Nga Fatos Çoçoli
Hekurudhat janë mjeti më ekonomik dhe më i lirë i transportit. Më 21 dhjetor 2023, Komisioni Europian miratoi 120.5 milionë euro për projektet hekurudhore në Shqipëri, si pjesë e një paketë investimi prej 680 milionë eurosh, në hekurudhat dhe energjinë e rinovueshme në Ballkanin Perëndimor.
Projekte hekurudhore me financim nga BE 2024-2027
– Hekurrudha Vorë-Hani i Hotit
– Hekurrudha Durres-Rrogozhinë 120.5 mln euro
– Hekurrudha Tiranë-Rinas-Durrës 91.5 mln euro
Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës
Projekti Tiranë-Rinas-Durrës është i pari për modernizimin e rrjetit tejet të amortizuar hekurudhor në vend. Në tetor 2020 u shpall kompania fituese e tenderit të oprganizuar nga Komisioni Evropian, italiania INC S.P.A .
Kompania do të bëjë rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34.2 km midis Tiranës dhe Durrësit, si dhe ndërtimin e kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.
Gjithsej kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant nga Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe 36.9 milionë euro janë nga kredia e butë e BERZH-it. Pjesa e mbetur do të financohet nga qeveria shqiptare.
Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit të Procesit të Berlinit, e cila synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën Perëndimore. Trenat e vjetër do të zëvendësohen nga trena me shpejtësi të lartë rreth 100 km/h. Qytetari do të shkojë nga Tirana në Durrës në 22 minuta.
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë
Financimi do të përdoret për rindërtimin e linjës 33.5 km ndërmjet Durrësit dhe Rrogozhinës, kësaj rradhe me tren elektrik. Fondi i dhuruar nga Bashkimi Evropian është 62.5 milionë euro në këtë investim. Hekurudha do të përfundojë në vitin 2028. Do kemi në pak vite rilindje të mirëfilltë të sistemit tonë hekurudhor.
Puna do të përfshijë elektrifikimin, si dhe sistemet e sinjalizimit dhe telekomunikacionit. Linja në Shqipëri do të jetë pjesë e Korridorit të VIII-të Pan-Evropian, i cili lidh Italinë Jugore me Detin e Zi.
Tek ne, segmenti hekurudhor Durrës-Rrogozhinë është pjesë e linjës hekurudhore Durrës – Pogradec, e cila parashikohet të lidhet me Maqedoninë e Veriut në fshatin Lin. Projekti përfshin zgjerimin e trasesë nga Shkozeti në Rrogozhinë, në një gjatësi prej 33.1 km, si dhe ndërtimin e urave të reja, në përputhje me standardet europiane dhe kushtet gjeologjike-inxhinierike e sizmologjike të zonës së projektit.
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë është pjesë e planeve për shtrirjen e Rrjetit Rrugor dhe Hekurudhor të Bashkimit Evropian TEN-T në Ballkanin Perëndimor. Financimi i saj përfshihet në paketën e gjashtë financiare të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, me një financim total prej 16.6 miliardë eurosh, i cili synon përfundimisht të hapë rrugën për pranimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar lehtësisht në BE, me ndërlidhjen rrugore dhe hekurudhore të garantuar.
Teksa paraqiste në nëntor të këtij viti Planin Ekonomik dhe të Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen cilësoi se “Ndërsa ne vazhdojmë të punojmë së bashku për pranimin, ne duhet të ndërmarrim veprime vendimtare për ta sjellë Ballkanin Perëndimor më afër ekonomisë sonë. Së bashku, ne po hedhim themelet për rritje të qëndrueshme dhe integrim më të afërt, duke demonstruar edhe një herë angazhimin tonë të fortë për prosperitetin e rajonit dhe rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE”.
Hekurudhë dhe me Kosovën?
Ndërkohë, Hekurudha Shqiptare ka përzgjedhur një konsorcium të kompanisë austriake ILF Consulting Engineers Austria dhe Abkons, për të kryer një studim 14-mujor leverdisshmërie, për ndërtimin e një linje hekurudhore me Kosovën. Studimi do të kushtojë 1.8 milionë euro. Ai do të shqyrtojë dy variante për pjesën e Shqipërisë, degëzimin nga linja ekzistuese Durrës – Shkodër dhe kalimi i kufirit pranë Morinës.
Varianti i parë është një itinerar 137 km nga Mjeda, me 107 km itinerar në Shqipëri dhe 29.5 km tunel. Varianti i dytë është 125 km i gjatë dhe përmban 108 km në Shqipëri, duke u nisur nga Miloti. Parashikohet që ndërtimi të fillojë në vitin 2025, i financuar nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Hekurudha mes dy vendeve tona synon të bëhet pjesë e korridoreve brenda Ballkanit, por edhe pjesë e korridoreve që i lidhin të dyja vendet tona me Evropën Perëndimore.
Dhe hekurudhat janë mënyra e transportit më me leverdi ekonomikisht dhe më miqësore ndaj mjedisit. Me hekurudhën Shqipëri-Kosovë, vëllimi i mallrave tregtare që shkëmbehen mes dy vendeve tona pritet të pësojë rritje dyshifrore çdo vit, pasi mallrat që përpunohen në Portin e Durrësit për tregun kosovar do të transportohen 60 përqind më lirë me tren, se sa me kontenierë të lëvizur nga kamionë.
Hekurrudha do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës në vitet e ardhshme, pse jo vetëm që do të mundësojë transportin e shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave, së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej drejt vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, por do të rrisë me 30 përqind vëllimin e shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut-Bullgari, vetëm në vitin e parë të funksionimit të saj.
Ndalimi i Doktor Mortjes nga organet e drejtesise, lidhet pikerisht me hekurudhat! Garancia we ka kerkuar Evropa eshte pikerisht Daktorri. Tremben se mos intelektualet e Daktorrit i prishin dhe njehere hekurudhat!
Dmth pas 30 vitesh do rinisim nga e para të ndërtojmë hekurudha, pasi ato që kishim i shkatruam. Nuk kemi akoma leverdinë e transportit të komunizmit por kapardisemi në mjetet luksoze duke krijuar trafik, ndotur ambjentin. Ky vend do bëhet si bota e qytetëruar kur të kuptojë dhe ndreqë gafat që e kthejnë vazhdimisht pas....
Se mos Po ndodh edhe me kta hekurudhat si me aeroportin e kukesit. Hapet rruga e trenit dhe nuk vjen treni. Apo vari temeqen kryesorja Te futem ato leket ne pune
Akoma nuk kam kuptuar nese linja Durres -Tirane - Rinas do te jete me tren elektrik apo me nafte?
Electrik, do të jetë gati në pranverë 2024
Nuk eshte Tirane - Durres, por Vore - Durres. Erion Velia dhe Edi Rama e duan token e ish stacionit te trenit ne Tirane per leje ndertimesh, prandaj e shemben Stacionin e Trenit dhe do e cojne ne Vore. Cdo qytet e ka stacionin e trenit ne qender ose afer qendres ne menyre qe tu sherbeje te gjithe qytetareve. Keta te thone merr taksi 16 kilometra me valixhe e me femije qe te marresh pastaj trenin. Hajdutet u kane hedhur trute e gomarit shqiptareve qe i dashurojne si te marre. Berisha u prishi cdo infrastrukture e industri qe u trashegua. Rama, Meta e Velia e qethen cdo gje qe mbeti e lire mbas shkaterrimit te Berishes. Ky popull duhet te zgjohet e te kuptoje qe Berisha, Nano, Meta, Rama e Velia po i rrjepin 33 vjet pa nderprerje e ju thone ne ju sollem zhvillimin. Popull zgjohu e kerko te drejtat e tua e mos u zgerdhi si idiot me endrrat ne sirtar qe ju shesin Liderat e bythes qe ka prodhuar shqiperia.
po duro me, e pe projektin ti? ka transport falas deri tek treni. pastaj ti kur shkon te qendra leshit teg a ben 5 km me 20 minuta vonese? tani cdo gje nis larg nga shtepia. po e do trenin afer merr nje shtepi ne Vore dhe e ke te zgjidhur
O Cocol, daulle e propagandes, pse gezohesh si femije... Ty s'te bie te shohesh gje, se per keto do duhen te pakten 20 vjet. Pastaj s'te ben pershtypje qe durres rrogozhina do jete elektrike, dmth do ti kthehen prape Tirane durresit ta elektrifikojne... 22 min Tirane durres, po 1 ore do duhet te shkosh deri te stacioni, keshtu qe treni do mbetet bosh...
me ne fund pas 30 e kusur vitesh, evropi do ndertoje hekurudhat e ketij vendi te dhjere. Hekurudhat ishin pas monizmit po shqipkaret i prishen ashtu sic prishen fabrikat e uzinat se edhe keto ishin komuniste. Deri tani asnje politikan kryehajdut nuk kishte bole ti investonte parate e vjedhura e te rindertonte hekurudhen. Me popull te rrotkarizuar nuk ekziston mbi faqen e ketij planeti.
Ashtu sic rilinden demtimet nga termeti ku mbi 20 mije familje do e festojne viti e ri ne qiell te hapur. Pa ik hajdutet asgje nuk rilind.
ku jane keto familje? ke ndonje kontakt ti strehojme
aLbanistan , here i come, lol
Car Albanistan keni ide se çështe ki fiale
Varianti i trete ashtma i miri dhe ma i shkurti per te dy vendet si ne Shqipni ashtu edhe ne Kosove si dhe me nivel mbidetar ma te ulet: Shkoder-Prekal-Fierze-Tropoje-Gjakove 85 km dhe me tre tunele 7,5 km
Shum e qelluar, varianti më i miri i mundshëm.
Shpresojme te ndertohen, por cfare mallrash do transpotojne keta trena?
sunite nga xhami ne xhami
Nderkohe qe bota ka kohe qe perdor me sukses trenat elektrike " high speed " , ne i rikthehemi trenave me nafte, duke ju gezuar pastrimit te magazinave te botes dhe duke na e paraqitur si zhvillim te suksesshem.
Gjë e mirë është ndërtimi i hekurudhave,sepse bileta kushton më lirë,por fëmijët shqipëtar i qëllojnë xhamat e vagonëve me gurë duke i thyer ata duke rrezikuar jetën e pasagjerëve.
po ca guri me?? haha ..gur kane pas dikur... tani kane arme te kalibreve te ndryshme. do behet si tek filmi Babilon me ate spurdhjakun qe qelloi ne shkretetire amerikanet turista. vecse ketu fshatrave kane me shume nishan