Mbushja e kaskadës së Drinit, KESH ka shitur energji me vlerë 6.5 mln euro në më pak se një muaj

26 Nëntor 2023, 22:20Ekonomia TEMA

Mbushja e kaskadës së Drinit, KESH ka shitur energji me vlerë 6.5

Gati 6.5 milionë euro në më pak se një muaj. Kaq para ka fituar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare pas tre procedurave tenderuese për shitje të energjisë elektrike gjatë nëntorit. KESH ka eksportuar më shumë se 63 mijë megavatorë energji, me çmim mesatar 100 euro.

Shitja e mbiprodhimit ven si pasojë e përmirësimit të situatës hidrike në Kaskadën e Drinit, kryesisht nga reshjet e javëve të fundit që kanë rikthyer ekuilibrat në sektorin energjetik.

Në fakt, thuajse gjithë viti, me përjashtim të verës, ka qenë i mbarë në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike. Në harkun e muajve janar-shtator, KESH ka shitur energji elektrike në vlerën e 81,2 milionë eurove, ndërsa për të blerë shpenzoi më pak se 36 milionë euro.

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur në rreth 275 metër, nga 296 që është kuota maksimale. Komani ka arritur në pak më shumë se 171 metër, ndërsa Vau i Dejës në gati 74metër, rreth 1 metër më pak nga pika maksimale.

Bashkë me parashikimet optimiste për vijim  të reshjeve, ndonëse me luhatje, dhe çmimi i energjisë në bursë paralajmëron për fitime të kënaqshme të KESH.  Në Bursën hungareze, një megavat/orë energji po shitet mesatarisht për 10 euro, çmim ky më i larti për periudhën.

2 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Ritje te kenaqshme te reshjeve dhe te gjendjes se idrocentraleve , me nje rjedhim llogjik dhe i shitjes se energjise sipas bursave …deri ketu shume mire …..si ndodh qe ritet cmimini energjise te qytetaret ?????? Dhe perse ndodh???

    1. e
      emigranti

      Kjo eshte si puna e bixhosciut qe tregon se ka fituar ( kete here ), por jo edhe se sa ka humbur.

      Lini një Përgjigje