Kreu i Autoritetit Rrugorë Shqiptar, Evis Berberi, ka zbardhur disa detaje lidhur me projektin për zgjerimin e autostradës Tiranës- Durrës, gjatë vitit të ardhshëm. I ftuar në emisioni E-ZONE në Vizion Plus, Berberi pranon se ndërhyrja është e vonuar në këtë segment, për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve. Por me zhvillimet dhe investimet e fundit, zgjerimi i saj është më shumë se i nevojshëm.
“Për vitin që vjen ne kemi parashikuar një buxhet prej 2 miliard lekësh, për të nisur ndërhyrje nga kthesa e Kamzës deri tek mbikalimi i Rinasit. Bëhet fjalë për 5.7 kilometrat e para. Projekti ynë është që të zgjerohet me katër korsi. Një do të jetë e dedikuar për qarkullimin e mjeteve dhe një korsi emergjence”, u shpreh kreu i ARRSH-së në emisionin E-ZONE.
Nevoja për të ndërhyrë në këtë segment, vjen pasi në pikun e sezonit turistik në këtë rrugën qarkullojnë deri në 90 mijë mjete në ditë, nga 30 mijë që është bërë parashikimi.
“Rruga Tiranë-Durrës mban dhe fluksin e veriut. Por me ndërtimin e korridorit Adriatiko -Jonian, rreth 40 mijë mjete do të kalojnë nga Thumana- Kashar-Lekaj-Rrogozhinë. Por fluksi i qarkullimit pritet të jetë sërish i madh, pasi Gjiri i Lalzit është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistikë. Në Durrës do të ndërtohet marina dhe porti i ri në Porto Romano,ndaj zgjerimi është i domosdoshëm”, sqaroi Berberi në E-ZONE
Politikanet qe kane lejuar ndertimet buze Rruges mbajne pergjegjesi?
Patjetër..po aq sa politikanët që i kanë çuar fondet ku i kanë pasur interesat elektorale apo thjesht ku i ka dashur qejfi... Si psh tek rrugët e fshatrave të Vlorës për 13 vite rresht në vend të rrugës DR-TR apo rrugës të Shkodrës
Investim krejt pa llogjike. Gjysma e trafikut vjen nga Jugu. Mund te nisnin punimet per Kashar-Rrogozhine dhe kjo gjysem trafiku do kursente 70 km kot dhe do lironte trafikun, njekohesisht do te shmangej edhe kjo rremuje e bllokim qe do te vazhdoje gjate.
E keni kredhur vendin ne $20 miliarde borxh dhe hala si keni rregulluar rruget?
5.7 km jane nje hic! Nje mbikalim do ndryshoni dhe pjesa tjeter eshte shtrim asfalti me nje trase egzistuese!
Duhet kujdes kur behen investime te medha. Spese po' te behen gabim num prishen dot
Po pse moj k..... mbollët Palma kur do t'a zgjeronit dhe mqs qenka dhe e vonuar. Apo për t'u bërë një PPP për pemë nga 2000-3000€ copa.
Ne rrugen nga Qafe Thana ne Poradec. Bollen Lok lloj drunjesh,shumica dihet se nuk rriten ne ate mes.Nese shikon tash ata dru 90%jane te thare ata tjerat jane te shtremberuar gati sa prekin token.Pra qellimi eshte te marrin leket te mbjellin drunj te shtrejte (sì me tha nje shoku im qe punon….)dhe zbukurimi i rruges dhe ambientit me pemet e duhura.E njejta ka ndodhe edhe ne Durres kur gjushi ne korrik mbillte peme,por edhe ne shume vende tjera.
E vonuar por te behet sa me shpejt; lajm shume i mire ishte edhe riparimi i rruges Plepa-Ndroq sepse shkarkon deri diku jugun e vendit drejt Tiranes eshte rruge panoramike; por riparimi a riasfaltimi i rruges Plepa Ndroq te behet me shume cilesi qe mos te dalin probleme, te behet rruge e forte e me sinjalistike te shumte rrugore; ajo qe eshte problem madhor sot eshte qyteti brenda ne Tirane e bashkia paralel me lejet e ndertimit per pallate te mendoje per zgjerim rrugesh kudo apo ndertim rrugesh te reja qe te lehtesoje trafikun; te filloje te mendoje per tramvaje elektrik ose autobuse te gjate e te shpejte por tramvaji elektrik eshte me i mire se nuk shkakton ndotje te mjedisit;