Avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës: “Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”

21 Tetor 2025, 09:00Ekonomia TEMA
Avokati i “2A Group”  flet për konfliktin me Pacollin për

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në aeroportin e Vlorës, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për konfliktin me biznesmenin kosovar, Behgjet Pacolli. Ai tha se me z. Pacolli është bërë një marrëveshje që ata të kenë 49 përqind të aksioneve. Sipas tij, kulmi i përplasjeve nisën pasi Pacolli mori një hua 100 milionë euro të cilat nuk kanë përfunduar në Shqipëri.

“Kush është konflikti që ne kemi dhe që kemi kallëzuar penalisht Pacollin. Nuk kemi konflikt personal me Pacollin, por subjektin që ka 81 për qind të aeroportit të Vlorës për kontratën që ka garantuar fillimin e bashkëpunimit. Bashkëpunimi me zotin Pacolli nuk ka qenë për të fituar një tender.

Zoti Pacolli ka hyrë vetë i treti në tender, me 58 për qind, kompania turke  dhe Valon Ademi atëherë me 2 për qind. Turqit në mungesë të fondeve u tërhoqën dhe aksionet e tyre kanë kaluar te MABCO Construksion. Të njëjtën ditë është lidhur marrëveshja mes z. Pacolli dhe z. Ademi. Dakordanca ka qenë 50 me 50, por është lënë 49 me 51. Marrëveshja ka qenë në të njëjtën ditë sepse z. Pacolli nuk ka qenë i përgatitur financiarisht këtë si proces. E gjitha puna në aeroportin e Vlorës kanë qenë punëtorët, menaxherët dhe inxhinierët e 2A Group. Kur është bërë gjithçka, 2A Group ka kryer punë që llogariten në mbi 23 milionë, bashkë me kapitalin e investuar dhe kredinë e marrë te BKT në Shqipëri. Aeroporti për shumën 56 milionë euro ka qenë i ngarkuar si hipotekë në BKT. Banka është informuar gojarisht se nuk është vetëm Pacolli si aksioner dhe aq më pak me 98 për qind dhe janë dy aksionerë, njëri 2A Group me 49 për qind dhe Pacolli me 51 për qind.

Deri këtu punët ishin në rregull, madje, aeroporti u testua dhe u bë një farë përurimi ku mori pjesë kryeministri, z. Pacolli që erdhi me aeroplanin e tij dhe valon Ademi, themelues i 2A Group. Partneri ynë është sjellë sikur ka 98 për qind dhe jo sikur edhe një partner tjetër me 49 për qind. Marrja e huasë në Luksemburg është kulmi i alarmit jo vetëm për investimin e 2A Group por edhe çështjen kombëtare.

“2A Group” me kontratën e noterizuar dhe autorizimit që ka dhënë ato aksione do të rregjistrohen në QKB. Shqetësimi është shtuar kur është futur një kompani tjetër, ofshore dhe nuk e dimë se kush qëndron prapa. Ai ka negociuar prapa shpinës së ortakut. Për ekzistencën e kompanisë 2A Group, është alokuar një shumë 100 milionë euro, 6 milionë janë çuar në shtetin shqiptar, por jo për aeroportin dhe shteti shqiptar nuk ka qenë në dijeni dhe këto mjete kanë ardhur në Kosovë.

Është hapur një llogari tjetër në Kosovë e MABCO Construksion në Kosovë, një degë e shoqërisë në Zvicër dhe kjo kompani është bërë fole në shumës 40 milionë euro që ka ardhur në Kosovë.

Me z. Pacolli nuk ka konflikt personal, aksionet nuk i merr askush kur janë të paguara dhe të investuara. Kontrollin nuk e ka më z.Pacolli, por është pezulluar nga gjykata deri në kalimin e 47 për qind të aksioneve, sepse 2 për qind i kemi. Masa ka për qëllim mbrojtjen e aksioneve dhe të shtetit shqiptar.”- tha Berisha.

12 Komente

  1. S
    Shtet Legen

    E pabesurshme, thote “nje fare inagurimi” nga qrveria, dmth e shiten sapunin per djathe para zgjedhjeve. Dhe pacolli me avion figurant ne Belinda show. Po kjo nuk eshte veper penale?

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo Mezani

      Te dyja palet fshehin diçka ne ate qe thone. Secili ortak ka punuar me dinakeri per tia futur tjetrit. Histori e komplikuar qe mund ta bllokoje hapjen e aeroportit me shume vite.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

        Baba Rrahimondi me citjone (te mara borxh nga citjoneziu): aeropordha e Vlores do te jete pkese/ciflik i bektosh state.... gezuar Novruzin

        Përgjigjjuni
        1. G
          Grek muti

          Do të shofin sitë pidhin e satëme

          Përgjigjjuni
      2. P
        Petrit

        E pakuptimte Ku arsytim I avokatit- ose eshte barriere gjuhesore ose mangesi juridike

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sovrani

          Njëri më B..... irë se tjetri ! Eh të lumtë moj Bela-ja e (me) e-Dramës (ën) e bot GROPË edhe këtë punë si .içka e Bela-së... Dhe e-Drama thotë të kisha nja 20-30 si puna e Bela-së. Dmth, GROPA

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            Po cfare grope te bene ty o Salikar Aeroporti i Vlorës eshte koncension dhe nuk eshte ndertuar as nga shteti dhe as nga shqiptarët por me parat e koncensionarit qe jane keto dy kompani qe kanë konflikt dhe kjo eshte halli i tyre o ar jo i shqiptareve. Apo degjo qenin plak Berisha që te ka rrjepur edhe skalpin me Zenin qirsin e goces Abi dhe gjithe sorollopin e tij

            Përgjigjjuni
          2. L
            LOL

            Kush eshte bere riformatimi i kontrates? A eshte noterizuar? Ne momentin kur eshte marre borxhi 100 milion $, Pacolli ka vepruar si aksioner me 98% apo si aksioner me 51%? Nese ka manipulim ne kete faze atehere kontrata behet e pavlefshme, dhe z. Pacolli ti gezoje ato 100 milione dhe te shkoje ne Maruba ti harxhoje se Aeroprtin e Vloresd ta shohe me dylbi.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jeniceri

              Nga kjo llogjike ,nese eshte ashtu sic deklarohet ,Pacolli ja futi Rames . Po si do vazhdoje kjo histori kaubojsash . Po deshtoje gjithe kjo sipermarje ,sic kane deshtuar edhe shume te tjera ,Rama do t'ja faturoje kete borxhe popullit .Lum si ne ,qe kemi nje popull ,qe i merr persiper te laje borxhet .

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sqaroheni këtë mesele dreqi e mori!

                Nuk kam kuptuar gjë të madhe nga kjo meseleja e aeroportit, grupit 2A dhe Pacollit. por kam dyshim te këta te 2A që me 2 përqind aksione duan të kalojnë në 50 pêrqind! si është e mundur?! Kjo është çështja. Dhe për më shumë na bëjnë patriotin. Jo po Rusia! Jo po duan të blejnë flamurin kombëtar etj etj! Pra duken si batakçinj që gjejnë fole te patriotizmi!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Detari

                  he mo ngelen sunitet pa aeroport tani?

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    AVOKATI I DJALLIT

                    Marrëveshja e Koncesionit të Aeroportit të Vlorës është "e pavlefshme" ligjërisht. Zero! Një Koncesion iu ofrua një konsorciumi me një partner kryesor të kualifikuar. Ishte YDA. Pa YDA-në në të, një koncesion nuk mund t'u jepet vëllezërve "Dalton". YDA=VIA kompani me qëllime të veçanta (SPV)=Koncesion me ligj. Këtu YDA e bën Koncesionin të vlefshëm. Kur YDA largohet, Marrëveshja e Koncesionit shpërbëhet automatikisht. Ministri i Infrastrukturës NUK MUND të miratojë asnjë ndryshim në një marrëveshje koncesioni ose në SPV. Ajo duhet të ndjekë të njëjtat procedura koncesioni dhe ndryshimet duhet të miratohen nga një komision përfaqësuesish të specializuar nga institucionet. Pas miratimit të tyre, Ministri mund të miratojë vetëm miratimin e komisionit. A u bë kjo? Jo. Pra? YDA shkeli koncesionin dhe Ministrja shkeli kompetencën e saj/tij. E thjeshtë.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje