Bumi i lartë turistik sidomos gjatë kulmit të sezonit veror, rriti ndjeshëm edhe konsumin në vend. Kjo tregohet edhe nga shifrat e shitjeve me pakicë të cilat pësuan një gjallërim në tremujorin e tretë të këtij viti.
Instituti i Statistikave raporton se si në 3 mujorin e dytë të vitit dhe të tretin ky tregues qëndroi i lartë në 5.6% kundrejt një viti më parë.
Kontributin kryesor në këtë volum të shitjeve me pakicë në vend e kanë dhënë karburantet me 2.2 pikë përqindje. Artikuj jo-ushqimore siç mund të jenë veshje, këpucë, orendi me 1.8 pikë përqindje si dhe ushqime pije e duhan me 1.6 pikë përqindje.
Nëse ndalemi në performancën e bizneseve në këtë periudhë të gjallëruar të vitit, rezulton se hotelet dhe agjencitë turistike lulëzuan teksa pas ngelen baret e restorantet, shitjet e të cilëve u rritnë më pak. Duke vërtetuar atë se çfarë ekspertët kanë thënë disa herë se më shumë turistë lowcost vizituan Shqipërinë.
Ndërsa pagat kanë vijuar që të rriten për të gjithë sektorët e shërbimeve, edhe në ato më rënie të shitjeve. Me e fortë rritja e pagave ishte në sektorin e hotelerisë, që ka pasur dhe problematikë me gjetjen e fuqisë punëtore, si dhe për agjencitë e udhëtimit. (Marinela Lina)
Sado te nxirrni konkluzione nepermjet shifrave jeni prape gabim, sepse informaliteti ne Shqiperi eshte i nje shkalle superiore dhe nepermjet shfrave zyrtare te instat arrini ne konkluzione te gabuara. A e dini ju psh sesa dhoma, apartamente, shtepi private jane dhene me qira ??? Nje mut dini! A e dini ju psh sesa hektolitra uje te amballazhuar eshte shitur? Nje mut e dini sepse kompanite prodhuese deklarojne as cerekun e shitjeve. Po keshtu me nenproduktet e qumeshtit, perime e fruta etj etj. A e dini ju xhiron e realizuar te restoranteve dhe bareve kur dihet nje pjese e mire nuk presin kuponin tatimor? Nje mut e dini! A e dini ju sesa te ardhura jane fituar nga cadrad dhe shezllonet me qira? Nje mut dini. Ju dini vetem te ardhurat e arketuara nga bashkite per kontratat me zaptuesit e brigjeve te detit. Me nje fjale ju nuk dini asgje nese bazoheni tek shifrat e instat!
Çfar patate?????? Dhe në shqipëri dhe elitarë......sikur nuk shkon.