Pse nuk rriten dot pensionet?

3 Prill 2023, 18:28Ekonomia TEMA

Pse nuk rriten dot pensionet?

Në vitin 2014, një pensionist urban në Shqipëri merrte mesatarisht 14,518 lekë në muaj. Në vitin 2021, ose shtatë vjet më vonë, pensioni mesatar ishte 17,258 lekë, me një rritje mesatare vjetore prej 2.5%.

Gjatë këtyre viteve, Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me mesatarisht 1.7%, gjë që sugjeron një rritje të papërfillshme reale të pensioneve me 0.8%. Por Indeksi shpreh ecurinë e të gjitha mallrave dhe shërbimeve në ekonomi, ndërsa pensionistët, për shkak se, me shumë gjasa, kanë një konsum të përqendruar të ushqimet bazë, janë sot më keq nga sa kanë qenë shtatë vjet më parë. Grupi i ushqimeve në Indeksin e Çmimeve të Konsumit u rrit nga viti 2014 deri në vitin 2021 me mesatarisht 3.7%. Akumuluar për shtatë vjet, pensionet janë rritur në terma nominalë me afro 19%, ndërsa grupi i ushqimeve është rritur me 29%. Diferenca është një rënie neto e konsumit të pensionistëve dhe përkeqësim akoma më i madh i gjendjes së tyre sakaq të vështirë ekonomike. [Link]

Mosrritja e pensioneve dhe varfërimi i mëtejshëm i pensionistëve në fakt është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është numri i pensionistëve dhe kostoja totale e pensioneve në ekonominë kombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i pensionistëve urbanë ishte 436 mijë vetë në vitin 2014 dhe u rritën në 566 mijë më 2021. Një rritje prej 30%, ose 130 mijë vetë, në numrin e pensionistëve solli një rritje në një masë të ngjashme në fondin e përgjithshëm të nevojshëm për pagesën e këtyre pensioneve, pavarësisht se pensionet janë rritur shumë pak. [Link]

Në të njëjtën kohë, numri i pensionistëve ruralë, të cilët marrin pension për vitet e punës në kooperativa, është ulur me afro 40 mijë. Pesha e tyre në terma të parave është më e vogël sepse pensionet e fshatit kanë qenë gjithmonë më të ulëta.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se shpenzimet për pensione të buxhetit të shtetit u rritën me 44% gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 148 miliardë lekë. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, pensionet më 2021 zënë 7.8% të PBB-së nga 7.4% që ishin më 2014. [Link]

Lajmi i vetëm pozitiv duket se është se gjatë kësaj periudhe, numri i të punësuarve me kontribute është rritur më shpejt se sa numri i pensionistëve. Sektori privat ka shtuar rreth 200 mijë vende pune, ndërsa sektori publik ka shtuar gati 19 mijë, megjithëse këto të fundit duket se kanë efekt negativ. Në të njëjtën kohë, taksa efektive mbi pagën dhe paga mesatare për të cilën paguhet realisht sigurimi shoqëror është rritur gjithashtu. Kjo ka sjellë një rënie jo shumë të fortë të barrës së deficitit të pensioneve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. [Link]

Problemi është që parashikimet për të ardhmen nuk janë aspak optimiste. Shkaku për këtë lidhet ngushtësisht me emigrimin masiv të të rinjve gjatë viteve të fundit.

Të dhënat e fundit [link], tregojnë se popullsia 50-64 vjeç, e cila pritet të dalë në pension gradualisht përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të ardhshme, është 570 mijë vetë. Ndërsa popullsia 5-19 vjeç, e cila pritet të dalë në tregun e punës përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të ardhshme, është 500 mijë vetë.

Nëse supozojmë se mes të rinjve do të ketë punësim 100%, (gjë që është shumë e pagjasë) dhe që ata të gjithë nuk do të ndjekin shembullin e brezave paraardhës për të emigruar, (gjë që vështirë se mund të shpresohet), atëherë sërish numri i atyre që dalin në pension do të jetë më i lartë se sa numri i atyre që hyjnë në tregun e punës.

Në mënyrë tipike, një shqiptar i punësuar paguan mesatarisht 12 mijë lekë kontribute për pension në muaj, ndërsa një pensionist merr 17 mijë lekë pension. Në total, të 700 mijë të punësuarit paguan gjatë vitit 2021 sëbashku 95 miliardë lekë sigurime shoqërore ndërsa të 673 mijë pensionistët morën së bashku 148 miliardë lekë pensione.

Në mënyrë që pensionet të rriten, atëherë është e nevojshme ose që pagat të rriten me shpejtësi të pazakontë, gjë që nuk ndodh dot për sa kohë ekonomia nuk rritet me shpejtësi të pazakontë, ose numri i të punësuarve të rritet shumë më shpejt se sa numri i pensionistëve. Për fat të keq, demografia sugjeron se kjo e dyta ka edhe më pak gjasa të ndodhë për shkak se numri i fëmijëve është më i vogël.

Me pak fjalë, nëse pensionet duhet të paguhen në këtë nivel që janë pa gërryer më shumë nga taksimi i përgjithshëm, apo të rriten sadopak, do të jetë e nevojshme ndërtimi i një ekonomie të re që ofron vlerë të shtuar të lartë dhe paga më të larta, nga ku të mund të mbahen sigurimet shoqërore të nevojshme për të paguar pensionet.

Problemi dukshëm qëndron te fakti që nga viti 2009 e më pas, ekonomia shqiptare nuk është rritur siç duhet. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia shqiptare është rritur me mesatarisht 2.4% mes viteve 2010 dhe 2021, kohë gjatë së cilës vendi u qeveris fillimisht nga koalicioni PD+LSI dhe më pas nga koalicioni PS+LSI dhe së fundmi, nga vetë PS. Ky ritëm rritjeje, jo vetëm që është më i ulët se sa potenciali, i cili vlerësohet në 4 apo 4.5% në vit, por është edhe më i ulët se sa rritja e shumë vendeve të ngjashme. P.sh., ekonomia e Kosovës është rritur me mesatarisht 4%, ajo e Turqisë me 5.5% ndërsa Rumania e Polonia janë rritur me 3.3%.

Për sa kohë ekonomia nuk rritet, dhe shkaqet e mosrritjes vështirë se gjenden gjëkundi tjetër përveç cilësisë së qeverisjes, vendi nuk do të ketë mundësi të rrisë as paga dhe as pensione.(BIRN)

27 Komente

  1. A
    Ali Peza

    Rritni pensionet se late name.Jepuni ate çfare kane lene menjane nder vite.Skemat mbajini per vehte.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Qeveria tani është e zënë me rritjen e çmimeve,pasta do kalojë tek rritja e pensioneve.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajduti i Surrelit

        Shume mire , shume mire. Mos i rrisni pensionet se nuk ka problem gjithe pensionistet per ju votojne ndaj mos i rrisni, Ato para i perdorni per te paguar Inceneratoret qe nuk ekzistojne hahahahaha Paguhen miliona dolla per disa inceneratore qe ekzisotojne vetem ne enderrat qe shkikon Rama hahahahahaha Hajde strade hajde !

        Përgjigjjuni
        1. a
          arben

          Struktura e prodhimit shqiptar eshte lene ne dore te spontanitetit dhe individit qe ka pak informacion per ate qe ai prodhon. Keshtu prodhimi i fshatit,ka mbetur ne siperfaqe tre dylymshe dhe aspak konkurues,nga cmimi me prodhimin matane kufijve,kurse qyteti,ka ndertimin turizmin dhe llojin e kurumeve;te hodha lumin te qifsha kalin. Nje zhvillim kaotik,qe per me teper nuk i afrohet as fuqia puntore nga paga e ulet,ku prodhimi masiv i droges e kompeson dhe e tejkalon shumefish kete page. dhe piktori-kryeminister ndihet i kenaqur me glasat e ngjyrosura ne muret e kryeministrise,qe tani u ka dhene drejtim dhe jashte kufijve dhe duke u shitur pallavra perendimit,ato lloj pallavra,qe nuk i beson as vet. Secili per hesap te vet,fakiret e shumte,qe nuk kane asnje faj,le te vazhdojne ramazonin

          Përgjigjjuni
        2. G
          Go West

          Ne se administratore te pasurise se pensionisteve shqiptare nuk do te qene Nexhmija me Ramizin Pal e Lenke e Rita e tj e tj; nuk do te qe Fatos pijaneci e kumarxhiu, Sali e Ilir kapobandat e hordhise çeçene qe gjeti shesh e bere pershesh... Sot ndermarrjet e panumerta, minierat, magazinat e dyqanet shtetrore do te qene dhene ne perdorim dhe kjo do ti bente pensionistet shqiptare, qe kane lene 33% te pages per ndertimin e tyre, te merrnin paga europiane. Por keta na rane ne pjese, pasurite tona na i la pa zot Nexhmija dhe kumarxhinjte e kriminelet na i moren ose i shkaterruan. Tani: Zoti na dhashte, Sulltani nuk na e ka ngene.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            E DREJTE POR PO U RRITEN RROGAT SIC THUHET CMIMET DO RRITEN PO NJESOJ DHE PENSIONISTET DO HANE VETEM BUKE ME UJE SE AS KRIPE SDO BLEJNE DOT PRANDAJ PENSIONET DUHET TE RRITEN NE PERQINDJEN E RRITJES SE PAGAVE.......

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              E DREJTE POR PO U RRITEN RROGAT SIC THUHET CMIMET DO RRITEN PO NJESOJ DHE PENSIONISTET DO HANE VETEM BUKE ME UJE SE AS KRIPE SDO BLEJNE DOT PRANDAJ PENSIONET DUHET TE RRITEN NE PERQINDJEN E RRITJES SE PAGAVE.......

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                E DREJTE POR PO U RRITEN RROGAT SIC THUHET CMIMET DO RRITEN PO NJESOJ DHE PENSIONISTET DO HANE VETEM BUKE ME UJE SE AS KRIPE SDO BLEJNE DOT PRANDAJ PENSIONET DUHET TE RRITEN NE PERQINDJEN E RRITJES SE PAGAVE.......

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poseidon

                  E DREJTE POR PO U RRITEN RROGAT SIC THUHET CMIMET DO RRITEN PO NJESOJ DHE PENSIONISTET DO HANE VETEM BUKE ME UJE SE AS KRIPE SDO BLEJNE DOT PRANDAJ PENSIONET DUHET TE RRITEN NE PERQINDJEN E RRITJES SE PAGAVE.......

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Poseidon

                    E DREJTE POR PO U RRITEN RROGAT SIC THUHET CMIMET DO RRITEN PO NJESOJ DHE PENSIONISTET DO HANE VETEM BUKE ME UJE SE AS KRIPE SDO BLEJNE DOT PRANDAJ PENSIONET DUHET TE RRITEN NE PERQINDJEN E RRITJES SE PAGAVE.......

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      GRAMOZ

                      PENSIONET JANE QESHARAKE DHE CMIMET E USHQIMEVE JANE RITUR NE STRATOSFERE ,,,KA NJE RIGE ZGJIDHJE PER RITJEN E PENSIONEVE PER NJE KATEGORI KU KANE PENSIONE NGA 130 DOLLARE DERI 150 DOLLARE TE BEHEN 20.000 LEKE DERI 25.000 LEKE ,,RUGA E DYTE ESHTE PER KETE KATEGORI PLUS PAGES TI JEPET NJE KUPOM ,MUJOR ME USHQIME BAZIKE TE SHPORTES..

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kent

                        Ne mjaft shtete aplikohen bonuse per pencionistet ne nevoje qe nuk sigurojne minimumin bazik,nje nder te cilat jane kuponat ushqimor,transporti publik falas brend qytetit dhe interurban me skonto.Keshtu duhet te behet edhe tek ne. Rritje klasike te pencioneve sic rriten rrogat,ne asnji vend te botes nuk behet.Me sill nji vend qe e ben nji gje te tille.Pensionet vetem indeksohen,por ketu tek ne behet ne %,gje qe eshte e gabuar sepse duket te behet ne vlere.Ndryshe perfitojne pencionet e rrogat e larta.

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Pensionisti

                        O koqe Poseidon ne cilin shtet te botes riten cmimet e shteti rit pensionet ? kam 9 vjet qe kam dale ne pension USA ,kur dola ne pension nje LB domate ishte $1,sot mbas 9 viteve nje LB domate eshte $ 3 ,nje katravec eshte 30 cent sot edhte $ 2 e te gjitha jane ritur ,nje makine toyota qe bleva ne 2010 ishte $19000 sot eshte $ 36 000 kur dola ne pension ne ra $ 1600 ne muaj , sot mbas 9 viteve me eshte ritur $ 150 ne muaj , i bie $25 ne muaj per keto 9 vite te lutem bej hesap sa perqind jane ritur ushqimet ,robat ,benzina ,e sa eshte ritur pensioni .

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Piktori me emisjon kukullash

                          Mos ja vi re poseidonit se eshte mi haleje nga bodrumet e Fuges. Paguhet nje pension ne muaj per ti lepire bythen piktorit

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            K

                            O ti qisha robt more mashtrues pensionisti. Mue me jane rrite vetem per nje vit 100 euro po pwrse mashtron

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Pensionisti fukarai

                            Shume drejte zgjidhja e gramozit. Page 20- 25 mije leke dhe kupon ushqimor per pensionet deri ne 170 dollare se keshtu eshte diskretitim. Ky shpirtzi kryeminister u rrit pagat punonjesve te vet qe marrin nga 800 mije leka duke ja bon 120 e 130 mije leka dhe u jep 5 mije leka lemosh edhe atyr pensionisteve qe marrin speciale.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Taku

                              Problemi qendrom me thelle. Shaiperia nuk ka prodhim (bujqesi dhe industri) te mjaftueshem per te rritur pensionet. Nga do te dalin ato para qe tu shtohen pensionet?

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rrnofte LEXHENDA !

                                Rrofte Mbreti dhe Lexhenda qe i vuri kazmen ekonomise.

                                Përgjigjjuni
                              2. D
                                Dulla komunisti

                                Edi Rama tju kthejë gjënë e vjedhur pensionistave të varfër ashtu siç ka premtuar ai vetë në manifest, nga ata që janë majmur me djersën tonë në vitet e socializmit dhe vazhdojnë të majmen edhe sot në kapitalizem duke i lënë ata akoma më të varfer. BLA, bla, blate me 5000 leksha, e bonus, e lemosha është per ti hedhur hi syve atyre. Na iku jeta si shkerdhata me rrena e mashtrime. Tallin bythën me popullin e varfër se punët e tyre i kanë në terezi. Sdine ku ti bëjnë pushimet e ku ti prishin leket.

                                Përgjigjjuni
                                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                  Tabela me mashtrime. Po marr 50 vjeçarët, në 90, kontributet 0,ishin 20 vjeç. 60 vjeçarët ishin 30, edhe në këtë periudhë sigurimi ishte 0,u shkatërruan ndërmjet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    ramovladimir @ gmail.com

                                    Ç'do problem ka një zgjidhje : 1-Qeveria e ka në dorë të vendos çmimin e shportës 2-Nëse del një vendim ose ligj i veçantë që parlamenti të ketë e shumta 80 debutetë .3-Mirë kontributet janë ato që ata kanë paguar (pensionistët),por ku qëndron faji i tyre të mos ju ritet pensioni ?Përse duhen që ata të penalizohen ?.Pse qeveria nuk shpërndahet në familje të pensionistave të shohin si i harxhojnë atë pension prej 18000 lekësh ?.Diskriminimi i kësaj shtrese në fazën e fundit të jetës së tyre është ekstreme dhe e pa shpirt .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pickaxhiu

                                      O pensionista mos e rruni karin fare se do dale nafte ne Shpirag dhe do hani me l. Floriri

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Filiza

                                        Analizë prej një injoranti të papërgjegjshëm. Sipas kësaj analize rezulton se në Shqipëri banojnë rreth 600 mijë banorë deri në moshën 19 vjeç, 700 mijë pensionistë, 700 mijë të punësuar, ta zemë dhe 100 mijë studentë, pra rreth 2 milion e 100 mijë banorë?? Apo kemi një papunësi prej 800 mijë banorësh që nuk paguajnë kontributet?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Perlat Spahiu

                                          Shqipetar more bythe grisur ngele duke kakarisur. Ja cdote thote kur nje kooperativist kupton dhe di cfare eshte ekonomia dhe finanza.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fshatari

                                            Po kriminelet dhe vrasesit e me shume se te nje personi cfare do marrin , do rrijne nga 2o vjet ne burgje pa punuar fare , rrnofte Europa!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shqiptarja

                                              Po ky qe na sqaroi te pasqarueshmen deri tani na thot prisni sa te rritet bari qe ta haje prap gomar shalgjati.po I kur qeveria di te bej blancin eikjes pse nuk merr masa mos te ikin po ben te kunderten po se kur nuk ju thyhen hundet dhe brinjet dhe politika e tyre eshte pastrimi i Shqiprise nga brezi i ri se i ren mendja se do mbretetrojne ne llonxhe kavajee kane shume gabim.se ckane grabitur e shkaterruarr shume shpejt kane per ta paguar se boll jane 30 vjetmZULLUME NE GJITHE JETEN E SHQIPTAREVE.VETEM QORRAT DHE IDIOTET MENDOJNE SI PUNA E KETYRE.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                KATUNDARI

                                                Cfare po kerkojne pensionistet qiqra ne hell.Se shpejti do te kalojne ne boten e ameshuar lakuriq do te shkojne si kane lindur .Ndyshe politikanet deputetet ata do te shkojne te veshur me kostume por do te kene me vehte edhe hejbete me para se atje nuk do te kete banka dhe tere kohe do te merren me numurimin e parave duke ju mburrur njeri tjetrit se kush ka vjedhur me shume .

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje