Më shumë shqiptarë po marrin hua te të afërmit

22 Tetor 2025, 22:25Ekonomia TEMA
Më shumë shqiptarë po marrin hua te të afërmit

Më shumë shqiptarë po marrin hua nga burime joformale, duke kërkuar ndihmë në para nga të afërmit apo miqtë për të mbuluar shpenzimet e tyre për konsum ose blerje banese.

Sipas një raporti të publikuar nga Banka e Shqipërisë, në rreth 47% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e kredisë nga institucione financiare. Rreth 41% e rasteve janë në trajtë kredie bankare dhe 6% janë në trajtë kartash krediti apo overdraft.

Huamarrja në trajtë bankare ka pësuar një rënie me 3 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e dytë 2024, ndërsa huamarrja në trajtë kartash krediti dhe overdraft nuk ka ndryshuar.

Nga ana tjetër, në rreth 39% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e parasë në dorë, duke shënuar rritje me 5 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë. Në 13% të rasteve, ajo rezulton në formë malli të papaguar, në rënie gjatë të dy periudhave krahasuese.

Për sa i përket nivelit të të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve huamarrëse, këto të fundit po zhvendosen drejt një niveli më të lartë të ardhurash, ndërkohë që rritja e shpenzimeve është ngadalësuar.

Dy format kryesore të pagesës së huasë vijojnë të mbeten pagesat ‘me shumë të njëjtë çdo 1/3/6/12 muaj (58% e rasteve të huamarrjes), ‘me shumë të ndryshueshme në periudha të ndryshme’ (30% e rasteve të huamarrjes) dhe me ‘shuma të ndryshueshme çdo 1/3/6/12 muaj’ (7% e rasteve të huamarrjes).

Raporti tregon se në 63% të rasteve të huamarrjes rezulton se huaja është e pagarantuar dhe kjo peshë është rritur me 1 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Nga ana tjetër, pesha e rasteve të huamarrjes së garantuar me një pronë të familjes ka rezultuar në rënie. (Ledina Elezi)

5 Komente

  1. M
    Mire dhe kaqe ! se mbase me keqe do perfundojne !

    Ne shqiperi nje bum i madhe ndertimesh me blloqe shume kateshe pallatesh dhe ndertesa te tjera si Hotele , Gradacela etj- etj ....nje bum i madhe me Turistet qe vijne ku te ardhurat e Buxhetit te shtetit riten nga Taksat ... dhe perseri familaret Shqiptare mezi kalojne muajn pa mare borxhe ! Ne Shqiperi lulezojne dhe bejne jete lluksoze vetem Oligarket milionere qe mbas 1990 e deri me sote , nuk lane poshtersi pa i pire gjakun secilit nga manipulimet e vjedhjeve.... Perjashto ato Biznesmene te ndershem.... qe jane te paket ne numer....

    Përgjigjjuni

        1. k
          k

          Problemi ẽshtẽ se nuk i kthejnē mē dhe plas pushka dhe vriten .

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Kush ka mend sot nuk jep para as te ata qe njeh por as edhe tek te afermit!Mashtrimi eshte ulur kembekryq ne cdo familje shqiptare!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje