Gjeli “sfidon” qingjin dhe viçin, fermerët e Peqinit rrisin çmimin e simbolit të tryezës së festave

10 Dhjetor 2023, 22:11Ekonomia TEMA

Gjeli “sfidon” qingjin dhe viçin, fermerët e Peqinit

Këtë vit simboli i tryezës së fundvitit, gjeli i detit, do t’u kushtojë më shtrenjtë qytetarëve.

Fermerët në Peqin, një zonë që njihet për mbarështimin e këtij shpendi, e kanë rritur çmimin deri në 1300 apo 1500 lekë kilogrami, pra gati 300 lekë më shumë se një vit më parë dhe kjo sipas tyre vjen si pasojë e disa faktorëve.

“Na thonë a ta marrim me 9 mijë lekë, po aq ne nuk na leverdis se kemi një vit që i kemi rritur është mundim dhe kosto me ilaçe me ushqime”, thotë një fermer.

“Gjatë një viti ne kemi shumë lodhje, kemi shumë shpenzime dhe çmimi është i mirë”, thotë një tjetër.

“Çmimet janë rritur ka shkuar 13 mijë lekë kg por kjo është normale se edhe çmimet e tjera janë rritur”, thotë fermri.

Në Peqin e fshatrat përreth për çdo vit mbarështohen mbi 27 mijë gjela deti dhe pavarësisht rritjes së çmimit fermerët thonë se thuajse të gjithë shpendët i kanë të porositura

6 Komente

  1. T
    Tregëtarë rrumpallë, fermerë matrapazë

    Nje gjel deti normal ne Britani kushton Nga 30 deri ne 40 pound. Ne lekë e bëni vete llogarine. Ndersa nje gjel deti bio (ose organik i thone ketej) kushton edge 65-70 pound. Këta fermeret e Peqinit ku i kane fermat, në Liverpul, apo në Norfolk? Se nuk po e marrim vesh. Nje gjel 50 pound eshte nje e dyzeta e rroges mujore mesatare ne Britani. Ndersa per nje punetor ne Shqiperi që merr 500 mije lekë te vjetra, gjeli 50 mije lekë eshte nje e dhjeta e rroges. Kjo nuk eshte tregeti por shfrytezim dhe matrapazllek i ndyrë. Më falni, se harrova, gjeli i detit në Angli blihet i therur në supermarket, jo fushave te Norfolkut, pra kostoja eshte edhe me e larte por çmimi eshte krahasimisht me i ulet ne Angli. Paradokse Peqini.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arifi

      Keto le tja tregojne ndonje tjetri se e para nuk u bejne vaksina,e dyta nuk krahasohet mishi i gjelit me te qengjit. Dhe e treta keta i frje me buke per te shtuar ne peshe kur i shesin Dhe e katerta u japin ilace me hormone per ti rritur.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neri

        Nuk e kane fajin fermeret qe ŕrisin cmimin per kg,por Edi Rama qe i ben reklame gjelit detit duke e krahsuar ate me nje deputet.Kur nuk ka prodhim fermeret kerkojne demshperblim kurse kur ka super prodhim duan te nxerrin dhjame dhe nga pleshti.

        Përgjigjjuni
        1. i
          ish skifter

          na late pa kaposh kete vit o ju qifija temat. Eshte bere per te dale me cifte ne ndonje pyll

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cmime te çmendura

            Ne Kanada, çmimi i mishit te gjelit te detit eshte 4 - 8 dollare kanadeze kilogrami (300 - 600 leke te reja). I therrur, i pastruar gati per ne furre....

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Mos blini gjel deti kete vit. Merrni fileton e vicit se kushton me pak. Fermeret te mesojne qe budallai nuk ia hedh dot te mencurit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje