Si rriten edhe më shumë pagat e mësuesve? Përgjigjen e jep Rama

24 Nëntor 2023, 10:49Ekonomia TEMA
Si rriten edhe më shumë pagat e mësuesve? Përgjigjen e jep

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një aktivitet për prezantimin e risive në arsimin profesional, deklaroi se pagat e mësuesve mund të rriten edhe më tej vetëm “duke pasur më shumë ekonomi dhe më shumë të ardhura”.

“Pagat e mësuesve do të rriten siç janë rritur deri më sot, me politikat e qeverisë, por si rriten edhe më shumë? Rriten duke pasur më shumë ekonomi dhe më shumë të ardhura. Nëse kemi më shumë ekonomi nga turizmi, na takon apo jo që të mendojmë për rritjen e kapaciteteve të strukturave që kemi? Si sistem arsimor duhet të japim kontribut”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, duhet një mobilizim i gjithë trupës së arsimit profesional, në mënyrë që strukturat hoteliere të kenë punëtorë të kualifikuar.

“Duhet hapur një rrugë e re dhe për këtë duhet një mobilizim i gjithë trupës. Objektivin duhet ta realizojmë me çdo mjet dhe nuk duhet të ecim me hapin e breshkës. Sot hotelet në Shqipëri nuk pyesin sa e do rrogën, por a vjen a nuk vjen si fillim. Nuk i kanë radhë të rinjtë për punë”, theksoi Rama.

1 Komente

  1. N
    Noc. Rroku

    Shefi Madh !! Prap po të rrejnë, ndërkohë që fëmijët kanë ikur refugjat, kë mësojnë ata " mësuesit"; Hidhi nji sy vet mos ka më shumë psusa se nxënës.Duhet të ekzistojë ndonjë statistikë për numërin apo normën , Nxënës-Mësues të uroj shëndet.

    Lini një Përgjigje