Çmimi i naftës në bursë ulet për të pestin muaj radhazi

6 Dhjetor 2023, 20:10Ekonomia TEMA
Çmimi i naftës në bursë ulet për të pestin muaj

Çmimi i naftës në bursa pësuan një rënie tjetër duke shënuar nivelin më të ulët të “arit të zi”, në 5 muajt e fundit.

Sipas ekspertëve, ishte dita e katër radhazi e rënies së çmimeve pavarësisht se OPEC+ ka njoftuar për shkurtime vullnetare të prodhimit të karburantit.

Shkak për këtë rënie mendohet të jetë forcimi i dollarit si dhe rënia e kërkesës për naftë, pasi pjesa më e madhe e botës po sheh mënyra alternative për ta zëvendësuar.

Zëri i Amerikës raporton se kontratat për të ardhmen për një fuçi nafte të papërpunuar në tregun që njihet “Brent” ranë në 77 dollarë e 22 centë. Ndërsa tregu “U.S. Ëest Texas Intermediate” u mbyll të martën me 72 dollarë e 32 cent për një fuçi nafte të papërpunuar. Ky ishte çmimi më i ulët për të dy standardet e naftës së papërpunuar që nga 6 korriku.

Rënia e çmimit erdhi pavarësisht komenteve nga zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, se OPEC + është i gatshëm të rrisë shkurtimet e prodhimit të naftës në tremujorin e parë të vitit 2024 për të eliminuar "spekulimet dhe paqëndrueshmërinë" nëse veprimet ekzistuese për të ulur prodhimin nuk do të ishin të mjaftueshme.

2 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Prodhimi fotovoltaik, makinat me energji elektrike kane filluar te zene peshe ne konsumin e karbohidrateve. Edhe 3-4 vjet, energjia diellore dhe e eres do jete baza e energjise ne Bote. Shqiperia eshte ne frontin e pare per shkak te oreve me diell.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Nga statistikat , populli Amerikan bleu 1 Miljon makina elektrike ne 2022. Me nje llogari te trashe, 1 Miljon Makina harxhojne 40 fuci ne vit, qe i bije 40 Miljon karburant me pak i harxhuar. Po te llogarisesh edhe ngrohjen me panele elektrike, i bie qe kete vit jane harxhuar 100 Miljon me pak karburante vetem ne Amerike.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje