Mineralet kryesore që nxjerr Shqipëria

8 Dhjetor 2023, 21:40Ekonomia TEMA
Mineralet kryesore që nxjerr Shqipëria

Aktiviteti minerar në vendin tonë dominohet nga nxjerrja e mineralit të kromit, me rreth 43% të lejeve aktive. Në total, sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore numërohen 236 leje për nxjerrjen e mineralit të kromit, nga 554 leje aktive që janë në total. Në vendin e dytë renditet guri gëlqeror, me 134 leje apo 24% të totalit, ndërsa pas tij është hekur nikeli me 29 leje apo 5% e totalit.

Praktikisht gati ¾ e aktivitetit minerar në Shqipëri zihet nga këto 3 minerale. Ndërkaq, aktualisht janë aktive edhe 21 leje për nxjerrjen e guri gëlqeror të mermerizuar, 19 leje për ranor silicor, 16 leje për gëlqeror pllakor dhe 15 leje për nxjerrjen e mineralit të bakrit.

Pjesa tjetër e aktivitetit minerar në vend shtrihet te lejet e argjilës, gëlqerorit dekorativ gipsit e alabastrës, rërës e zhavorit bituminoz, etj.

Sa i takon vendosjes së nxjerrjes së mineraleve, gati 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Kukës dhe Berat.

Ndërkaq, herë pas here Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpall ftesa për pjesëmarrje në procedura konkurruese për leje të reja minerare., bazuar në planin 2022-2024 për zhvillimin e sektorit minerar.

Sipas këtij të fundit zhvillimi i aktivitetit minerar për këtë periudhë do të fokusohet kryesisht në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar. Në bazë të dokumentit zyrtar parashikohet hapja e procedurave konkurruese apo zhvillimi i proceduarve të hapura për 62 zona minerare, teksa vetëm një numër shumë i kufizuar pritet të jepet për nxjerrjen e mineralit të kromit.

1 Komente

  1. K
    Kromi

    Mineralet qe nxjerrin hajdutet private dhe politikane, sepse nxjerresit e mineraleve jane me te varferit.

    Lini një Përgjigje