Fatura e dritave në familje, gati 75% për 3 elektroshtëpiake – Konsumi më i lartë nga kondicioneri, boileri dhe sobat

29 Nëntor 2023, 22:40Ekonomia TEMA
Fatura e dritave në familje, gati 75% për 3 elektroshtëpiake

Teksa çdo familje ka nevojë për energji elektrike për pajisjet elektroshtëpiake, të dhënat tregojnë se gati 75% të konsumit vjetor e zë përdorimi i kondicionerit për ngrohjen dhe ftohjen e ambientit, boileri për ujin e ngrohtë dhe soba elektrike.

Më konkretisht, sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga Enti Rregullator i Energjisë mesatarisht, 37 % e konsumit vjetor të energjisë së një familjeje është vetëm për ngrohjen e hapësirës dhe klimatizimin.

Por, gjithsesi, ky tregues ndryshon ndjeshëm sipas vendndodhjes gjeografike, madhësisë dhe strukturës së shtëpisë, si dhe pajisjeve dhe lëndëve të përdorura. Ndërkaq, ngrohja e ujit renditet në vendin e dytë me 19 % sa i takon konsumit dhe rrjedhimisht edhe peshës që zë në faturën e energjisë elektrike.

Ndërsa, pas saj vjen soba elektrike me 17% të konsumit total vjetor. Pjesa e mbetur e konsumit vjetor energjetik në familje ndahet midis pajisjeve të tjera, sikurse janë: Lavatriçja, frigoriferi, pjatalarësja, televizori, etj. Ndërkojhë që, ndriçimi i banesës zë 4% të konsumit vjetor.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë këto të dhëna duhet të shërbejnë për ndërgjegjësimin e konsumatorëvepër të kuptuar përdorimit të energjisë elektrike në mënyrë eficiente,e nga ana tjetër t’i orientojnë drejt zgjedhjes së pajisjeve eficiente të kursimit të energjisë.

Për këtë të fundit, sipas një projektligji të nxjerrë për konsultim publik, furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë, duke iu ofruar konsumatorëve informacionin e nevojshëm.

Lini një Përgjigje