Marrëveshje për energjinë mes Shqipërisë, Greqisë dhe SHBA, Guilfoyle: Përfiton i gjithë Ballkani Perëndimor

28 Prill 2026, 15:05Ekonomia TEMA
Marrëveshje për energjinë mes Shqipërisë, Greqisë

Qeveria shqiptare ka nënshkruar këtë të martë marrëveshje me një kompani amerikane dhe një greko-amerikane, në fushën e energjisë.

Në ceremoninë e zhvilluar në Tiranë ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA në Athinë, Kimberly Guilfoyle, e cila e quajti vendin tonë “me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Europën”.

“Jam shumë e lumtur që jam sot këtu, krah mikut tonë shumë të mirë Edi Rama”, u shpreh ajo. “Ka dy marrëveshje që po nënshkruhen sot, si ajo 20 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror. Ky ndërveprim forcon sigurinë energjetike dhe kombëtare të Shqipërisë. Memorandumi për ndërtimin e një qendre thelbësore energjetike, përfshi një impiant gazi, dëshmon rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton energjisë së qëndrueshme për të mirë të qytetarëve shqiptarë”.

Guilfoyle vlerësoi edhe rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri-Greqi. “Ato janë më shumë se fqinje, ndajnë interesa të sigurisë, lidhje të thella njerëzore dhe bashkëpunim ekonomik. Kur SHBA, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor përfiton”, shtoi ajo. 

2 Komente

  1. F
    Fundi i marrëzisë

    Shqipëria nuk përfiton asnjë mut si gjithmonë. Nuk përfiton nga dhjetra mijëra fuçi naftë në ditë, nga nëntoka e vet, që i vidhen nga Amerika, jo të përfitojë nga gazi i tjetërkujt . Do përfitojnë gjithmonë të tjerët, për Shqipërinë gjallë të shkëlqyera dhe luga bosh. Në krah të demokracive më të pasura të historisë humane, jemi në mizerje dhe mesjetë. As në krah të Kinës së varfër komuniste nuk ishim kështu. Fabrika, uzina, teknologji, inxhinierë, hidrocentrale, tanke, avionë, rraketa, kuadro të kualifikuar, rritje natyrore, pyllëzimi masiv, bujqësi moderne. Tani shkretëtirë mesjetare. Hoxhallarë, priftërinj, LGBT, grekqirë, islamikë, sorrosistë, e lloj lloj muti tjetër.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      Kryeministrit tone i eshte bere bytha cope nga nderet,kerkojne amerikanet te marim muxhahedinet afganet ujguret ,opa bythen lideri yne ,,kerkon sazan karaburun Kushneri ,opa prape ne gjunje lideri yne ,kerkon Meloni te marim afrikanet e saj ,prape bythen lideri yne ,kerkon greku varezza detin prape bythen lideri yne ,kerkojne amerikanet dhe greket per gaz prape ne gjunje lideri yne ,kryeminister lango dhe pa dinjitet ,po si nuk ndodh kjo me vendet prane ,por vetem me ne .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje