Tirana Business University, partner shkencor i Forumit Ekonomik Ballkanik 2023 

20 Nëntor 2023, 14:50Ekonomia TEMA

Tirana Business University, partner shkencor i Forumit Ekonomik Ballkanik

Në kulmin e inovacionit dhe ndikimit ekonomik, Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 është një event i rëndësishëm që ka mbledhur intelektin dhe ekspertizën më të mirë nga e gjithë rajoni ne Tirane. Ky forum ka një qëllim të qartë: krijimi i një impakti të qëndrueshëm në promovimin e zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit rajonal, dhe paqes nëpër vendet e Ballkanit.

Në këtë forum Tirana Business University ka rolin e saj të rëndësishëm si partner i shkencës dhe njohurive dhe gjithashtu përfaqësuesi, Prof. Dr. Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Biznesit dhe Drejtësisë në Tirana Business University, me rolin e tij si panelist në panelin e rëndësishëm me temë "Financat në fokus - Perspektivat ballkanike: Rëndësia e tregjeve sekondare të thella dhe likuide për transaksionet NPL."

Pjesëmarrja e Prof. Meka solli një impakt të thellë në debatin e financave ballkanike, duke adresuar çështjet e tregut të kredive me probleme në këtë rajon, dhe për të ndërtuar një treg më të zhvilluar dhe të qëndrueshëm. 

Prof. Meka diksutoi mbi situatën e kredive me probleme që nga vitin 2012 deri në sot, si dhe nevojën që sistemi bankar dhe ai financiar shqiptar ka për të zbatuar modele revolucionare (si p.sh. skema italiane GACS) për minimizimin e kredive me probleme, duke shfrytëzuar alternativën e tregjeve sekondare të kapitaleve dhe procesin e titullizimit, që siguron shpërnadarje dhe manaxhim më optimal të rreziqeve në sistem.  

Ky kontribut ka theksuar përkushtimin e TBU ndaj kërkimit të zgjidhjeve inovative për sfidat ekonomike që ballafaqohen vendet e Ballkanit. 

Lini një Përgjigje