Balluku: Linjë nënujore transmetimi Shqipëri-Itali, projekti energjetik më i rëndësishëm për dekadën e ardhshme

8 Dhjetor 2023, 14:00Ekonomia TEMA

Balluku: Linjë nënujore transmetimi Shqipëri-Itali, projekti

Projektet për energjinë, turizmin, kulturën dhe bujqësinë u prezantuan në panelin e dytë të Kongresit të Partisë Socialiste.

“Me ndihmën e BE-së kemi arritur të kemi konkretisht projekte sa i përket prodhimit solar dhe atij eolik, plan afatgjatë për diversifikimin që në vitin 2030 Shqipëria t’i shtojë pordhimit 4 terraëat, duke e kthyer vendin nga vend imoportues në vend eksportues neto, këto nuk janë plane, por projekte të mirëfillta, ashtu siç para pak ditësh kemi rënë dakord me qeverinë italiane dhe operatorët e transmetimit, duke përfshirë një nga partnerët ekonomikë më të rëndësishëm, Emiratet e Bashkuara Arabe, janë vendosur të jenë pjesë, projekti energjetik më i rëndësishëm për dekadën e ardhshme, ndërtimin e linjës së transmetimit të linjës nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë, unë e di që kundërshtarët tanë shpeshherë mërziten, ata nuk arritën t’i bënin kurrë sepse ishin shumë të zënë me zullumet e tyre, për ne shqetësimi i kundërshtarëve nuk na ka shqetësuar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shumë plane për të ardhmen”, tha Balluku.

Nga ana tjetër, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të objektivave të lidhura me turizmin tha se 9.53 milionë është shifra e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë deri në prag të fundvitit.

Krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33%, sipas shifrave të bëra të ditura sot, theksoi ajo.

“Muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53%) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid dhe ITB-Berlin në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 me një program promovues njëvjeçar”, sipas Kumbaros.

Pjesë e panelit ishin Belinda Balluku, Ervin Mete, Mirela Kumbaro, Anila Denaj Elva Margariti.

2 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Vazhdoni punen. Puna ju dha 96% te Pushtetit Lokal, ju dha Shkodren, do ju japi mbi 80% te deputeteve ne 2025. Linja kabllore nenujore me Italine, eshte shume me e thjeshte nga ana teknike se tubi i gazit te TAP, projekt qe u realizua nga Italia. Kombinatet fotovoltaike tashme kane marre formen e tyre ne kantiere ne Fier , Vlore dhe Lushnje, dhe fillojne prodhimin ne Qershor te ketij viti.

    1. N
      Noc Rroku

      o Goce !!!!! T rujt Zoti ! e Dritë tu boft !!! Ka qen projekt që në kohën Gjyshit Tat, su bo se ti e din, kur filloi qameti..... pas 90 na kërkoj evropa me e bo, por sala, sdesh se e shiti te mali zi ( sërbi) i cili e boni...Po e bone i ke bo ner ktij poplli t mjer. Tdhont Zoti shnet.

      Lini një Përgjigje