Shqiptarët janë pronarë, europianët jetojnë me qira – Renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive

1 Dhjetor 2023, 21:00Ekonomia TEMA
Shqiptarët janë pronarë, europianët jetojnë me qira

Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe të dhënat historike bëjnë me dije se shifra e vitit 2021 është më e larta që nga viti 2014-të.

Janë 93.8% e familjeve të cilat kanë statusin pronar ose janë duke u bërë pronar gjatë vitit 2021, ndërkohë që në vitin 2020 kjo shifër ishte 93.7%. Pra, nga të dhënat konkludojmë se pjesa më e madhe e banesave janë në pronësi të familjeve, ndërkohë sa i përket njësive ekonomike familjare të cilat jetojnë me qira, falas ose e kanë në përdorim banesën zënë rreth 6.2%.

Për të patur një analizë sa me të thelluar ‘Scan Intel’ e ka krahasuar këtë tregues me vendet e Europës. Të qenit pronar ose qiramarrës i një prone është diçka që ndryshon ndjeshëm midis shteteve të Bashkimit Europian. Në BE, në vitin 2021, 69.9% e popullsisë jetonte në një familje që zotëronte pronën, ndërsa 31% e mbetur jetonte në banesa me qira.

Nga analiza e të dhënave rezulton se Rumania dhe Shqipëria janë dy vendet e para në Europë të cilat kanë përqindjen më të lartë të personave që kanë status pronësie. Në Rumani janë 95.3% e familjeve të cilët kanë statusin pronar, ndërkohë që 4.7% rezultojnë të jenë me qira. Sllovakia, Hungaria dhe Mali i Zi ndjekin në renditje me përqindjet më të larta të pronësisë.

Pothuaj në të gjitha vendet e Europës përqindja e pronënsisë është më e lartë se përqindja e familjeve të cilat jetojnë me qira. Pra, në të gjitha vendet zotërimi i një prone është më i zakonshëm, përveç Gjermanisë dhe Zvicrës. Në Zvicër janë 57.8% e familjeve të cilat jetojnë më qira dhe 42.2% kanë pronën në pronësi të tyre, ndërkohë në Gjermani janë me qira rreth 50.9% e familjeve.

Të jetosh në një shtëpi ose banesë me qira nuk ndryshon vetëm në varësi të shteteve, por gjithashtu ndryshon edhe në varësi të shkallës së urbanizimit, përkatësisht nëse jeton në një qytet apo zonë rurale. Nga ana tjetër, nëse shohim të dhënat vihet re se përqindjen më të lartë të pronësisë e kanë ato vende të cilat vijnë nga regjimet totalitare, pra vende të cilat piskologjikisht janë të lidhura ngushtë me pronën.

Gjithashtu në analizën e këtij treguesi për Shqipërinë nuk mund të mos përmendim edhe informalitetin e lartë sa i përket deklarimit të personave të cilët jetojnë me qira, çka mund të ketë peshë në paraqitjen e këtyre shifrave.

9 Komente

  1. !
    !!!

    Ne vertete qenkemi pronare, por kisha katolike ne Shqiperi kerkon te na heq pronen me te madhe njerezore; lirine e fjales dhe mendimit, deshiren, pasionet dhe dashurite, duke kerkuar me ligj qe te denohet kushdo qe mban nje flamur apo flet nje fjale per kohen e para viteve 1990. Valle paska pase te drejte Enveri qe ndaloi kishen katolike? Per mua ka pasur te drejte se kjo kishe qenka kunder mendimit te lire me keq se Enveri.Po ç'pune ka kisha ne keto gjera, perse merret me politike dhe nuk ben punen e saj qe ka me fene?! E, pra, kisha eshte nje orgaizate terroriste dhe dalengadale çfaq pikpamjet e saj sunduese dhe do ti materializoje ne ligje. Larg kisha nga njerezit qe nuk merren me te !! S'ka borç kisha se ke dua une apo çfare do mbaj une ne dore apo ne xhep. Shteti ne demokraci i ka te percaktuara te drejtat dhe lirite e njeriut. Kish po te beje detyren e saj te ndaloje sexi anal qe e lejon se perendia nuk e zhvilloi boten me bythen, ne qoftese eshte e vertete. Kisha katolike te ndalohet me ligj te merret me keto pune! Turp. Genjen njerezit dhe i çfrytezon.

    1. D
      DMK

      Ç'lidhje ka kisha katolike me pronësinë e shtepisë mer loqe? Merr ilaçet ik te 5-sa se qenke rëndë

    2. B
      Bato

      Pronesia mbi banesen, tregues i forte i nje bashkesie familje -komb e unifikuar

      1. N
        Noc. Rroku

        mero !!!! unë di që pronarët i ka shpronësuar veri që me reformën staliniste dhe sot quhen ish-pronarë. para veri-zmës 98 përqind e familjeve ishin pronaë toke, Sot të gjith Shqiptarët e aftë për punë janë në interrnim dhe na mbajnë gjallë prej 33 vjetësh. Moa gënjeni pronat po i blejnë vetëm të huajt, se ne skemi leka. të fala salës që të bëri pasha.

      2. e
        eli

        Jo mor i nderuar.Ne perendim njerezit shkojne mbas punes dhe meqenese i nderrojne shpesh,nuk mund qe edhe shtepite ti shesin dhe ti blejne po kaq shpesh dhe keshtu rrine me qera.E dyta eshte qe ka shume emigrante.Ata nuk e blejne dot kollaj nje shtepi.

        1. T
          Tarasi

          Po te kishte Shqiperia sot 4 milione banore, nje pjese e mire do ishin me qera neper qytetet kryesore ku do punonin e do ngrinin familjet te rinjte. Fale politikave largpamese te politiqeneve shqiptare, ka 30 vjet qe furnzojme boten me punetore e qeraxhinj.

          1. S
            Shqiptari

            Rroft PPSHja qe beri pallate na futi te terve neper shtepia , se ne te kundert do ishim te ter ne rrug.

            1. L
              Labi

              Shqiptaret dhe grate i kane me kredi,po te shioosh statistikat ne Tirane 90% jan te zhytur mire neper banka,nese do kemi shtet nje here dhw te zbatohet ligji do behet nami.

              1. S
                Statistika

                Ne vitin 1993 apartamentet e ndertuara nga buxheti i shtetit nder vite dmth nga buxheti i popullit iu dhuruan familjeve qe banonin ne to.rreth gjysma e popullit u be pronar me nje dekret.gjysma tjeter e diskriminuar sepse nuk perfitoi nga apartamentet qe ishin pasuri e te gjithe popullit u lejuan te ndertonin shtepite informale qe me vone u legalizuan.

                Lini një Përgjigje