Mohamed Alabbar: Lajmet për largimin tim nga “Durrës Marina” janë spekulime

11 Dhjetor 2023, 13:40Ekonomia TEMA

Mohamed Alabbar: Lajmet për largimin tim nga “Durrës

Biznesmeni emiratas Mohamed Alabbar në një prononcim për Hashtag.al ka mohuar kategorikisht informacionet që qarkulluan paraditen e sotshme, në lidhje me një tërheqje të tij nga projekti “Durrës Marina”.

Ai shkroi se ndihet i befasuar nga këto lajme duke i konsideruar spekulative.

“Unë jam i befasuar nga këto lajme, zakonisht i injoroj thashethemet dhe shoh punën time. Këto lajme janë tërësisht të gabuara dhe spekulative. Po eci përpara me të gjithe detajet e projektit dhe nuk kam fare ndërmend të shes aksionet e mia në këtë projekt. Ju lutem vizitojeni personalisht zonën e projektit që ta shihni me sytë tuaj atë që po ndodh”, – u shpreh Al Alabbar.

Projekti “Durrës Marina” është një ndër punët më ambicioze dhe “dobësi” e kryeministrit Edi Rama, më herët opozita e goditi këtë projekt duke tentuar ta lidhte me miliarderin serb Bogoljub Kariç, i cili sipas opozitës ishte garanti i fondit të investimit.

Por më pas Hashtag.al zbuloi se në fakt garanti i projektit ishte vëllai i emirit të Emirateve, Tahnoon Al Nayhan, njëherësh dhe shef i shërbimeve inteligjente të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mohamed Alabbar: Lajmet për largimin tim nga “Durrës

9 Komente

  1. c
    ce

    Balte mbi kete projekt madheshtor hedh vetem foltorja e vicidolit dhe mjekercjapicimpordhaqenefitv qe moto te punes se tyre kane: shpif shpif se dicka do ngelet sic thoshte dr . Gebelsi i Rajhut te Trete.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Durrsaku.

      I doli shpuar mashtruesit,shpifsit non grata,për portin e jahteve në portin e Durrësit.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Daullxhiu

        Hajde more qorrat e rames, ku eshte alabari i leshit, duhet te lishin perfunduar pallatet. I therrisni mendjes e mos tju beje rama budallenj me fjale boshe.

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          o Daulle nga trute po pse me telekomannde behen pallatet o monster e foltores. Aeroporti i Berlinit ka 10 vjet ndertim dhe nuk ka mbaruar akoma o qorr.

          Përgjigjjuni
          1. T
            TaRrasLala

            Ka 2 vjet qe duhet te kishin fillu punimet.Akoma nuk eshte dhene leja e ndertimit nga bashkia.Akoma.nuk eshte liruar sheshi i ems vazhdojne te ankorohen anije.Akoma tani qe po flasim nuk eshte vene nje tabele per filkimin e punimeve sic parashikon ligji.Nje mut do beje Alabari paska dhene dhe prononcim.per hashtag.al qe eshte ne te njejtin nivel me JOQ pse sdoli ta pergenjeshtronte publikisht ne Euronews ne CNN makar te Veliu ne TCH?? Sepse asgje nuk do behet pervec ca pallateve te kalata lindore.edhe nje port i vogel varkash.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Daullxhiu gjithmonë mbetet daullexhi,ia paske gjetur emrin vehtes!Al Allabar ,leshin ta ka lënë ty sepse për vete ai qarkullon mbi 100miliard dollarë!

              Përgjigjjuni
            2. B
              Berati

              Alabar ka disa hetime te hapura ne Serbi, Indi por tani po hetohet per financim te HAMASIT nga agjensite inteligjente nderkombetare.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daullxhiu

                Une kam qene dhe jam kunder salihalese dhe babalike flori hajdutit. Po qorra nuk jemi te na genjeje ramushi dite per diell dhe nuk I ha brockullat e tij per ti ikur pergjegjsise. Gjithe keto vjedhje masive jane bere me djenine e plote te tij. Mos tju hedhi hi syve dhe mos u beni budallenj si ne kohe te edhjerit. Populli thoshte, nuk I ben edhjeri pislleqet, ai nuk di gje.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Mbase është koha e duhur për të shpresuar të ishte lajm i vërtetë, për të mos dalë më vonë i tillë.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje