Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, përfitojnë rreth 700 mijë

2 Dhjetor 2023, 11:44Ekonomia TEMA
Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët,

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete bën të ditur se “bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit”. 

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.

3 Komente

  1. o
    o mire se na erdhe

    Hidhi kocken e ralle te radhes,si ne nje kopesht zoologjik,atyre,qe e kane pensionin ne nje madhesi bakshishi dhe qe jane dergjur brenda mureve te diktatures hoxhiste,,me celesine ne goje dhe me nje stomak ramazani.

    1. B
      Bobi

      Para 20 viteve kaqe mirnin 50 mije leke. Dhe gjeli kushtonte 20 mije. Do ju zen hakate e moshes se tret qe ju interesojne vetem per vote. Ne fillim te vitit kryeministri deklaroje vendosjen e nje takse prodhueseve te mbedhenje te energjise, dhe kjo takse do berdorej si bonus per pensjonistet u dha ne pridhe dhe e tha me gojen e tije kryeministri qe do jepet dhe ne shtatore por genjeu. Dhe asnjeri nuk ja permende as ju gazetaret qe jeni ber nje me politiken. Dhe te imagjinoshe qe buxheti eshte ne suficit rekorde kete vite, po sigjithmone me arsyen e investimeve do ti ndajne 470 miljon euro te suficiti(qe jan taksat e shqiptareve)

      1. L
        Leonidha

        Te dhjefsha mu ne bonusin tende o Edi Rama. Cfar do te bejme me 5000 leke kur nje kg gjel deti ka shkuar 2000 leke. pra ne do te blejme me leket qe na dhe ti nje zog 2,5 kg. Merru me kullat e me zhgaravinat e tua e mos u merr me hallet e popullit. Je kryeminister per 24 ore ne dite e jo partime. I telendise te shkretet pensionist, nuk shkojne te marrin niprit e mbesat ne shkolle se nuk kane leke as per tu dhene nje akullore . Me pensionin ata nuk blejne dote as buken thate.Turpi ju mbuloft ty dhe Erjon Velin qe u merr taksa pensionisteve.

        Lini një Përgjigje