Kryeministri Edi Rama në ceremoninë ku njoftoi vënien në zbatim të planit të qeverisë për të mbështetur familjet e reja të ushtarakëve, mjekëve dhe policëve me kredi me zero interes për blerjen e shtëpive, u ndal edhe tek luhatjet e vazhdueshme në kursin e këmbimit.
Shefi i qeverisë u ndal tek forcimi i paprecedentë i lekut dhe zhvlerësimin e madh të euros përgjatë vitit të fundit, duke thënë se kjo vjen për shkak të rritjes së besimit te ekonomia e vendit.
“Shqipëria nuk ka asgjë tjetër përpara përveçse të shkojë më lart, më lart, më lart. Sepse Shqipëria ka dalë nga rrethi vicioz dhe nga një hap para-dy hapa mbrapa. Dhe mjafton të shikoni lekun. Shikoni lekun sot se të tjerat mund të merren me dyshim, se disa thonë kështu disa ashtu. Shikoni lekun.
Lekun nuk e forcojnë as fjalimet e mia, as vendimet e qeverisë, as planet e partisë. Lekun e forcon ekonomia, vetvetiu. Dhe sot kush merr një pagë minimale që është dyfishi i pagës minimale që ne gjetëm, nuk merr 400 mijë lek, merr 400 euro. Dhe nuk ishte 400 euro, 400 mijë lekëshi para shumë pak kohësh. Të gjitha këto janë arsye për të pasur besim dhe shpresë edhe më të madhe në të jetuarit në këtë vend”, tha Rama.
Jo nuk është e vërtetë sepse exchange nuk pasqyron vërtet vlerën e vërtet të lekut pasi janë ngritur shumë çmimet për këtë forcim te lekut kështu që vetëm sa keni rritur koston e jetesës asgjë më shumë....
Rama e di shume mire sa vlen leku shqiptar, lol
Me kete qe ka thene e kupton direkt qe nuk merr vesh fare as nga ekonomia, as nga politikat monetare. Nese ky ka pare ndonje ulje te cmimeve ne treg, atehere mund te kishte ndonje arsye mburrjeje. Por te gjitha cmimet jane rritur. Pasurite e paluajtshme jane dyfishuar nga parate e pista te stimuluara nga vete qeveria ne ndertime pa kuptim ne Tirane dhe qytetet kryesore; fasonet kane ulur punen dhe do fillojne te pushojne njerezit nga puna, etj, etj. Se ku e sheh ky produktivitetin e ekonomise...
Po çfare po eksportojme ne Europe nuk ne e the o kelluf.Apo harrove kete rradhe.Ku jane fabrikat se ne nuk I dime.
Ramut haleja, eshte leku piset i droges dhe leku juaj qe vidhni popullin,cfare prodhon shqiperia apo domate dhe speca .
more VLORA !!!! mor po qënke megjith mënd ÇUN i "keq". noci t bo t fala për me t rafiku.
Turizmi eshte eksport. Ai fur euro ne Shqiperi dhe i rrit vleren lekut.
Mekanizmi eshte i qarte. Cveresim i Euros sjell renie te borxhit publik ne Euro (ne kurriz te exportuesve). Per pasoje i jep mundesi Qeverise te marre borxh te ri per investime publike. Pra tendera te rinj, ne te cilet Qeveritaret marrin direkt CASH 10-15% nga kompanite "fituese". Pra e thene ndryshe PO NA VIDHET NGA QEVERITARET NEPERMJET CVLERESIMIT TE EUROS. Ceshte ky K/Minister qe mburret se po shkaterron Exportuesit , pra prodhimin vendas.
Edhe financen e qan fare!
Leku zhvleftesohet pasi futen sasi te medha per pastrim parash ne ndertim, u futen 1.2 miliard ndihma per termetin dhe remitancat. Cfare rendesie ka per nje mesues i cili e ka rrogen 56.000 leke? Vertet ato mund te kembehen me 560 euro, por duhet te shkoje ne Itali qe te beje shpenzimet e shportes apo te beje 1 dite pushime ne Greqi.
Leku zhvleftesohet pasi futen sasi te medha per pastrim parash ne ndertim, u futen 1.2 miliard ndihma per termetin dhe remitancat. Cfare rendesie ka per nje mesues i cili e ka rrogen 56.000 leke? Vertet ato mund te kembehen me 560 euro, por duhet te shkoje ne Itali qe te beje shpenzimet e shportes apo te beje 1 dite pushime ne Greqi.
Je i gjith-pushtetshëm , takohu pak me Black-un ose FMN-ën se ata po na shtrydhin gjoja ndimes me pare borxh . O putin çoje nji bumje te shpia e ramutit se na groposi të gjall.
Fut euron, pra, si monedhë shtetërore në vend të lekut !
LEK i fortë= më pak inflacion, më pak eksport, më pak import i lëndës së parë dhe më pak prodhim! më pak investime të huaja dhe më e rëndësishmja, më pak vende pune! Më pak shërbim për të ofruar! Kush do të përfitojë nga kjo anije? Vetëm kapiten Rama?