Zonat më të “lira” në Tiranë për të blerë apartament

18 Dhjetor 2023, 20:20Ekonomia TEMA
Zonat më të “lira” në Tiranë për të

Zonat më të lira në Tiranë për të blerë shtëpi: Fresku, Bulevardi i ri, Shkoza, Alliasi - 1 m2, nën 1 mijë euro

Çmimet e pronave në kryeqytet kanë njohur një rritje të vrullshme, veçanërisht në tre vitet e fundit. Ky ka qenë një realitet i prekshëm jo vetëm për qendrën e Tiranës, apo për zona të tjera si ish-Blloku, zona e Liqenit Artificial, në të cilat çmimet janë dyfishuar, gati edhe trefishuar, por edhe në zona të tjera periferike të cilat para disa vitesh mund të gjeje një banesë me çmim të arsyeshëm.

Alket Bogdani, konsulentë pronash liston në Scan zonat, si Fresku, Shkoza, zona ku kalon Bulevardi i ri të cilat ofrojnë aktualisht një alternativë të përballueshme për qytetarët. Veç kësaj janë edhe zona me perspektivë zhvillimi, çka do të thotë se vlera e pronës do të vijojë që të njoh rritje.

Megjithatë, thotë Bogdani në përcaktimin e çmimit final ka disa komponentë që merren në konsideratë, siç mund të jetë cilësia e ndërtimit, kati në të cilët ndodhet, lehtësitë të cilat ofron zona që mund të jenë institucione arsimore, qendra shëndetësore por pse jo dhe shërbimet e nevojshme apo bazike qe mund te jene supermarkete, farmaci, furrë buke etj.

7 Komente

  1. J
    Jugu

    Cmimet ne Tirane jane akome te pranueshme dhe te perballueshme, sidomos krahasuar me boten. Kjo fale ndertimeve te shumta qe Veliaj po lejon duke rritur numrin e apartamenteve ne treg dhe keshtu duke ulur cmimin. Pa dyshim ka patur dhe perkrahjen e gjigandit Rama, dhe te dy jane cifti me simpatik per popullin shqiptar. Nga nje studim doli se gati 90% e shqiptareve jane pronar pasurie te palujtshme. Ne asnje vend tjeter te botes nuk e gjen kete. Rrofsh o Edo dhe Veliaj. Edhe pensionisteve jua ngritet sado pak por pranueshem.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emer

      Ironi Kirurgu ????

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kudrete

        Pencjonet mos pyt se gjysmen e lajm ne banke ngaqe nuk kena ku mi harxhu...

        Përgjigjjuni
    2. A
      Arzt

      Spekullim i paster!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eri

        Ju jeni m'a shtrenjte se ne Amerik e Kanada or daku. Po ta krahasosh me rrogat dhe pensionet nuk ble shtepi kurre

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kol

          O Jugu tirana eshte larg prandaj se ke idene u e kam 5 vjet qe jam kthy ne shqipri tirana eshte tmerr me parku makinen cdo nate min 30minuta do vijsh verdal per parkim pallatet bohen pa parkime ose me e ble 1 vend shkon 25 mij euro ska fusha te mjaftushme per femijet te lozin nga periferia I shikon luajn ne rruge per 5 vjet kush ka ble hyrje per investim do paguaj take dhe sdo arrive dot ta shese eshte sistem piramide

          Përgjigjjuni
          1. T
            TASHA BREGU

            KOL KE SHUM TE DREJ KETU NE USA NIVET MESATAR QYTETI E GJE PER 1200 SQFT 100 MIS DOLLAR

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje