Administratori i KESH, Ergys Verdho takime me interest të lartë për sektorin e energjisë

20 Nëntor 2023, 14:04Ekonomia TEMA

Administratori i KESH, Ergys Verdho takime me interest të lartë

Në një postim në rrjetet sociale, Administratori i KESH, Ergys Verdho tregon se ka pritur Ambasadoren Erin McKee, Ndihmës Administratore e USAID-it për Byronë e Evropës, në Hec Vau i Dejës si dhe Ambasadorin e Gjermanisë nëTiranë Z. Karl Bergner, në ambientet e KESH.

“Së bashku me Ambasadorin Bergner inaguruam Qendrën e Kontroll-Monitorimit të Kaskadës së Drinit e cila kontrollon/ monitoron të gjithë Hidrocentralet që KESH administron.  Me dy partnerët tanë ndërkombëtarë diskutuam mbi marrëveshjete përbashkëta që kemi, në mënyrë që të rrisim kapacitetetgjeneruese/ diversifikuese të burimeve të prodhimit tëenergjisë elektrike”- thekson Verdho.

Sipas KESH , projektet më të rëndësishme që ata kanëaktualisht, janë :

Projekti SKAVICA, faza e I-rë mbi studimin e realizueshmërisë së projektit,

Impianti Fotovoltaik në Digën e Qyrsaqit, me kapacitet 5.14 MWp, në HEC Vau i Dejës,

Impianti Fotovoltaik në Digën e Zadejës, me kapacitet 8.25 MWp, në HEC Vau i Dejës,

Impianti Fotovoltaik Lundrues në liqenin e HEC Vau i Dejës, me kapacitet 12.9 MWp,

Impianti Fotovoltaik me kapacitet 50MWp në Belsh, bashkëpunim me BERZH.

Rehabilitimin e plotë Elektro Mekanik të HEC Firzës, bashkpëpunim me KfW

Gjithashtu, po punohet për thellimin e studimit për zhvillimine impianteve të prodhimit të energjisë nga Era.

Lini një Përgjigje