
Ekonomia shqiptare u rrit me 3.46% gjatë tremujorit të tretë pavarësisht periudhës inflacioniste që po përjeton vendi dhe rritjes së normave të interesit.
Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia janë ato që kanë dhënë kontributin më të fortë pozitiv në këtë rritje ndjekur nga aktivitetet e pasurisë së paluajtshme dhe ndërtimi.
Ndërkohë me kontribut negativ është industria nxjerrëse e përpunuese si dhe bujqësia. Të dy këta sektorë prej dy tremujorësh vijojnë të kenë perfomancë negative.
Gjatë këtij tremujori që përkon dhe me kulmin turistik pati një rritje të fortë të sektorit arteve, argëtimit dhe çlodhjes, ndërkohë edhe aktivitetet shkencore, profesionale kanë ardhur gjithashtu me rritje ku përfshihen panairet e ndryshme apo evenimente të tjera.
Sa i përket rritjes së prodhimit të brendshëm bruto matur me metodën e shpenzimeve. Rritja e rrogave ka dhënë kontribut të fortë në rritjen e konsumit nga administrata publike, ndërkohë me rritje vjen edhe konsumi i popullatës edhe pse me një normë më të ulët se tremujorin e parë dhe të dytë. INSTAT shprehet se eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rikuperuan me 11% në tremujorin e tretë, pas një kontributi negativ në tremujorin e dytë. Ndërkohë importet shënuan kontribut negativ ndikuar kjo dhe nga rënia e vlerës së euros. Edhe komponenti i investimeve publike dhe privatë pësoi rënie në tremujori ne tretë.
Deri më tani mesatarja e rritjes ekonomike të Shqipërisë është 3.1%. Sipas Bankës së Shqipërisë ekonomia mund të zgjerohet me 4%, duke e vendosur ndër vendet me rritjen më të fortë në rajon. Një faktor në këtë kanë luajtur shifrat rekord në turizëm, që përmbysën dhe parashikimet e zymta për rritje të dobët ekonomike.
A perkthehet kjo rritje ne rritjen e mirqenies te popullit apo vetem ne rritje te mirqenies se oligarkve dhe administrates.
jam kurioz ai qe nxjerr keto statistika, e ka mbaruar filloren? se instati smeret per baze besoj kete e dim te gjithe, punojesit aty jane kot marin rrogen e ikin ne shpi. jemi vendi me i varfer ne europe NE CDO ASPEKT. ca rritje thone keta, dhe ndertimi dha ndihme, ca ndihme, pastrim parashe? populli eshte ME I VARFER SE KURRE madje vitin tjeter pritet te thellohet varferia do vej ne ekstrem. 2 pune nuk dalin ne shqiper dhe me paga goxha mbi mesatare 1 shpi se blen dot tallesh ti.
kacidhe !?!! mos bo kshu pytjesh se na i prish humorin ZOTIT.....
e kush i nxjerr dhe i kontroll keto statistika. Ne nje vend kur te gjitha institucionet jane nen hyqmyn e mesusit te vizatimit, mereni me mend se ne c'pozicion eshte eshte Institucioni i Statistikes. Ne varferine e perjetojme vete, por ne kete vend kur te rinjte vriten njeri me tjetrin per nje ferkim makine apo pse me shikon, kjo qeveri do jeteoje per shume vite te tjera si rrjedhoje te indiferences se rinise, qe ne vend ta shikoj te ardhen ketu por e gjen rrugen per te ikur jashte.
Ulet industria , ulet edhe bujqesia , por kemi rritje , e thene ndryshe .....Te dhjere Por Krenare