Shqipëria ka nënshkruar këtë të martë, 28 prill, një marrëveshje energjetike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me nënkontraktore Greqinë. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes Venture Global, Aktor LNG dhe Shqipërisë, e cila parashikon një angazhim 20-vjeçar për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-të.
Ky projekt, me vlerë 6 miliardë dollarë, synon të forcojë sigurinë energjetike dhe njëkohësisht sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin, duke e pozicionuar Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm në hartën energjetike të Ballkanit.“Siguria energjetike ka lëvizur ka lëvizur dhe është në krye të agjendës sonë kombëtare. Për Shqipërinë do të thotë që të merren hapa konkrete për të forcuar energjizimin dhe për të ndërtuar një sistem që është i qëndrueshëm dhe i orientuar nga e ardhmja. Në këtë kontekst Shqipëria po merr hapa për të transformuar sistemin e saj energjetik”, tha ministri Karakaçi, gjatë një konference për shtyp, përpara nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Më tej ministri tha se vendi ynë do të diversifikojë kombinimin energjetik. Sipas tij, qendra e re e Vlorës do të pozicionojë vendin tonë si një portë strategjike në rajonin e Ballkanit, duke e lidhur importin e gazit.” Gjatë fjalës së tij Karakaçi tregoi dhe tre elementet kryesore në të cilën do të referohet marrëveshja.
“Siguria energjetike ka lëvizur dhe është në krye të agjendës sonë kombëtare. Për Shqipërinë do të thotë që të merren hapa konkrete për të forcuar energjizimin dhe për të ndërtuar një sistem që është i qëndrueshëm dhe i orientuar nga e ardhmja. Në këtë kontekst, Shqipëria po merr hapa për të transformuar sistemin e saj energjetik. Në zemër të këtij transformimi qëndron partneriteti ynë strategjik me SHBA, për të ndërtuar një të ardhme energjetike të qëndrueshme. Një shtyllë e vizionit është transformimi i qendrës së Vlorës, i cili është një nga komponentët që do të përcaktojë rolin e Shqipërisë në këtë hartë energjetike. Sjell disa elemente kyçe: së pari, rijetëzimi i impiantit të Vlorës; së dyti, zbatimi i kapaciteteve të brezit të dytë dhe së treti riklasifikimi i infrastrukturës. Po kështu edhe ndërtimi i tubacionit Fier-Vlorë, të transmetimit të gazit. Të gjitha këto krijojnë një siguri që do të rrisë kapacitetin prodhues të energjisë në Shqipëri. Do të diversifikojnë kombinimin energjetik. Qendra e re e Vlorës do të pozicionojë vendin tonë si një portë strategjike në rajonin e Ballkanit, duke e lidhur importin e gazit”.
Kush do to financoje keto para? Cili eshte roli i Greqise ne kete marreveshje dhe cfare perfiton ajo? Nenkontraktore per cfare? Nuk kuptohet, por mos eshte historia e Kalit te Trojes! Po, Shqiperia cfare perfiton? Mendoj se duhet te kete me teper transparence dhe informacion per shqiptaret! Nje vleresim i plote dhe i qarte i impaktit ekonomik, gjeopolitik, sigurise, mbrojtjes, mjedisit etj te ketij projekti.
Lere cfare shkruajne gazetaret amatore. Greqia nuk eshte "nenkontraktore". lol Pjese e marreveshjes jane Ministria e Energjitikes e Shqiperise, kompania amerikane Ventures Global dhe kompania greke Aktor. Amerika dhe Greqia nuk jane pjesemarres ne kontrate. Gazi do digjet ne nje TEC ne pronesi 70% greke ne Roskovec dhe energjia elektrike do eksportohet pjeserisht. Aktor gjithashtu mori koncension per miniera nikel-kobalti ne Shqiperi.
Nuk eshte koncesion por e drejte per te filluar punimet per te gjetur kobalt dhe ende eshte shume e paqarte nese do funksionoje sepse pjese e kompanise kompanise se krijuar eshte edhe nje kompani shqiptare e dyshimte. Asgje nuk ka filluar. Per ke TEC ne Roskovec e ke fjalen?
Më ndriço pak o Ministër, se ndoshta mendoj sëprapthi: Kemi një *lum të LNG, gazit të lëngshëm, që rrjedh nëpër Shqipëri që nga 2016(më korigjo datën)------- A nuk na binte më lirë ta merrnin LNG nga ky lum* që rrjedh nëpër Shqipëri? Pyetja 2: Në se futemi në këtë marrëveshje 20 vjeçare me haleatin tonë, a do të lejohen të.tjerë të importojnë lng më të lirë, apo ju japim Statusin Monopol aleatit, dhe ne do mbajmë burraçon e shtrenjtë?
Mesa une kuptoj, nuk jemi konsumatore, ose edhe po te jemi, jemi si miza ne bythen e elefandit. Do jemi pike apo stacion grumbullimi, ku pastaj do shitet furnizohen konsumatore/ kliente te europes juglindore si ne Itali, Greqi, Kroaci, Serbi e me gjere.
Cilët do të paguajnë për të siguruar fitimet e kënaqshme të investitorëve? Për sa vjet llogaritet shlyerja e investimit të tyre prej 6 miliardë dollarësh? - sa më shpejt, aq më të larta çmimet e detyruara nëpërmjet kontratave. Përgjigjja dihet. Më mirë mut se i vogël, dmth, më mirë të mos jesh fare se të jesh konsumator - fjalë kjo që duket si e prejardhur prej fjalës sumë.
Mesa duket do ta pësojmë si marrveshja që bëri sali maloku me gazsjellësin TAP ku Shqipëria nuk përfitoi asgjë nga ky projekt dhe TECi i Vlorës 120 milion Euro pa kalbet pa punuar asnjë ditë që nga koha e të ndjerit F Nano kur ishte kryeministër.Thjesht do mbetemi një vënd tranzit dhe asgjë më shumë.Mirë Amerika po grekët çfarë m.ti duan në këtë investim kur gazi i lëngshëm vjen nga USA ?!
Mjaft me keto brockulla qe na servirni o Antishqiptare.Mjafton te shohim Tigrat sesi vazhdojne te paguhen akoma pa u vene ne pune.Gerqia e Ndyre don te shfrytezije edhe territorin shqiptar , si te ishte i saji, per bizneset e saj dhe Brekushja Cipeplasur ja beri kete nder.Do jete si TAP-i dhe Bankers , ku Shqiperia nuk do perfitoje asgje, por vetem do shpenzoje per investimin grek nga taksat tona.Ne keni katandisur skllever te greko-serbeve ne vendin tone.FU PSHT-tetare te pangopur dhe injorante.