Koli Bozo. Në ndihmë u vinte gjithë Min. e Ndërtimit e asaj kohe me ministrn Dragoti, por edhe zoti Musliu me ekipin e kryesuar nga Prof. Rado vicka e inxh, Gjadri, Çezmaxhiu, Preza, Dyrzi, Meksi etj Punonin me dhjetra specialistë, minatorë , ndërtuesa, karpentjerë, saldatorë, montatorë, shoferë etj që me vetmohim, sakrifica por edhe me humbjen e disa jetë njerëzish bënë të mundur që në Mars 1965 të vihet në lëvizje turbina e parë dhe më 10 korrik 1965 të inaugurohet kjo vepër monumentale. Punën tuaj e vazhduam ne që morrrëm pjesë në montim dhe më pas ne çfrytëzimin e këtij objekti, që nga prodhimi i energjisë elektrike konkuron me termocentralet më të mira. Agregatët e këtyrej HEC-ve punojnë mbi 6 500 orë në vit. Por çedo gjithë ai mund vajti kot, tani ato janë pronë e KURUM. LAVDI NDËRTUSVE TË HIDROCENTRALEVE, SI EDHE GJITHË PUNONJËSVE SHQIPTARË QË PËR 50 VJET NDËRTUAN VEPRAT E MËDHA

                              1. m
                                marko bollano

                                Z. Musliu të uroj jetë të gjatë e të shëndetëshme. Në shtator 1962 fillova punë në Bistricë si inxhinjer i ri, pa përvojë por me ëndra shumë. Atëhere punohej në katër drejtime për hapjen e tunelit, i cili është gati 4km i gjatë, punonin Inxhinjerët e sapo dalë nga Universiteti i ynë: Leandro Zoto, Aristidh Angjeli, Bardhyli, Sokrati, gjelogu Demir Beqiri, Topografi Niko Liti etj Punohej në digë nën drejtimin e inxh. Manes, ne sallën e makinerive nën drejtimin e Inxh. Napolonit. Ndër ta edhe shumë teknikë si Iliaz Perhati, Thanas Zbogo, Napolon Prifti e shumë të tjerë që të më falin që nuk jua përmend emrat. Në d. tekn. ishte Inxh Kosta Çomora dhe si kryeinxinjer Muhedin Muço dhe drejtor Koli Bozo. Në ndihmë u vinte gjithë Min. e Ndërtimit e asaj kohe me ministrn Dragoti, por edhe zoti Musliu me ekipin e kryesuar nga Prof. Rado vicka e inxh, Gjadri, Çezmaxhiu, Preza, Dyrzi, Meksi etj Punonin me dhjetra specialistë, minatorë , ndërtuesa, karpentjerë, saldatorë, montatorë, shoferë etj që me vetmohim, sakrifica por edhe me humbjen e disa jetë njerëzish bënë të mundur që në Mars 1965 të vihet në lëvizje turbina e parë dhe më 10 korrik 1965 të inaugurohet kjo vepër monumentale. Punën tuaj e vazhduam ne që morrrëm pjesë në montim dhe më pas ne çfrytëzimin e këtij objekti, që nga prodhimi i energjisë elektrike konkuron me termocentralet më të mira. Agregatët e këtyrej HEC-ve punojnë mbi 6 500 orë në vit. Por çedo gjithë ai mund vajti kot, tani ato janë pronë e KURUM. LAVDI NDËRTUSVE TË HIDROCENTRALEVE, SI EDHE GJITHË PUNONJËSVE SHQIPTARË QË PËR 50 VJET NDËRTUAN VEPRAT E MËDHA

                                1. T
                                  Tahir Gashi

                                  Kot e shani Daktorr Berishen! Çna duhen ne dritat, uji, drejtesia, ushtria, ekonomia?! Daktorri na pruni Tallavane, Rrumpallen e Prostitucionin! Rrnofte Daktorri! Rrnofte poplli shqiptar! Pa dyshim… Pa kete popull nuk ka Sali, E pa Saliun çfare te beje ky popull?!

                                  1. I
                                    Imigranti

                                    Emin Mysliu; nje bure i vertete me aftesi te ralla organizative dhe drejtuese. Kam punuar me te ne Vaun e Dejes; respekte Z EMIN.

                                    1. O
                                      Operacioni Zjarri

                                      Thuajini troç gjerat. Hidrocentralet i ndertoi Enver Hoxha. Futi ndonje lek ne xhep ai? Por ju nuk ju pelqente nje njeri i tille. Juve u duhej Saliu, Iliri, Edi qe po ua pine gjakun. Mos harroni te dilni ne votime ne 14 Maj qe te vendosni se kush do tju vjedhi per 4 vitet ne vijim

                                      1. U
                                        USA

                                        Respekt dhe Drite ta befte Zoti

                                        1. T
                                          Teodori

                                          HEC Bistrca 1 dhe 2, Ulzen dhe Shkopetin i shiti Berisha. Ashtu siç Berisha dha leje per qindra HEC-e te tjere duke shkaterruar ecosistemet e natyres sone. Kjo eshte nje nga shume krime te tij

                                          1. A
                                            Agron

                                            Ky eshte nje nder njerezit e medhenj qe kane punuar per atdheun

                                            1. t
                                              toni mavrija

                                              punuan nje jete te tere per popullin e SHQIPERINE jo si keta hajdutet e mbas 90-es qe nga halet e tyre gojore perhapin te paqena.

                                              1. P
                                                Pensionisti i Porcelanit

                                                Emin Mysliu-nje njeri i jashtezakonshem, Hero i Ndertimit te Hidrocentraleve te Shqiperise, te cilat agjentura serbo-ruse ne Tirane ua shiti te huajve per nje kothere buke!

                                                1. S
                                                  Shqiponja

                                                  Rama eshte mason ai nuk vepron per te miren e popullit por vepron sipas urdhave qe mer nga Sorosi dhe masonet e tjere. O popull neve na ka gjetur belaja me keta masone keta nuk po lene gje pa bere per te shkateruar Popullin dhe Shqiperine ndajeni mendjen Rama nuk eshte Kryeminister por nje puntor dhe bashkepuntor i masoneve kjo eshte e verteta zgjohuni nga gjumi o popull.

                                                  1. d
                                                    durrsak 24 karat

                                                    Moj "Shqiponja", je jashtë teme.

                                                  2. I
                                                    Inxhinjeri

                                                    Illo Jam dakort me ty qe Emin Musliu edhe te tjere inxhinjera tu ndrite shpirti por nuk e ke degjuar plotesisht inxhinjerin Emin Musliu edhe mos permend Enverin se ai ishte nona e te keqijave te ketij populli edhe e dhjeve fare kete pune. Pyete njehere inxhinjerin Emin Musliu per te mirat qe Enveri i beri ketij populli e ti thote ai se flet si inxhinjer e jo si i dehur nga histeria Enveristo qe u shndrua ne Saliste edhe ky popull i vuajtur i pelqeka keto Enveristo Salisto se ne si popull paskemi difekt te lidhemi me ate qe na dhunon e jo me ate qe na ndricon si ka thene Faik Konica 100 vjet me perpara. Prandaj u largua Emin Musliu e te tjere mendje te ndritura ne vitet 1990 se ky popull kishte perberje fshatare qe i pelqente dhunuesi edhe nuk mund te qendronin dot pa dhunues edhe zevendesuan Enverin me Saliun.

                                                    1. L
                                                      LALA, shoku i Kiços, në kurbet.

                                                      Pirth të çfryhesh "inxhinjeri,, !

                                                    2. R
                                                      Real

                                                      Illo nuk po te thote kush komunist. Sepse dukesh prej larg qe je nje shkalle me lart si Koci . Ti je nje enverist i thekur si shumica e komentuesve te kesaj gazete. Sepse Meroja ju ka gjetur nje streheze ku te shfryni dufin ne mbrojtje te diktatorit qe i solli prapanicen me radhe jugosllaveve,sovjetikeve dhe kinezeve. Gjithsesi nderime dhe mirenjohje deri ne perulsi per inxhinier Musliun dhe gjithe inxhinieret e “ drites “ne vendin tone.

                                                      1. Z
                                                        Zoteri Zoti te dhente Jete te gjate...

                                                        Zoteria eshte njeri fisnik...sic shpjegon.. Ore po te votoni me 14 Maj PD dhe LSI apo sic quhet tani PL. do ti blejne perseri te gjitha Indrocentralet qe i kane shitur dhe do jua dhurojne Popullit edhe dritat falas Si Autobuzat qe do TI beje njeri pake me ngjyre se Emrin ja harova ,do TI beje falas te gjitha .. Dogjen te gjitha Pasurite dogjen te gjithe Shqiperine ,tani po ti Votoni do te hani buke me Luge Floriri...por jonnga AI Florriri i Kerrabes se AI Flori ka kohe qe po shutet neper Tregjet e Shqiperise dhe jashte ...Londra Edukimi i Femijve qe te kete ne te ardhmen Shqiperia njerez me Trurin e Inteligjences.. Ptuuuu plehrat Spiunat Kriminele..

                                                        1. Z
                                                          Zoteri Zoti te dhente Jete te gjate...

                                                          Zoteria eshte njeri fisnik...sic shpjegon.. Ore po te votoni me 14 Maj PD dhe LSI apo sic quhet tani PL. do ti blejne perseri te gjitha Indrocentralet qe i kane shitur dhe do jua dhurojne Popullit edhe dritat falas Si Autobuzat qe do TI beje njeri pake me ngjyre se Emrin ja harova ,do TI beje falas te gjitha .. Dogjen te gjitha Pasurite dogjen te gjithe Shqiperine ,tani po ti Votoni do te hani buke me Luge Floriri...por jonnga AI Florriri i Kerrabes se AI Flori ka kohe qe po shutet neper Tregjet e Shqiperise dhe jashte ...Londra Edukimi i Femijve qe te kete ne te ardhmen Shqiperia njerez me Trurin e Inteligjences.. Ptuuuu plehrat Spiunat Kriminele..

                                                          1. Z
                                                            Zoteri Zoti te dhente Jete te gjate...

                                                            Zoteria eshte njeri fisnik...sic shpjegon.. Ore po te votoni me 14 Maj PD dhe LSI apo sic quhet tani PL. do ti blejne perseri te gjitha Indrocentralet qe i kane shitur dhe do jua dhurojne Popullit edhe dritat falas Si Autobuzat qe do TI beje njeri pake me ngjyre se Emrin ja harova ,do TI beje falas te gjitha .. Dogjen te gjitha Pasurite dogjen te gjithe Shqiperine ,tani po ti Votoni do te hani buke me Luge Floriri...por jonnga AI Florriri i Kerrabes se AI Flori ka kohe qe po shutet neper Tregjet e Shqiperise dhe jashte ...Londra Edukimi i Femijve qe te kete ne te ardhmen Shqiperia njerez me Trurin e Inteligjences.. Ptuuuu plehrat Spiunat Kriminele..

                                                            1. l
                                                              labi

                                                              Shitja e ketyre 4 hidrocentraleve eshte krim i rende kombetar. Fatkeqësisht askush nuk do te paguaje per kete krim.

                                                              1. E
                                                                Emigrantja

                                                                Z. Ing. Emin Myslyu, ju urojme te kaloni nje pleqeri te shendeteshme dhe te mbare. Ju jemi mirenjohes per punen , dhe kontributin tuaj te shkelqyer, ne ndertimin e atyre vepra aq shume te nevojeshme per shqiptaret dhe Shqiperine...... Jam ne moshen 83-vjecare dhe e kam jetuar ate kohe aq shume te veshtire, ashtu sikurse jeni shprehur edhe juve ....... Mirepo keta efendileret "Poletikane" qe na erdhen te na qeverisnin, nuk paten deshiren , qe shqiperia te arrinte nivelin e mireqenjes sikurse vendet perreth nesh!!!!!! Ata shqiperine e sabotuan e shiten, e shkaterruan popullin e vrane, e dogjen e varferuan, Shqiperia vazhdon akoma te shpopullohet........ Keta poletikane nuk menduan as per vendin , e as per popullin........!!!!! Ketà mbushen bangat neper bote me parate e vjedhura dhe djersen e popullit , dhe po jetojne si miljardere, nuk po na zhduken nga faqja e dheut..... "SPAKU,,"duhet te veproje, sa me shpejt . Keta duhet te japin llogari per "korrupsjon madhor " ndaj vendit dhe popullit. LE TE SHPRESOJME I RRESPEKTUAR Z. MYSLYU SE NDOFTA EDHE NEVE , MOSHA E KALUAR, MUND TE KEMI FATIN TE SHIKOJME DICKA TE BUKUR NE NJE TE ARDHME TE AFERT------ Pershendetje...

                                                                1. E
                                                                  Emigrantja

                                                                  Z. Ing. Emin Myslyu, ju urojme te kaloni nje pleqeri te shendeteshme dhe te mbare. Ju jemi mirenjohes per punen , dhe kontributin tuaj te shkelqyer, ne ndertimin e atyre vepra aq shume te nevojeshme per shqiptaret dhe Shqiperine...... Jam ne moshen 83-vjecare dhe e kam jetuar ate kohe aq shume te veshtire, ashtu sikurse jeni shprehur edhe juve ....... Mirepo keta efendileret "Poletikane" qe na erdhen te na qeverisnin, nuk paten deshiren , qe shqiperia te arrinte nivelin e mireqenjes sikurse vendet perreth nesh!!!!!! Ata shqiperine e sabotuan e shiten, e shkaterruan popullin e vrane, e dogjen e varferuan, Shqiperia vazhdon akoma te shpopullohet........ Keta poletikane nuk menduan as per vendin , e as per popullin........!!!!! Ketà mbushen bangat neper bote me parate e vjedhura dhe djersen e popullit , dhe po jetojne si miljardere, nuk po na zhduken nga faqja e dheut..... "SPAKU,,"duhet te veproje, sa me shpejt . Keta duhet te japin llogari per "korrupsjon madhor " ndaj vendit dhe popullit. LE TE SHPRESOJME I RRESPEKTUAR Z. MYSLYU SE NDOFTA EDHE NEVE , MOSHA E KALUAR, MUND TE KEMI FATIN TE SHIKOJME DICKA TE BUKUR NE NJE TE ARDHME TE AFERT------ Pershendetje...

                                                                  1. t
                                                                    tipidhecufo

                                                                    Serbomadhi Saleh eshte fajtori E pason Grekofoni Fatos dhe rusofili Like. Me pas vjen Sorosiani Edvin dhe Erion. Te gjithe falen diku. Enveri gjithashtu po shiti Kosoven (dmth mbylli syte) per pushtetin e vet

                                                                    1. D
                                                                      Dikur nxenes ne diktatori

                                                                      respekt dhe vetem respekt per z.Mysliu, gjenerate e Prinderve tane,qe Punuan dhe Luftuan per nje Shqiperi te Denje..(Mos ta ngaterrojme me sistemin).. Shitja dhe vjedhja e Objekteve Strategjike KOmbetare eshte nje TRADHETI ndaj atyre qe kane Punuar me devotshmeri.. Gjithe klassa Politike Shqipetare ne Demokraci, pra Kreret-Vendimmarres jane per tu VARUR NE LITAR..lol

                                                                      1. M
                                                                        Mali

                                                                        Ti pisi më sipër, nuk ishte Enveri por Mehmeti

                                                                        1. M
                                                                          Mali

                                                                          Enveri vrau sa mundi ndër ta

                                                                          1. B
                                                                            Bekim

                                                                            Vetem nga komentet dhe opinoni I publikut ne kete shkrim e tregon qarte se ne shqipetaret pajtohemi plotesishte me cdo padrejtesi qe na eshte bere po behet dhe do te behet ne kurriz te popullit Eshte vertet per te ardhur keq qe puna 45 vjecare e popullit u shkaterrua u vodh e u abuzua sipas qefit ne emer te demokracise, Vetem mos hani m.t kur ju ngrihet cmimin I energjise apo ju digjen elektro shtepiaket Ta gezojme demokracin te udhehequr nga antishqipetaret

                                                                            1. b
                                                                              be-x

                                                                              Ju dhente Zoti ende jete!

                                                                              1. K
                                                                                Koli

                                                                                E drejte. Franca dhe Canadaja i shiten dhe riblene disa here me shtrenjte.

                                                                                1. H
                                                                                  Hidrocentali

                                                                                  Jashtezakonisht i NDERUAR Respekte dhe jete te gjate

                                                                                  1. A
                                                                                    Adi.

                                                                                    Pordh me rigon. Ku ishte ti kur u shiten...

                                                                                    1. a
                                                                                      astrit

                                                                                      Zoterise duhet dikush ti thote se sot jemi ne "Ekonomine tregut" ku eshte mentaliteti per te fituar qe e zhvillon vendin. Shteti te luaj rrolin e tij si rregullator. Ekonomia socialiste e Enver Hoxhes ka vdekur duka lene mbrapa nje popull te njere ekonomikisht.

                                                                                      1. R
                                                                                        Roland

                                                                                        Qofshin te nderuar dhe te respektuar perjete njerezit e ndritur te kombit(pas 1991 nuk ka te tille)!Sepse,vetem kane shkaterruar dhe vjedhur.

                                                                                        1. S
                                                                                          Shqiptari

                                                                                          Rrespekt per brezin e sakrifices qe ndertuan shqiperin , brez i shkelqyer , koh te arta pune sakrifice per ndertimin e vendit , rrespekte per brezat 1940 1990 , qe e moren shqiperin nga mesjeta e ben vend te zhvilluar industrial si gjith europa , lavdi kohes se ndritur te shkolles dhe punes heroike te kohes PPSHs,

                                                                                          1. T
                                                                                            Toni

                                                                                            Duhet te jesh mendjeshkurter ta besh kete gje.Jane vepra qe nuk behen per 2 dite. Te mbushesh arken me para nga shitja e tyre eshte njesoj sekur i ke hedhur ne lume.

                                                                                            1. P
                                                                                              Prof.Sp.5

                                                                                              Intelektual te tille, zor se i vine Shqiperise nder vitet qe do te vijne.

                                                                                              1. D
                                                                                                Demotakercita

                                                                                                Nderime per brezat e atyre viteve,qe me pune vetmohuse,sakrifica e idealizem ndertuan jo vetem ato hidrocentrale por shume vepra madheshtore ne dobi te vendit.Pse u prishen e u shiten per nje cope buke ato vepra?Mendoni se "udheheqesit" shqiptare pas 1990-tes nuk e dinin se duhet te rezistonin e ti kethenin ne rrugen e ekonomise te tregut?Ne mendimin tim,bota e zhvilluar kapitaliste kerkonte tregje.Si mund te shitej domatja maqedonase po te rronte bujqesia jone.Si mund te shitej DPA-ja (plehu kimik)po te egzistonte Ure-ja?E ne ket shkaterim,jo te gjitha t'ia leme Saliut,se sejcili nga "udheheqesit" e pas 1990-tes ka pjesen e vet,asnje nuk eshte pa pjese.Mjaft te shohesh kapitalet e tyre dhe s'ke nevoj per shume mendime.

                                                                                                1. N
                                                                                                  Nje Veteran

                                                                                                  Prof.Sp. 5 . Shqiperia ka Intelektuale te tille me ndergjegje se aftesia fitohet duke punuar, por klasa politike me ne krye krye hajdutin Sali kafshe Berisha dhe bashkepuntoret e tjere qe nga 90-ta nuk kishin interes ti mbanin ne pune se i kane pase kundra rymes se tyre dhe i kishin pengese per te realizuar ato qe bene .Nje Intelektual i ndergjegjshem dhe i pregatitur si dhe Atdhetar nuk mund te shkatronte veprat qe ndertoi qe ketu fillon historia.Ju u interesonin njerzit e pa afte se ate e rrotullon si te duash kete e realizoi Saliu me shok . Respekt per Z.Musliu dhe gjithe Intelektualet e asaj kohe qe punuan me perkushtim dhe ndergjegje .

                                                                                                  1. B
                                                                                                    Bllokmeni

                                                                                                    E bukur kjo kur ky akuzues kerkonte me Ajdin Sejdine te privatizonte He-cet ne 1991.

                                                                                                    1. T
                                                                                                      Tringa

                                                                                                      Ou ku i ke provat o llapaqen?

                                                                                                    2. P
                                                                                                      Pinoku

                                                                                                      Që komunizmi ishte diktaturë dhe Enveri një serial killer, - kjo nuk vihet ne diskutim. Siç nuk vihet ne diskutim ndryshimet marramendese qe pësoi vendi gjate 45 vjeteve te atij sistemi. Shqiperia e meparshme ishte nje vend qe te kujtonte Kandaharin apo Afriken. Injorance, fukarallik, maskarallik. Kishte vetem nje pakice të vogel intelektualesh. Pa asnje shkolle të larte, pa asnje meter hekurudhe, pa fabrika, pa uzina, pa dije, pa kulture, - veçse erresire. Ne vitin 1945 ishim 400 vjet larg Europes. Ne vitin 1985 ishim 50 vjet larg Europes. Mund te shkruash libra të tere per ndryshimet pozitive qe solli komunizmi ne Shqiperi, dhe po aq libra per krimet dhe shtypjen qe ai regjim ushtroi gjate atyre 45 vjeteve. Dhe te mos arrish kurre ne nje emerues te perbashket. Enveri per disa eshte engjell, per disa eshte Djall. Se te i gjalli gjendet edhe Engjelli edhe Djalli. Ja disa shifra dhe fakte për atë kohë.Industria shqiptare prodhonte mbi 130 lloje makinerish, 60 prej të cilave për bujqësinë. Vetëm traktorë me 15 kuaj fuqi kishte 22.300 copë. Shqipëria kishte 2000 kombajna, Shqipëria prodhonte edhe traktorë të rëndë, me 54 kuaj fuqi, motorin e Shkodës, autobusë, rimorkio 40-tonësh, lokomotiva, vagonë treni minierash etj. Shqipëria kishte 50 miniera dhe prodhonte 1 milion e 700 mijë tonë krom në vit. Nga sasia e mineralit të kromit që nxirrej, Shqipëria zinte vendin e dytë në botë. Shqipëria prodhonte hekur,1 milion e 179 mijë tone. Shqipëria prodhonte naftë 1.5 milionë tonë. Në katër fabrikat e duhanit – cigareve prodhoheshin 20 lloje cigaresh, duke konkuruar në tregun e jashtëm, ashtu si dhe me dhjetë llojet cilësore të çimentos shqiptare. Eksporti ishte 69%, i mallrave të Shqipërisë Nga bonifikimet u përfituan mbi 52.500 ha tokë, dhe u përmirësuan 200.500 ha tokë, u zgjeruan liqenet artificiale dhe rezervuarët e ujit. Kështu u arrit ujitja në tokë malore me rreth 70% të sipërfaqes. Shqipëria për ujitjen dhe plehërimin e tokës zinte vendin e parë në Evropë. Duke i llogaritur këto rezerva për frymë të popullsisë dhe për km2 të sipërfaqes, Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë, pas Norvegjisë. Tokë e punuar 710.000 ha. Tokë arë 589.000 ha. Pemishte 58.000 ha. Ullishte 44.000 ha. Vreshta 19.000 hektarë. U mbollën 5 milionë e 844 mijë rrënjë ulliri dhe një milion e 182 mijë rrënjë agrume. 60 milionë e 630 mijë pjergulla rrushi, u hapën 20 mijë ha vreshta me rrush. Vetëm gruri i mbjellë me 209 mijë ha siguronte 234 kg bukë për një banorë. Shqipëria kishte 699.000 gjedhë. Në librin Gjeografia Ekonomike të Mark Krasniqit fq. 346. Prishtinë 1985, shkruan “në Shqipëri për 1 ha tokë të punuar mesatarisht përdoren rreth 150 kg. pleh kimik (më shumë se disa vende tjera të Evropës).U pyllëzuan rreth 200.000 hektarë,u përmirësuan rreth 400.000 hektarë pyje. U arrit ndërtimi i 385.769 shtëpive e apartamenteve të banimit, u ngritën 67 qytete të reja. U studiuan e u projektuan hidrocentralet e perspektivës për kaskadat e lumenjve Drin, Vjosë, Devoll, Osum, Erzen si dhe i 1213 hidrocentrale të vegjël. Vetëm gjiganti Metalurgjik i Elbasanit përbëhej nga 15 uzina.Vetëm diga e hidrocentralit “Drita e Partisë” në Fierzë me lartësi 267 metra ishte diga më e lartë në botë, e cila ka prodhuar 1 miliardë e 800 milionë kilovatë. U ndërtuan më se 83 diga të tjera, me lartësi mbi 25 metra. Kishte edhe 5 termocentrale:TEC Fier me fuqi 80.000 kë/orë ,TEC Kombinatit Stalin me fuqi 5.000 kë/orë, TEC Korçë me fuqi 5.000 kë/orë ,TECI Maliqit me fuqi 5.000 kë/orë,TEC Metalurgjikut Elbasan me fuqi 10.000 kë/orë. U ndertuan 400 mikrohidrocentarle me me fuqi 300.000 kë/orë .Energjia elektrike ishte 5 miliardë e 112 milionë kilovatë. Eksporti i energjisë elektrike ishte 2 miliardë e 93 milionë kilovatë. Sot nevojiten 14.000.000 kw/orë Linjat hekurudhore nëpërmjet Hanit të Hotit në veri u lidhen me linjat ndërkombëtare ndërsa në jug vetëm për 2173 metër linearMl) (Kufi me Strugën) kompletohej i vetmi korridor hekurudhor veri¬-jug Ndërtimi i veprave madhore si Kombinati Metalurgjik në Elbasan, Superforsfati i Laçit, Ferrokromi i Burrelit, Uzina e Plasmasit në Lunjë, Uzina e Llampave në Vlorë, Uzina e Përpunimit të Thelle e Naftës në Ballsh e Fier,Uzina e Telave në Shkodër, etj, sot këto objekte janë më shumë se të rrënuara. Nga 4 fabrika letre , sot s’ka asnjë!¬ Në projektimin e ndërtimin e porteve e pontileve të Vlorës, Himarës, Sarandës, Durrësit, Shëngjinit etj, vepra, të cilat edhe sot i qëndrojnë kohës e janë në shërbim të ekonomisë vendit. Në projektimin e ndërtimin e veprave vaditëse e kulluese,u ndërtuan 654 diga të rezervuarëve të ujit së bashku me nënobjektet. Në vitin 1981 Shqipëria kishte armatën e madhe me rreth 100 mijë kuadro e specialistë me arsim të lartë,të profilizuar në 35 degë të ndryshme: Kishte Akademinë e Shkencave me 12 Institute e Qendra Kërkimore, Biblioteka e së cilës kishte lidhje e shkëmbime me 400 biblioteka e institucione shkencore të botës. Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhonte 15 filma në vit e dhjetëra filma dokumentarë e shkencorë, të cilët ishin krenaria e kinematografisë, kulturës dhe kombit shqiptar. Shqipëria kishte rreth 100 kinema dhe afro 5000 institucione kulturore e artistike dhe në fshatrat e thella e malore. Përveç muzeve të qyteteve ekzistonin edhe rreth 2 mijë muze e shtëpi muze. Botoheshin 110 gazeta e revista dhe fondi i librave ishte 4 milionë e 210 mijë Shqipëria kishte dhjetra spitale e shtëpi lindje, 470 ambulanca e poliklinika të shtrira në çdo fshat, 37 institucione të higjienës e të epidemiologjisë. Shqiperia më 1945 ishte 300 vjet prapa Europes. Me 1985 ishte 50 vjet prapa. Pra u bene ndryshime epokale. Kjo eshte njera anë e medaljes. Ana tjeter eshte se e gjithe ajo pune, i gjithe ai transformim u bë me kamzhik. Por a mund te behej ndryshe?! Zakonisht diktaturat dhe diktatoret bejne pune te tilla per te justifikuar qenien e tyre ne pushtet. Hitleri ishte po ashtu nje diktator i pashoq. Por per 5 vjet ai e nxorri Gjermanine nga kriza qe e kishte kaplluar. Dhe per 20 vjet e ktheu ne superfuqi. Mos harroni piramidat e Egjiptit. Vepra madheshtore. por te ngritura mbi gjakun dhe vuajtjet e miliona sklleverve. Megjithate mund te thuhet se Enveri, megjithese i ndërroi faqen vendit, shqiptaret i la të varfer. Nje meter stof kushtonte 2000 leke te vjetra. sa nje e treta e nje rroge mesatare. Dyqanet ishin bosh. Per nje liter qumesht duhej te ngriheshe në 3 te nates. Pa folur ketu per shkeljen totale të të drejtave te njeriut. Per nje fjale goje iknje per lesh. Merrnje më qafe edhe familjen tende. Neper disa kooperativa dita e punes paguhej vetem 30 leke te vjetra! Aq me e veshtire u be jeta per fshataret edhe pas ndalimit te oborrit personal. Shteti mbante nen vrojtim kedo. Sidomos intelektualet. Ne fund te regjimit, kur nuk i kishte mbetur me armik per ta asgjesuar, Enver Hoxha filloi ngrënien e kokave të shokeve te vet, duke u kthyer ne nje lloj Makbethi. Pra ajo kohë ka të mirat dhe te keqijat e veta. Ështe bardhe e zi. Personalisht nuk u jap kurrë të drejte atyre qe duan te na e paraqesin regjimin diktatorial si fushe me lule, por edhe atyre qe mohojne gjithçka dhe e paraqesin ate kohe si bloze të zeze. E keqja me e madhe per mua eshte se regjimi qe e pasoi, keto 32 vjet demon-kraci, nuk dallohen per asgjë të mire. Veçse per kthimin e Shqiperise ne nje toke te djegur ose ne nje shprehje gjeografike. Prandaj edhe shqiptaret vazhdojne te marrin "arratine" ne Perendim. Ne asnje vend te botes nuk eshte larguar më shumë se 1/3 e popullisise siç ngjau ne Shqiperi. Dhe u largua pjesa me vitale. Per me shume ne bote sot emri shqiptar eshte bere sinonim i kriminelit. Si popull nuk duhet të jemi fare krenar, se kemi deshtuar totalisht si ne ndertimin e socializmit ashtu edhe te demokracise.

                                                                                                      1. L
                                                                                                        Lince

                                                                                                        Bravo. Keshtu eshte realiteti.

                                                                                                      2. A
                                                                                                        Agronomi

                                                                                                        Po te kishte drejtue shtetin Emin Musliu dhe jo keta hajdut qe me teorin e nivelit zero shkatrruen djersen e popullit te ndertuar me gjak e sakrifica Shqiperia nuk do ishte kjo si esht sod po sdo kishte nevoje te emigroj po te jetoj i lumtur ne vendin e vet

                                                                                                        1. d
                                                                                                          demokrati

                                                                                                          Nje zoteri i vertete.Profesionist, modest,punetor dhe menaxher i zoti.Nje Shqiptar i mrekullueshem.Intelektuali largepames, kurajo dhe burreri si askush kur deklaroi ne 1991” shoh gjak dhe shkaterim”Akush nga qeveritaret e post 90 nuk matet me ndenjen e pergjegjesise dhe perkushtimit ndaj shtetit dhe atdheut qe ka karakterizuar nje pjese jo te vogel te brezit te z.Musliu.Te degjoje rrefimin e tij ishte Paqe dhe Histori, komunikim qytetar.Pleqeri te bardhe.

                                                                                                          1. M
                                                                                                            Merhumja

                                                                                                            Te kane perdorur ne ate kohe edhe ne kete kohe o i ziu ti edhe mua bashke me ty. Pyeteni burrin e kesaj gazetares se i ati i tij ish sigurimsi ka qene ne taven e grabitjes se pasurive tona, bashke edhe me burrin e saj ish. Zv. Minister e diplomat. Mos u ngopshin e u dalshin nga hundet! Akoma duan. Edhe gjakun duan te na i pijne edhe lekuren te na e rrjepin.

                                                                                                            Lini një Përgjigje