Pagat në privat nuk po rriten, bizneset nuk e “hëngrën” strategjinë e qeverisë

12 Dhjetor 2023, 18:30Ekonomia TEMA
Pagat në privat nuk po rriten, bizneset nuk e

Reforma e qeverisë në sektorin shtetëror për rritjen e pagave me synim barazimin me ato të rajonit, por dhe nxitjen e privatit, e çoji nivelin e tyre në rang vendi në 71 mijë e 486 lekë. Sipas Institutit të Statistikave paga mesatare deri në tremujorin e tretë të 2023 u rrit me 16%.

Kjo reformë bëri që paga mesatare në shtet të arrinte në 84.3 mijë lekë.

Dhe ne kemi sot domosdoshmërinë që t’ua përcjellim të gjitha sipërmarrjeve këtë mesazh, që të rendin të rrisin pagat dhe të rendin të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor”, shprehej kryeministri Edi Rama.

Shifrat thonë se kjo strategji nuk funksionoi tek bizneset, të paktën deri tani. INSTAT raporton se në tremujorin e tretë të vitit, pagat në privat kapën shifrën e  65.9 mijë lekë në muaj ose 18.4 mijë lekë më pak se në shtet ose thënë ndryshe 22% më e ulët.

Shohim që sektori privat, qoftë biznesi i vogël por edhe biznese të mëdha po kanë probleme likuiditeti, po kanë probleme financiare. Kjo ven edhe si pasojë e dy krizave që kanë goditur, qoftë pandemia, qoftë edhe inflacioni, që vazhdon akoma”, thotë Romina Radonshiq, eksperte ekonomie.

Ndalur tek grup-profesionet, më të paguara rezulton se janë “Menaxherët, Ligjvënësit, Nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë” por dhe forcat e armatosura, të cilat ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

Vetë sektori privat duhet të ndërgjegjësohet që duhet të ketë një rritje page ( patjetër që edhe punonjësi ta justifikojë këtë rritje page, se po shohim që kosto e jetesës dita ditë po rritet dhe asnjë punonjës nuk mund të punoj dot me një pagë që prej 3-4 vitesh nuk është rritur”, thotë Romina Radonshiq

Ndërsa më pak të paguara janë profesionet elementare, bujqësia, peshkimi dhe shërbimet.

6 Komente

  1. l
    lani

    imagjinoje duke punuar per bosa? Shqiptar jane me keq se vampirat te pa ngopur

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Keta te sipermarrjeve private pastaj bertasin se nuk kane punetor, dhe pastaj jane po te njejtit qe bejne thirrje te sillen punetore nga Bangandeshi, Afrika, etj. Krejt fundurina, qe nuk ngopen. Nuk mendojne te bejne nje balancim.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Vetem ne Shqiperi paga ne privat eshte me e ulet se ne Shtet! Duket qe ne ne Shqiperi nuk ka ekonomi tregu as ekonomi te zhvilluar!

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhaxhi

          Shumica e njerezve ne privat marrin rroga nen dore ose ne te zeze thene hapur. Nuk ka njeri qe punon ne Tirane nen 700 euro muaji. Rrogat 1 mij euro jane bere normale.

          Përgjigjjuni
          1. nuk ka nen 700 euro? A MOS E DO NJE LISTE, dhe ata qe paguajn ne te zeze. dhe shoku nen dore duhet heq se nuk eshte normale, dhe mos me thuaj 1k euro eshte normale, ne tirane ke akoma me 450mij lek rroge, ik futi i xhiro verdalle. dhe 1k euro ne TIRANE. sdel per buk thate se me 1500euro m2 per shpi e me 400 500 qera nuk dilet ca po thua

            Përgjigjjuni
        2. i
          ida

          Biznesi privat nuk ka pagat me te ulta se shteti. Keto biznese nje pjese te pages e deklarojne pjesen tjeter e japin ne dore.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje