Si do të rishpërndahet buxheti, institucionet që u hiqen dhe ato që u shtohen fondet

19 Dhjetor 2023, 22:25Ekonomia TEMA
Si do të rishpërndahet buxheti, institucionet që u hiqen dhe ato

Qeveria u ka hequr një pjesë të parave të dhëna më herët disa institucioneve në rishikimin e fundit të buxhetit. Për shkak të mosrealizimit të objektivave të caktuar, Ministrisë së Mbrojtjes i janë hequr 4.1 miliardë lekë, ndërsa asaj të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 1.2 miliardë.

Më shumë se 1.1 miliardë lekë i janë hequr Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, 592.4 milionë Bujqësisë, 110 milionë Arsimit dhe 13.2 milionë lekë institucionit të Presidentit. 

Marrë parasysh performancën e mirë, gati 6.5 miliardë lekë i janë shtuar ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Ministrisë së Brendshme gati 718 milionë lekë. 

Për shkak të vështirësive financiare që po kalojnë nga njëra anë, me detyrimet e prapambetura që nuk po ulen nga tjetra, qeveria i ka shtuar një fond prej 2.2 miliard lekësh 61 bashkive në vend. 

Durrësi është bashkia që do të marrë më shumë para, 127.7 milionë lekë, ndjekur nga Elbasani me gati 102 milionë dhe Shkodra me 96.1 milionë lekë. Gati 90 milionë lekë i janë shtuar Fierit, 81.7 milionë Vlorës dhe 76.6 milionë Kamzës.  Tirana është përjashtuar nga këto fonde, për shkak se bashkia e kryeqytetit vijon të ketë financa të qëndrueshme.

Nga rishikimi i fundit i buxhetit që rishpërndau rreth 20 miliardë lekë, 3 miliardë lekë do t’i shtohen edhe Albcontrol, 1 miliardë pagave të magjistratëve dhe 200 milionë lekë federatës Shqiptare të Futbollit. 

Shtresave në nevojë do iu ndahet një fond prej 1.4 miliard lekësh në të ashtuquajturës “Paketa e Solidaritetit.”

2 Komente

  1. t
    tetovari2

    O qeveri,o ju ekonomistë të shtetit,a jeni mirë me mëndjen?Mos vallë sora ua ka pirë mëndjen?Si mundet dhe si guxoni ministrisë së mbrojtjes të ia shkurtoni 4.1mlrd lek!A nuk e shihni se bota vlon, pregatitet për më të keqen? Urgjentisht t'i kthehen paratë bile edhe ti dyfish- ohen dhe të blehen armë, të armatoset ushtria,tu riten rogat ushtarakëve.Të meren në përgjegjësi personat që e kanë detyrë armatimin dhe zavendësiminevarmatimit të vjetër.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Harresa

      Po pse nuk mendove njehere per keta pleq ne kete fund viti ore KM.E kerkon kete shtrese vetem kur te vijne votimet se ata jane besnike. Po me kete politike qe po vazhdon kundra atyre 2025 vjen shume shpejt dhe do marresh cfare ke mbjellur.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje