Ekonomi: Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë impresionuese! E thonë dhe raportet e huaja

9 Dhjetor 2023, 09:11Ekonomia TEMA
Ekonomi: Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë impresionuese! E

Kur po mbyllet viti dhe është koha për të bërë bilancin, deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi ka një panoramë optimiste sa i përket ekonomisë së Shqipërisë. E ftuar në emisionin A2 Business me Aurora Sulçen, Ekonimi tha se Shqipëria ka pasur një rritje impresionuese të ekonomisë.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë impresionuese, e kanë thënë dhe raportet ndërkombëtare, që Shqipëria ia doli që të jetonte shëndetshëm ekonomikisht në këtë periudhë të vështirë, sa i përket ndihmës së qytetarëve dhe bizneseve, duhet ta shohim që kur nisi lufta”, tha Ikonomi.

 Ajo shtoi se kjo është reflektuar edhe në ndihmën e dhënë për shtresat në nevojë.

“Paketa e ndihmës ekonomike u dyfishua, ajo që ndodhi vjet dhe vazhdon dhe sivjet”, përfundoi Ekonomi në A2 CNN.

1 Komente

  1. k
    koment

    Ke te drejte moj Milva. Zoterrote per nje vend pune je gati te thuash "gomari fluturon"

    Lini një Përgjigje