Rama: S'keni parë gjë akoma, punonjësit e Policisë do të pajisen me karta, do t’i blejnë ushqimet më lirë se të tjerët

20 Dhjetor 2023, 12:25Ekonomia TEMA
Rama: S'keni parë gjë akoma, punonjësit e Policisë do

Kryeministri Edi Rama ka dhënë më shumë detaje në lidhje projektvendimin që pritet të miratohet sot në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për trajtimin ushqimor të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Rama tha se ata do të pajisen me karta dhe në supermarkete do t’i marrin ushqimet më lirë se të tjerët.

“Punonjësit e policisë do të marrin kartën dhe me atë shumë që do u derdhet do të blejnë ushqime, madje më lirë, sepse ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë negociata me supermarketet që kush shkon me kartën e punonjësit e policisë do t’i blejë më lirë. Por, të jeni të sigurt se viti po mbyllet dhe vit i ri po vjen, s’keni parë gjë akoma”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë u ndal dhe njëherë te largimi i të rinjve, duke thënë se paga e lartë në Gjermani nuk i tregon të gjitha, ndërsa shtoi se në fund të muajit rezultati është minimal.

Gjithashtu Rama tha se programi për dhënin e kredive me interes zero për punonjësit e policisë, ushtarakët, mjekët dhe infermierët etj do të vazhdojë.

“Këto që po bëjmë sot nuk është se nuk donim t’i bënim më parë, por sot mund t’i bëjmë. Nuk insiston qeveri në botë që nuk do të rrisë paga, pensione, mbështetje. Por na duhet që ta bëjmë këtë pa goditur themelet e ekonomisë. Pa e kthyer vendin në një piramidë të re.

Për këtë arsye ka qenë e vështirë dhe sot jemi në një fazë ku kemi disa mundësi më shumë. Krahasimi i tabelës së pagave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, kur vjen puna për të bërë zgjedhjen të shërbej këtu apo atje, është një krahasim gënjeshtar, sepse vërtet ka një diferencë shumë të madhe. Por paga më e lartë në Gjermani, nuk t’i tregon të gjitha.

 Nuk tregon sa taksa do të marrë, sa sigurime shoqërore, sa do të hanë kostot e transportit, as nuk të tregon sesi do të jetosh, ndaj në fund të muajit është se jeton në një vend të huaj, punon në një pozicion që s’është më e mira që mund të bësh, sepse në vendin tënd mund të jesh gur i rëndë, duke bërë punën nën uniformë, dhe rezultati është minimal.

Ky program është hapur dhe do të vazhdojë vite të tëra, sepse kreditë që do të merrni do të jenë në një afat të gjatë dhe interesi do të paguhet nga shteti. Është një arsye për t’u bërë thirrje të rinjve që e shohin me hezitim përfshirjen në FA dhe në polici, kjo është rruga që të jep më shumë qetësi”, tha Rama.

14 Komente

  1. E
    Eri

    Do blene edhe per fisin.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora.Vlora

      Plehre kryeminister,pse nuk e ben per pensioniste qe jane me 140$ ne muaj dhe e ben per hajdutet e shtetit qe vecse ne skandale droge dhe organizata kriminale jane perfshire

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noc Rroku

        More VLORA !!!! Si guxon të shkruash kështu , pensionisti thua ti 140 dhollarjo... shum markan se 51 vjet punuan, nuk duhej të dilnin kërkonin fare,,,por AI prap zëmër gjërë se njl burgaxhiu i pëgjun 50 euro në ditë..... ndaj mos fol se 140doll. është.më e madhe se 50 euro..vlora pra je ÇUN shum i " keq"

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vranakonti

        Diktatoret kujdesen shume mire per rojet e pushtetit....lol

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gabriel

          Shyqyr mo! Kjo duhet bere për te gjithë punonjësit e shtetit!

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha Braho

            Z.KRYEMINISTER… POLICAVE HALLALL, POR NE PENSIONISTAVE? APO PAK DITE PARA ZGJEDHJEVE? ….

            Përgjigjjuni
            1. a
              ardit

              Ne i kemi pare te gjitha:Vjedhjen ,korrupsionin, vbashkepunimin me krimin,grabitjen e qytetareve, te ka ngel gje tjeter?

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xheladin Xhelili

                KI KRIEHAJDUT VEÇ PER HAJDUTET MENDO.VETES VET, DALLKAUKUT PRESIDENT, DEPUTETVE, PATRONAZHISTVE, GJUQTARVE, PREKURORVE, POLICVE, DOKTORVE QE JANE HAJNA ME NGA 3,4 SHPIA E BIZNESE, USHTARAKVE PREJ LETRE I BO PRIVILEGJE NE TJERVE NA JEP 150 MIJ LEKA PENSION AS SA ME PAGU VORRIMIN SNA DEL JO ME JETU.. KY OSH RAC MUT I PASHPIRT. MASHTRUS QI GENJE SY M SY

                Përgjigjjuni
                1. i
                  ilir

                  Akoma kemi per te pare? Ke ministra te tjere qe kane ngrene kumbulla?!

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drini

                    Jo cne ku shohim ne ! Ti vazhdo rripna.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      selim

                      Ky te rreh e te kerkon llogari perse nuk e quan te madh.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zyko

                        Edi roma: "Mos shkoni ne gjermani se ne shqiperi mund te pini kafe kur te doni dhe te flisni shqip"!!!??? Argumenti me injorant i te gjithe kohrave.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Beni

                          Ky po blen policine ne rast se turmst do disn ta heqin zvarre me grua vella e femije

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Drini I bardhe e I zi bashke.

                            O kryem. Polici i lagjes sone futet teperime shitesi ne prapa dyqan e furnizohet me tere çi do zemra Me ato kartat qe do u jepni policeve do shtoni me tej korrapshen Rrofte korrupsioni.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje