Qeveria ka rishpërndarë sërish fondet buxhetore me një akt të dytë normativ brenda vitit.
Ndryshimi i buxhetit bëhet për shkak të mosrealizimit të programeve të caktuara dhe dërgimit të fondeve në programet e tjera me ecuri të mirë.
Në këtë rast performanca më e mirë është vërejtur te ministria e Infrastrukturës, ku me aktin e ri normativ, i janë shtuar 6.45 miliardë lekë, shumica prej tyre në transportin rrugor dhe infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit. Nga fillim-viti ky institucion ka marrë 13.6 miliardë lekë më shumë.
Ndërkohë i janë shtuar 2 miliardë lekë bashkive, duke i vendosur kushtin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Ndërsa 1.48 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen e shtresave në nevojë. Nga krahu tjetër qeveria ka vendosur 3 miliardë lekësh si hua për shoqërinë AlbControl.
Çfarë bie tjetër në sy është fakti se me rishikimin e fundit, qeveria tregon se ka marrë 70 milionë euro më pak financim të huaj, gjë që ka ulur vlerën e shpenzimeve kapitale. 90% e vlerës së financimeve të huaja janë zëvendësuar me fonde të brendshme buxhetore.
Ndërkohë qeveria i ka hequr Ministrisë së Mbrojtjes pjesën më të madhe të fondeve me gati 4 miliardë lekë. Për herë të dytë shkurtohen fondet nga shëndetësia.
Te Ministria e Drejtësisë janë hequr rreth 2.2 miliardë lekë, kryesisht te zëri i kompensimit të pronarëve. Procesi ka ndalur pas një padie në gjykatë kushtetuese që po shqyrtohet.
Zbritje ka edhe për Fondin Shqiptar të Zhvillimit si dhe në programin qeveritar e-qeverisja. Në total, ministrive të linjës dhe institucioneve buxhetore u janë hequr 70 milionë euro. (TCH)
Po mire per cfare i merr Ed Droga shqiptaret per budallenj, deri ne find te vitit pra kane mbetur edhe 12 dite kohe qe nuk del t'i numerosh 200 milion euro dhe jo me ti shpenzosh per investime e derci e verci. Keshtu do te ndodhe edhe per vitin 2024 ku buxheti kaloj ne Kuvend per 7 minuta, pa asnje diskutim, nga qorrja Nilolla.