Importi i makinave koreane, rekord historik në Shqipëri

6 Dhjetor 2023, 21:40Ekonomia TEMA
Importi i makinave koreane, rekord historik në Shqipëri

Viti 2023 rezulton të ketë qenë një vit bumi për importin e makinave nga Korea duke përmbysur ndjeshëm tendencën e viteve të fundit.

SCAN ka analizuar të dhënat e INSTAT, ku rezulton se në vitet 2021-2022 importi mujor i mjeteve të transportit nga Korea e Jugut varionte nga 100 deri në maksimumi 400 milion lekë. Totali vjetor i importeve arrinte në 3 miliardë lekë.

Ndërkohë, në vitin 2023, importi mujor i tyre ka kaluar në nivele 500 deri në 1.1 miliardë lekë e këtë vit shifra totale tejkalon nivelin e 6 miliardë lekëve.

Rekordin historik të blerjeve të mjeteve të transportit nga Korea e Jugut këtë vit e mbajnë muajt shtator dhe tetor ku janë importuar përkatësisht mjete me vlerë 1 dhe 1.1 miliardë lekë.

Pavarësisht rritjes së fortë të importeve të mjeteve nga Korea e Jugut, sërish janë vendet europiane ato që kryesojnë listën e vendeve nga ku Shqipëria importon mjetet.

Në vend të parë është Italia, e ndjekur nga Gjermania në vend të dytë e Korea në vend të tretë që ka lënë tashmë pas edhe Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkaku se pse makinat aziatike, e veçanërisht ato nga Korea po gjejnë vend gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar kanë si arsye kryesore, çmimin e lirë të tyre.

4 Komente

  1. P
    Prroji Thate

    Makinat Koreane Kia dhe Hunday jane makinat me te shitura edhe ne Amerike. Jane cilesore, me cmim te arsyeshem, me garanci me te larte se te tjeret.

    1. K
      Kasius

      Ik mor koqe. Janë makina të përdorura dhe jo të reja, kushtojnë min 20% më pak se në Evropë.

      1. A
        Alban

        Hyundai dhe KIA jan makinat me te degjeneruara ne Amerike. Kan vazhdimisht probleme me motorrin qe i digjet dhe deri para ca kohesh mund te vidheshin me nje USB te thjesht.

      2. C
        Cen Tironsi

        Nese keto makina blihen ne menyre individuale te rrofte po te mbeti ne dore pas 2- 3 muajsh dhe ske ku te ankohesh,por nese blihen tek kompanite e shitjes se makinave ketu athere ato duhet te hapin syte se mos keto makina kane qene te permbytura nga vershimet e lumenjeve apo tsunamet dhe jane ricikluar prandaj dhe cmimi eshte me i lire,e keqja me e madhe eshte se ketu edhe nese kompania e di kete kurre nuk ta thot se eshte bere pale me shitesin. Me thoni cili organizem eshte ai qe mbron konsumatorin ne shqiperi??? Kush e ka per detyre qe te na mbroje nga mashtruesit? Sa viktima te ketij mashtrimi ka deri tani ne Shqiperi? Ka ndonje statistike?? Ky problem nuk eshte vetem per makinat qe blihen ne Azi por edhe per ushqimet,frutat,perimet dhe cdo gje tjeter qe vjen nga kushedi se ku drejt e ne tregun tone.

        Lini një Përgjigje