Mbi 81 milionë euro për autobusë elektrikë në Tiranë

28 Dhjetor 2023, 17:15Ekonomia TEMA
Mbi 81 milionë euro për autobusë elektrikë në

Me qëllim rritjen e shpejtësisë në qarkullim të autobusëve, por dhe reduktimin e gazeve të dëmshme për mjedisin, qeveria gjermane dhe Bashkimi Europian  do të financojnë projektin për transportin e gjelbër në kryeqytet.

Fillimisht, projekti është parashikuar të zbatohet në tre linjat më të mbingarkuara të transportit në qytetin e Tiranës (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio).

Projekti përfshin zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus që përdorin bateri-elektrikë me synim reduktimin me 20% të kohës së udhëtimit si dhe rritjen e shpejtësisë së tyre.

Qarkullimi në Tiranë nëpërmjet linjave urbane shpeshherë është ngritur si shqetësim nga qytetarët për cilësinë e tyre dhe vonesat.

81.2 milionë euro është shuma që do të ofrohet në formë granti. Marrëveshja  për transportin e gjelbër u nënshkrua mes ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtoreshës së KFË gjermane në Shqipëri, Brit Horschke.

Kostoja totale e parashikuar e projektit është 110.37 milionë euro. Bashkia e Tiranës duhet të kontribuojë me 29.17 milionë euro.

4 Komente

  1. T
    Tironce Autoktone

    Aman se me leket tona po i sjell Autobuzet Erioni !Pensionistave po i mban nga 500 leke per pastrim !Se pensonistat i kan pensionet e medha !???

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbër

      Tironce e vërtetë (torollake, pra): -ato para' janë "grant" nga Europa "e poshtër me shqiptarët(!)"; nuk po i sjell Lali Eri me paratë e shqiptarëve. Janë falas nga xhepi e europianëve, se "ju kemi mbirë në bahçe; na e kanë për borxh"(!). T'i falënderojmë- duke i sharë, siç e kemi zakon ne shqiptarët...(!)

          Lini një Përgjigje