Çmimet në Shqipëri kapërcejnë “kufirin” e BE-së

20 Dhjetor 2023, 22:25Ekonomia TEMA
Çmimet në Shqipëri kapërcejnë “kufirin” e

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Nëntor të vitit 2023 regjistrohet në 4.5%. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni për muajin nëntor të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 3.9%.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet mes 15 shteteve me normën vjetore më të lartë të rritjes së çmimeve. Këtë e pohojnë edhe shifrat e këtij treguesi për muajin Nëntor, ku rezulton se norma e inflacionit në vendin tonë ka kaluar normën e inflacionit në Bashkimin Europian.

Mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për të njëjtin muaj regjistrohet në 3.1%, ndërkohë që në Shqipëri kjo normë arrin në 4.5%. Turqia, Çekia dhe Serbia renditen si shtetet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 62.1%, 8% dhe 7.9% përkatësisht, pasuar nga Hungaria dhe Islanda me 7.4% dhe 6.9%.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova renditen poshtë mesatares së Bashkimit Europian sa i përket rritjes së çmimeve me një normë të inflacionit në 3% dhe 2.9% respektivisht. Ndërkohë, vetëm Belgjika ka regjistruar rënie të çmimeve në muajin Nëntor pasi treguesi i indeksit të çmimeve të konsumit fiksohet në -0.8%.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 7.7% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7.2%, “Shërbimi arsimor” me 4.7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4.3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.2%, “Veshje dhe këpucë” me 3.0%, “Shëndeti” me 1.3%, “Komunikimi” me 0.5% dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.4%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2.3%.

Në muajin Nëntor, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0.4%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 0.8%.

Sa i përket kontributit të grupeve, ndikimin më të madh e ka patur grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.6pikë përqindje dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0.64 pikë përqindje. Nga ana tjetër, grupi“Hotele, kafene dhe restorante” ndikoi me 0.49 pikë përqindje. Negativisht ka kontribuar vetëm grupi “Transporti” me 0.2 pikë përqindje. (Armela Duka)

4 Komente

  1. s
    spata

    Te rroje Edvin palloshi .

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      Ere me BYTHË LEXONI JU !!!? Europa 3,1% tek ne 4,6%. Shiko Turqinë 62% !!!!!!!!!! Ata duhet të vrasin veten ? Ju ngeli goja Rama Rama.... Rama nuk i rrit cmimet por JU VETË.

      Përgjigjjuni
    2. t
      troc

      Cfare ka per te thene per kete RAMUTI qe trumpeton barazimin e euros me lekun? A vijne nga importi shumica e ushqimeve ,pse kjo rritje galopante e cmimeve nderkohe qe e dime te gjithe cilesine dhe rrezikshmerine e ushqimeve te pakontrolluara ? Pra ,kuptohet fare lehte qe cdo gje ne Shqiperi tashme eshte monopol i nje grushti njerezish dhe jemi ne meshiren e tyre si do jene cmimet e te gjitha gjerave ne vendin tone.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora.Vlora

        Te na rroje Ramut haleja

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje