Pensionet në banka/ Dy skenarët që eliminojnë dhënien e parave në dorë

17 Dhjetor 2023, 20:10Ekonomia TEMA

Pensionet në banka/ Dy skenarët që eliminojnë dhënien e

Marrja e pensioneve në para fizike mund të bëhet diçka e së shkuarës nëse qeveria vijon me planin e saj për pajisen me karta bankare.

Kjo mund të ndodhë sipas dy skenarëve. Qeveria miratoi ligjin për zerimin e tarifave për llogaritë e shërbimeve fizike. Kjo i mundëson çdo pensionisti me një kartë të bëjë veprime pa komisione. Bankat kanë shprehur qëndrimin e tyre pozitiv për nismën në mënyrë që të zgjerohet shërbimi financiar tek të gjitha shtresat e margjinalizuara. Për ekspertët kjo do të ndihmonte bankat në likuiditet.

Skenari i dytë për dhënien e pensioneve me kartë është reformimi i Postës Shqiptare, institucioni ku aktualisht marrin pensionin 95% e të gjithë përfituesve. Konkretisht është planifikuar një fond për blerje ATM-sh për institucionin dhe tre koordinatorë janë caktuar nga qeveria me synim transformimin. Në këtë mënyrë Posta Shqiptare do kthehej në një institucion të mirëfilltë financiar

Synimi i nismës është zvogëlimi i parasë fizike në ekonomi dhe rritjen e transaksioneve online marrë parasysh fondin e madh prej mesatarisht 80 miliardë lekësh çdo muaj që kalon për pensionistët. Konkurrenca mes sektorit privat dhe shtetëror në këtë aspekt do sillte zhvillime pozitive për pensionistët.

2 Komente

  1. E
    Elvira Zeneli

    Shumè mirè! Familjarisht, ne dy pensionistè, kemi dhjetè vite, qe marim pensionet me kartèn e bankès! Lehtèsim , akoma mè mirè qè tani, mund tè tèrheqim, sa herè tè duam, pa komision!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari tironc

      Posta Shqiptare duhet te kthehet ne nje institucion financiaro bankar si ne shume vende te tjera, te kete bankomatet e saj, sportelet e saj te sherbimeve financiare, te beje kembim valutor, etj; bankomatet te jene apostafat per pensionistet, ku sapo te afrojne karten te klikojne direkt ne ekran dhe menyra per te terhequr parate te jete shume e thjeshte ne lexim e ne te shpjeguar ne ekran me germa te medha ,me 2 ose 3 veprime maksimumi; Pra veprimi ne bankomat ne poste per pensionistet te jete me i lehte ne perdorim dhe i thjeshte i kuptueshem; Karta pensionistit te perdoret edhe ne farmaci, ushqimore, spitale, klinika, kafeteri ne lagje, etj, te kete disa lehtesira ne perdorim ajo karte se c'u pa pastaj qe ju dha pensionisteve; te kete nje limit pagese ditore perdorimi i kartes; Ka mundesira te shumta qe posta te shnderrohet ne shume gjera ne dobi te qytetareve sidomos pensionisteve, ajo smund te kthehet ne banke te mirefillte ndoshta por disa veprime lehtesuese e te thjeshta fare mire mund ti beje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje