(Pa)varësia ekonomike e Shqipërisë: Me sytë nga importi, dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja

28 Nëntor 2023, 17:20Ekonomia TEMA
(Pa)varësia ekonomike e Shqipërisë: Me sytë nga importi,

Është vendi më bujqësor në Europë, i dyti për nga burimet hidrike pas Norvegjisë, me naftë të bollshme në nëntokë e klimë të dëshiruar nga shumëkush, po që ka varësinë më të lartë nga importi. Me një model ekonomik që më shumë i ngjan një “pazëlli” që duket se po vonon të marrë formën e duhur, me kafenetë e fast-food-et si bizneset më të përhapura, vendi përherë e më shumë varet dhe në drejtime të tjera, si dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja.

 “Një vend zhvillohet duhet zhvilluar pasuritë e veta. Të gjitha luftërat historikisht janë bërë për tokën, ne e lejmë tokën pa punuar. Në vend që të eksportojmë fuqi punëtore, duhet të shfrytëzojmë pasuritë mbi dhe nën tokë që të rritemi”, u shpreh Maksim Caslli, CEO i American Capital.

Për shkak edhe të lënies së tokës “djerrë”, si pasojë edhe e braktisjes nga njerëzit, Shqipëria shiti një dhe bleu tre produkte ushqimore në harkun e muajve janar-tetor. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se u eksportuan më pak se 326 mijë tonë fruta, perime dhe produkte të tjera për konsum. Në të njëjtin hark kohor u importuan nga më shumë se 919 mijë tonë ushqime.

 “Kur themi pavarësi ekonomike duhet që ato nevojat primare, kryesore të shoqërisë ti, në një përqindje të lartë duhet t’i zhvillosh në vendin tënd siç ndodhi kriza e grurit pas luftës në Ukrainë”, shtoi ai.

Pas më shumë se 30 vitesh tranzicion, ekonomia shqiptare po rezulton e paaftë për të përmirësuar e aq më pak për të ndryshuar veten, duke vijuar të jetë e brishtë përballë thuajse çdo krize qoftë mijëra kilometra larg.

 “Jo kërkon që të bëhet diversifikimi i ekonomisë. Nëse nga një krizë e caktuar preket një pjesë e caktuar e ekonomisë, ku kemi diversifikim, atëherë aftësia për t’u mbrojtur është më e madhe”, bëri me dije Caslli.

Pas 111 viteve si shtet i pavarur, në një kohë që shtetet e tjera po përpiqen të gjejnë modele të reja zhvillimi, në vend po ka pak përpjekje për t’u larguar te modeli i prapambetur e jo-produktiv ekonomik për të shkuar te ai i përparuar që prodhon. (A2)

4 Komente

  1. R
    Rezi

    Se kështu e deshët, pamvarësia ekonomike sjell pamvarësi politike. I kishim të dyja, i shkatërruam

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noc. Rroku

      Të shoh krenar që i paske shkatërruar...Të zëntë mallkimi i Nënave që u mungojnë 2 milion djem, të cilët kanë mbajtur për 33 vjet, eksistencën gjallë.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkumbini

      Nje vend qe mbahet me leket e emigranteve, te cileve u mohon edhe te drejtten e votes. Ky eshtte modeli Berrisha/Rama.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        shum mire ben, ti kije fort qeveria ate popull turli sllavoturkmahmut.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje